logo_mkd_jpg_copy
prijavi_korupcija1

TI - Macedonia

Aktual

* Zyra për këshilla juridike të “Transperencë – zero korrupsion “ shpall se do të jetë e hapur për qytetarët.

** Me të gjithë qytetarët e interesuar të cilët dëshirojnë të lajmërojnë për raste lidhur me korrupsionin, do të bisedojnë këshilltarë juridikë

***  Të gjitha takimet duhet të caktohen paraprakisht. Zyra nuk të proçedojë me lajmërime anonime.

Login Form






Keni humbur fjalëkalimin?

Lajme

  rss.2.0.gif
 
plakat-bunar-bez-dno-alb-we.jpg
   
Lajme arrow WHISTLEBLOWERS
whistleblowers-al2.jpg
WHISTLEBLOWERS
INFORMATOR ALARMON PËR KRIM MILIONËSH Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 
Qeveria harxhoi mbi 4 milionë euro që ta humbë “Agropllod”?!

21.10.2016 Kompania “Agropllod” ishte temë e interesit publik kur u krye privatizimi i saj në vitin 2006. Qeveria e LSDM-së e shiti, kurse partia tjetër në pushtet VMRO-DPMNE e kontestoi dhe e anuloi shitjen. E pastaj, në vend që të mbajë kompaninë, harxhoi miliona nga buxheti shtetëror për kontest ndërkombëtar të cilin e fitoi, që në fund përsëri me marrëveshje ta humbë atë. Hollësi të reja, por edhe dyshime për keqpërdorime, i ndan me publikun “fishkëllyesi” ose informator, i cili alarmon për biznes-vendimet e palogjikshme të qeverisë, të cilat me vete mund të tërheqin edhe përgjegjësi penale.
Investimet e huaja janë adut në çdo fjalim të lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pa marrë parasysh se për çfarë ngjarje bëhet fjalë, ai nuk harron të shpallë “investim” të ri nga jashtë, duke potencuar numrin e vendeve të punës që do të hapen.
Në garën për të tërhequr sa është e mundshme më shumë investitorë, shkohet edhe në minus, gjegjësisht duket sikur më shumë të holla harxhohen për tërheqjen e investitorëve në shtet, sesa që ata e mbushin buxhetin shtetëror. Ashtu që shteti u ofron lirim nga detyrimet tatimore dhe doganore, logjistikë të infrastrukturës dhe subvencione, për çka harxhohen miliona euro nga të hollat e popullit.
Investitorët e huaj fërkojnë duart përfitimi i mirë dhe nga fuqia e lirë punëtore, kurse qeveria i jep vetes meritë për vendet e reja të hapura të punës. Të gjithë të lumtur dhe të kënaqur, përveç popullit, i cili paguan të gjitha këto mashtrime të marketingut.
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
Qeveria ndalon “fishkëllyesit” të paraqesin krime në institucionet shtetërore Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 12.10.2016 Komisioni i Venedikut këto ditë ka dorëzuar rekomandime për ndryshim të Ligjit për Mbrojtje të Informatorëve (paraqitës të veprave penale), që ka hyrë në fuqi në mars të këtij vit, por problemi është që aspak nuk zbatohet. Asnjë institucion shtetëror nuk ka përcaktuar person që do të paraqet krimet, nuk ka ekip që do të veprojë sipas paraqitjeve dhe në asnjë organ kompetent – Prokurorinë Publike, MBP, Anti-korrupsion...nuk është caktuar nëpunësi për zbatimin e ligjit. Shihet qartë që, të përballuar me hulumtimet e PSP, kreu i pushtetit ka frikë nga paraqitje të reja për vepra penale 

Në një natë nëntori, vjeshte, disa minuta para mesnatës, me procedurë urgjente, deputetët në parlament kanë votuar disa ligje të reja dhe disa ndryshime të të vjetërve. Të gjitha kanë dalë nga marrëveshja e parë në Përzhino. Në diskutimin e vrulltë rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, për atë nëse dhe a do të voton diaspora, në heshtje ka kaluar Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve (paraqitës, “fishkëllyes”). Po të njëjtën natë, me energji të plotë, u votua edhe një ligj i ri, i imponuar nga audio-incizimet e siguruara nga LSDM – Ligji për Mbrojtjen e Privatësisë. Këtë ligj e ka shtyrë përpara pushteti sepse duheshe të gjejë një mënyrë si të ndalojë eksplozionet e opozitës, që me përmbajtjen e tyre synohej de-maskimi i drejtpërdrejtë i funksionarëve të VMRO-DPMNE.
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
Dhjetë vjet paraqet krime në policinë e Ohrit, MPB hesht! Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 07.09.2016 Polici rrugor Stevçe Stevoski prej fshatit Elshani të Ohrit, më 12 gusht të këtij viti ka gjobuar komandantin e policisë Vllado Siljanovski me gjobë 800   euro pasi komandanti me makinën e vet të paregjistruar ka parakaluar në vijë të plotë. Stevoski ka duruar mobingun për të ndërruar denoncimin, dhe tani më një dekadë pasi MPB-në e drejtojnë ministrat Jankuloska dhe Çavkov ai ka denoncuar krim të organizuar mes kolegëve të vet, manipulime zgjedhore, kontrabandë e automjeteve dhe dhunë, por në Shkup denoncimet e tija kanë përfunduar në sirtar. Madje edhe më keq, ai është dënuar dhe keqtrajtuar!
Informata se polici rrugor ka gjobuar komandantin për shkak të parakalimit të parregullt në vijë të plotë dhe pasi që makina e tij nuk ka qenë e regjistruar fillimisht tingëllon si lajm nga rubrika A ju besohet se? Jo se nuk ka shembuj të tillë në internet, edhe pse dominojnë rastet e vendeve demokratike dhe të civilizuara.  Por fakti që në kohë të regjimit të VMRO-së një vartës mund ti kundërshtohet eprorit, veç asaj edhe e ka gjobuar 800 euro dhe nën kërcënime dhe shtypje të mëdha polici nuk ka heq dorë të anulon denoncimin, kjo, nëse asgjë tjetër, së paku e ka vendin në rubrikën Heronjtë e lagjes tonë. 
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
FIRMË NË KRATOVË REFUZON TË PAGUAN DËMSHPËRBLIM PËR VDEKJEN E PUNËTORIT Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 15.07.2016 Si “Sileks nemetali” me borxhe të stërmëdha ndaj shtetit përfundon me likuidim  

Familja Levkovski prej Kratove tregon se firma ku babai i tij  ka punuar 3 dekada “Sileks nemetali” refuzon të paguan dëmshpërblim për vdekjen e tij në vendin e punës, edhe pse për këtë ka edhe vendim i plotfuqishëm gjyqësor. Por vonë është më për këtë, pasi që sipas Levkovskit,  tani më firma është duke u futur në likuidim të dyshimtë. 
Të hidhëruar nga mungesa e besnikërisë dhe panjerëzimit, të dëmtuarit hetojnë se si firma e suksesshme me vite të tëra papritmas gjendet në borxhe dhe humbje, kurse punën e saj e merr firmë e re, gati se me emër identik, e vendosur në adresë të re.  Për shkak të dyshimeve për manipulime dhe veprim joligjor, familja ka dorëzuar disa padi penale kundër personave udhëheqës të kompanisë .
 
Drejtësia në Maqedoni është e ngadalshme, shpesh edhe e paarritshme, por edhe kur të pritet, për shkak të viteve të humbura në labirintet gjyqësore, shpesh nuk mund të zbatohet. Kjo domethënë se ke fituar një letërz ku shënon se ke të drejtë, por nuk do ta fitosh atë që të takon me ligj. 
Kam përvojë negative ka përjetuar familja nga Kratova, që ka humbur tetë vjet duke kërkuar dëmshpërblim për babanë e ndjerë, i cili ka humbur jetën në vendin e punës. Më saktësisht, pasi gjykata ka vendosur për kompensim minimal, për dallim nga kompensimi që fitojnë politikanët për dhimbje shpirtërore të shkaktuara prej “fyerjes ose ofendimit”, tani nuk mund të marrin as atë.  Në rrethana të dyshimta, firma ka përfunduar e likuidim. Edhe atë jo vetëm me borxhin ndaj kësaj familje, por me faturë të papaguar prej rreth 1,5 milionë euro ndaj personave tjerë fizik dhe juridik si edhe ndaj shtetit. 
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
“KALLËZUESIT“ E VENDIT DËSHMOJNË NË BRUKSEL Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 OLAF heton nëse funksionarë maqedonas kanë marrë mitë për „Aktor“?
 
06.06.2016 Derisa Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dy vjet mendohet nëse duhet të nisë hetim për rastin me ndërtimin e autostradë Demir Kapi-Smokvicë, për shkak të dyshimit për korrupsion, që peshon disa milionë euro, institucioni evropian OLAF e morri punën në duar të veta. Zyrtarisht heton nëse pjesë e parave evropiane kanë mbaruar në xhepat privat të funksionarëve maqedonas. Jozyrtarisht mësojmë që për këtë rast janë paraqitur të dëshmojnë disa denoncues ose “kallëzues”, të cilët kanë guxuar të flasin për shkak të mbrojtjes të cilën e fitojnë me Ligjin e posamiratuar për mbrojtje të kallëzuesve. 

Më 8 shtator viti 2012, kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ministrat Zoran Stavreski dhe Mile Janakieski i përveshën mëngët në mënyrë festive, e duke hedhur nga një lopatë asfalt nisën ndërtimin e pjesës së autostradës Demir Kapija-Smokvica. 
Ky investim, edhe pse kishte të bëjë me veç 28 kilometra asfalt, u paralajmërua si më e madhe deri atëherë, pasi që autostradat janë pika e dobët e qeverisë së VMRO-së, e cila nga viti 2006 arriti të ndërtojë vetëm shtatë kilometra, nga Kumanova deri në Tabanovcë.
Por edhe para se të arrijnë të prenë shiritin e kuq, pasi që në teren akoma punohet, investimi i madh u kthye në aferë të madhe korruptive, e cila kohët e fundit morri përmasa ndërkombëtare.
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
PUNONJËSIT BANKARË HE BIZNESMENËT MASHTRUES ME KREDI Printoni E-mail
whistleblowers-al.jpg
 
06.05.2016 Kiraca Trajkovska nga “Fershped” me ndihmën e nëpunësve bankarë në Komercijalna banka, ka marr pjesë në skemë financiare për miratim të kredive për biznesmenë, të cilët aspak nuk i kanë përdorur paratë, por në fund janë futur në borxhe prej më shumë qindra mijë euro pasi është dashur ti kthejnë. Në raste të ngjashme, me kredi dhe hua janë mashtruar edhe qytetarë tjerë dhe pronarë të firmave, të cilët kanë vendosur ti paraqesin rastet në “Transparensi interneshënëll” dhe në MPB, ku Prokuroria publike ka nisur hetim. Në skemën me kreditë bankare janë përfshirë edhe institucione shtetërore dhe gjyqësori!

Organizata “Transparensi interneshënëll” në muajt e fundit ka pranuar tre paraqitje për punën në Komercijalna banka. Bëhet fjalë për kredi që banka ua ka miratuar klientëve të saj, kurse pastaj përdoren për larje parash. Të gjithë rastet kanë të përbashkët faktin që qytetarët janë përfshirë në sistem kriminel të kreditimit të fshehur, huave, dorëzimit të pronësisë – me qëllim që grup i organizuar të përfiton në dëm të pronarëve të firmave nënshkrimet dhe dokumentacioni i cilëve janë falsifikuar dhe keqpërdorur. Për momentin, Prokuroria publike ka marr hapa për të kuptuar se cilat persona dhe cilat kompani qëndrojnë pas rasteve të tilla që vërtetojnë mungesën e integritetit në sektorin financiar. Fillimisht është vërtetuar se të punësuarit në banka qëndrojnë pas veprave të pandershme. Rastet janë shumë të ngjashme dhe tregojnë se si qytetarët “naiv” të cilët me drejtë kanë pasur besim në bankat, janë shfrytëzuar nga figura të fuqishme dhe si kanë mbetur me kredi të stërmëdhenj pasi vetëm formalisht qëndrojnë pas kredive por paratë nuk i kanë shfrytëzuar, gjegjësisht ato gjithmonë kanë përfunduar në llogari tjera, me urdhër të lojtarëve kryesor.    
 
 

Lexoni përmbajtjen...
 
<< Fillim < E mërparshme 1 2 3 4 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 6 nga 20
MK mk
  en EN
facebook_32.png twitter_32.png blogger_32.png youtube_32.png
zgjedhjet2016.jpg
transparentnost_newsletter

Newsletter






Advertisement
Advertisement
Advertisement
 

Donatorët :

auswartiges.jpg
dep_symbol.jpg
european.jpg
norway.jpg
rijkslogo_en.jpg
ned-logo.jpg
osce.jpg
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Transparency International - Macedonia. Të gjitha të drejtat e rezervuara.