{"id":9748,"date":"2016-03-24T09:54:04","date_gmt":"2016-03-24T08:54:04","guid":{"rendered":"https:\/\/transparency.web.com.mk\/?p=9748"},"modified":"2021-02-17T09:54:40","modified_gmt":"2021-02-17T08:54:40","slug":"kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/","title":{"rendered":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE"},"content":{"rendered":"<div>24.03.2016 V\u00ebllai dhe motra Grana Bogdanovska \u00a0dhe Jovica Stoilkovski nga Kumanova jan\u00eb g\u00ebzuar para 15 vitesh kur kan\u00eb kuptuar se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb gjyshit n\u00eb vler\u00eb me nj\u00eb milion\u00eb euro. \u00a0Por kur kan\u00eb nisur procesin e denacionalizimit t\u00eb pron\u00ebs, kan\u00eb kuptuar se dikush q\u00eb ka lidhje n\u00eb Gjykat\u00eb por edhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr denacionalizim i ka shfryt\u00ebzuar dokumentet e tyre dhe e ka grabitur pron\u00ebn. Prej k\u00ebtu nis beteja p\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00ebt me institucionet qeveritare, t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb ato, i kan\u00eb mund\u00ebsuar pal\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb shit pron\u00ebn, q\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb ri-shitur disa her\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikon rastin dhe ta b\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb e paarritshme.<\/div>\n<div>N\u00eb daljen e Kumanov\u00ebs kah Sveti Nikolle gjendet \u00a0zona industriale, ku jan\u00eb vendosur dhjet\u00ebra kompani, uzina, depo, magazina .. V\u00ebrehet se industria n\u00eb periferi t\u00eb Kumanov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb dukshme dhe se \u00e7mimi i tok\u00ebs p\u00ebr met\u00ebr katror vazhdimisht rritet. N\u00ebse para 10 vitesh pronar\u00ebt e tok\u00ebs e kan\u00eb shitur p\u00ebr 10 deri 20 euro bler\u00ebsve t\u00eb par\u00eb q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb rrezikojn\u00eb duke nisur biznes, tani metri katror i tok\u00ebs ku mund t\u00eb nd\u00ebrtohen kapacitete industriale, duke marr parasysh se toka \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuese, arrin edhe \u00e7mim prej 60 euro. Si rritet interesi i biznesmen\u00ebve ashtu rritet edhe \u00e7mimi.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Shum\u00eb pronar\u00eb q\u00eb kan\u00eb prona n\u00eb dalje t\u00eb Kumanov\u00ebs, por nuk kan\u00eb kushte p\u00ebr hapje t\u00eb uzin\u00ebs, fabrik\u00ebs ose ndonj\u00eb kompanie vendosin ti shesin, pasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb.<\/div>\n<div>Pronari i fundit q\u00eb ka shitur tok\u00eb prej vet\u00ebm dy mij\u00eb met\u00ebr katror, tregojn\u00eb banor\u00ebt vendas, ka fituar mbi 100 mij\u00eb euro. Pjesa m\u00eb e madhe e pronar\u00ebve e kan\u00eb trash\u00ebguar tok\u00ebn prej paraardh\u00ebsve, ka qytetar q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet procesit t\u00eb denacionalizimit kan\u00eb arritur ti kthejn\u00eb parcelat, por q\u00eb gjendja n\u00eb Maqedoni t\u00eb jet\u00eb unike n\u00eb \u00e7do kuptim t\u00eb fjal\u00ebs, ka edhe pronar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe pse pohojn\u00eb se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb pron\u00ebs dhe sipas Ligjit p\u00ebr denacionalizim toka duhet t\u2019ju takon atyre, 15 vjet nuk jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs, gjegj\u00ebsisht ankohen se fuqim\u00ebdhenjt\u00eb lokal kan\u00eb uzurpuar tok\u00ebn dhe e drejtojn\u00eb pa dokumentacion t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm!?<\/div>\n<div>Grozde Bogdanovska nga Kumanova vazhdimisht viziton pron\u00ebn e gruas s\u00eb tij, Grana, e cila s\u00eb bashku me v\u00ebllain e saj Jovica Stoilkovski, sipas dokumentacionit q\u00eb e bashk\u00ebngjisin jan\u00eb pronar\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs prej 16 mij\u00eb met\u00ebr katror n\u00eb rajonin industrial t\u00eb Kumanov\u00ebs. Sa i p\u00ebrket tok\u00ebs, ai e fsheh gjith\u00eb hidh\u00ebrimin ndaj institucioneve qeveritare dhe individ\u00ebve q\u00eb ia kan\u00eb uzurpuar pron\u00ebn dhe i kan\u00eb penguar q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet procesit p\u00ebr denacionalizim t\u00eb b\u00ebhen pronar\u00eb, edhe pse prona \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 pohojn\u00eb ato n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tyre, kurse Grana dhe Jovica jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e vet\u00ebm.<\/div>\n<div>Si ka ndodhur q\u00eb pronar\u00ebt, n\u00eb vend se t\u00eb fitojn\u00eb tok\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet denacionalizimit, dikush t\u2019ua grabit, ta shet p\u00ebrs\u00ebri dhe t\u00eb p\u00ebrfiton? Sipas versionit t\u00eb Bogdanovskit, t\u00eb p\u00ebrkrahur me dokumentacion prej institucioneve kompetente, fuqim\u00ebdhenjt\u00eb lokal n\u00eb koordinim me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komisionit p\u00ebr denacionalizim, gjykat\u00ebsve nga gjykata Kumanovare, t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb kadastr\u00ebn p\u00ebr pron\u00eb t\u00eb patundshme dhe n\u00eb Ministrin\u00eb p\u00ebr transport dhe lidhje e kan\u00eb grabitur pron\u00ebn dhe ja kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb nj\u00eb banori t\u00eb Kumanov\u00ebs, fis m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Gran\u00ebs dhe Jovic\u00ebs, i cili sipas asnj\u00eb dokumenti nuk mund t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtar i pron\u00ebs, dhe akoma m\u00eb pak pronar n\u00ebp\u00ebrmjet denacionalizimit. Por, n\u00ebse dihet se prona sipas \u00e7mimit t\u00eb tregut vlen dikur rreth 1 milion euro, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, pohojn\u00eb ato, farefisi i tyre ka shfryt\u00ebzuar lidhjet me funksionar\u00ebt lokal q\u00eb ia kan\u00eb mund\u00ebsuar t\u00eb merr pron\u00ebn, edhe pse nuk ka pasur dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb pron\u00ebsin\u00eb. Ata tregojn\u00eb se dokumentet i ka siguruar pik\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>T\u00cb DY PAL\u00cbT I KAN\u00cb PASUR DOKUMENTET E NJ\u00cbJTA\u00a0<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kur \u00ebsht\u00eb shpallur Ligji p\u00ebr denacionalizim n\u00eb vitin 2000, v\u00ebllai dhe motra kan\u00eb dor\u00ebzuar aplikacion q\u00eb t\u00eb ju mund\u00ebsohet pron\u00ebsia mbi tok\u00ebn, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb kapaciteteve industriale. Kur kan\u00eb dor\u00ebzuar dokumentacionin kan\u00eb menduar se procedura do t\u00eb zhvillohet pa pengesa pasi i kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet dhe se nuk do t\u00eb paraqiten pengesa. Grana dhe Jovica kan\u00eb shpresuar se p\u00ebrfundimisht do t\u2019ju ndryshon jeta pasi q\u00eb kan\u00eb ditur se prona q\u00eb do ta trash\u00ebgojn\u00eb vlen milion\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi gjendet n\u00eb zon\u00ebn q\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr biznesmen\u00ebt e fuqish\u00ebm financiar.<\/div>\n<div>Gjat\u00eb aplikimit, Bogdanovski i ka dor\u00ebzuar Komisionit p\u00ebr denacionalizim tapin\u00eb (dokumentin e pron\u00ebsis\u00eb) se prona para nacionalizimit ju ka takuar paraardh\u00ebsve t\u00eb tij. Q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se prona \u00ebsht\u00eb marr nga shteti kan\u00eb dor\u00ebzuar edhe Akt p\u00ebr marrje t\u00eb pron\u00ebs nga ish shteti Jugosllav, pasi q\u00eb edhe ky dokument ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm. Dit\u00ebt kur kan\u00eb dor\u00ebzuar aplikacionin ju ka munguar vet\u00ebm vendimi se jan\u00eb trash\u00ebgimtar t\u00eb vet\u00ebm, gjegj\u00ebsisht dokument i cili do t\u00eb v\u00ebrteton se Grana dhe Jovica jan\u00eb nip\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebve ju takon trash\u00ebgimia n\u00eb pron\u00eb. Por, p\u00ebr disa muaj kan\u00eb arritur t\u00eb nisin procedur\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb dhe me vendim t\u00eb gjykat\u00ebs kan\u00eb v\u00ebrtetuar se v\u00ebllai dhe motra jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs. K\u00ebt\u00eb vendim gjithashtu ia kan\u00eb dor\u00ebzuar edhe Komisionit p\u00ebr denacionalizim. N\u00eb raste t\u00eb tilla, n\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e komisionit kan\u00eb tapin\u00eb, aktin p\u00ebr marrje t\u00eb pron\u00ebs, vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr trash\u00ebgimi dhe njohurin\u00eb se askush nuk ka nisur procedur\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb komisioni mund t\u00eb vendos p\u00ebr disa dit\u00eb dhe t\u00eb denacionalizon tok\u00ebn.<\/div>\n<div>Por, edhe pse kan\u00eb pritur q\u00eb p\u00ebrfundimisht t\u00eb b\u00ebhen pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs, jan\u00eb befasuar kur e kan\u00eb kuptuar se pronat n\u00eb at\u00eb rrethin\u00eb shumicave jan\u00eb kthyer t\u00eb denacionalizuara, kurse p\u00ebr dosjen e tyre edhe pas dy vitesh nuk ka vendim.<\/div>\n<div>T\u00eb shqet\u00ebsuar nga informata q\u00eb n\u00eb vend se t\u00eb zgjidhet, l\u00ebnda e tyre ka mbetur n\u00eb arkivin e Komisionit p\u00ebr denacionalizim, familja Bogdanovski humb besimin dhe hap frontin me institucionet q\u00eb t\u00eb fiton at\u00eb q\u00eb i takon. Por nuk \u00a0kan\u00eb pritur q\u00eb beteja t\u00eb zgjat\u00eb me vite dhe se n\u00eb fund do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb disfat\u00eb.<\/div>\n<div>&#8211; Kur mendonim se p\u00ebrfundimisht kemi gjith\u00eb dokumentacionin e nevojsh\u00ebm dhe se nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn ton\u00eb, u ballafaquam me situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe kriminele. Pas disa vite ngecje n\u00eb zbatim t\u00eb denacionalizimit vajt\u00ebm t\u00eb pyesim pse l\u00ebnda jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebrse ne nuk kemi marr tok\u00ebn sikur qytetar\u00ebt tjer\u00eb. U befasuam kur kuptuam se paralelisht me ne, por sigurisht m\u00eb von\u00eb, edhe Kiril Mishevski ka dor\u00ebzuar aplikacion p\u00ebr pron\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb, farefis i yn\u00eb i cili tani m\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, por nuk ka t\u00eb drejta mbi tok\u00ebn. Akoma m\u00eb e tmerrshme ishte informata se p\u00ebrskaj l\u00ebnd\u00ebs ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb an\u00ebsh, atij i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb vler\u00eb prej nj\u00eb milion euro \u2013 komenton \u00e7ifti Bogdanovski.<\/div>\n<div>Pronar\u00ebt e v\u00ebrtet t\u00eb pron\u00ebs, si\u00e7 tregojn\u00eb, nuk e kuptojn\u00eb si mundet farefisi i tyre t\u00eb posedon dokumentet e nevojshme p\u00ebr denacionalizim \u2013 vendimin p\u00ebr trash\u00ebgimi, aktin p\u00ebr pron\u00eb t\u00eb marr nga shteti dhe tapin\u00eb, q\u00eb familja Bogdanovski i ka pasur n\u00eb versionin origjinal dhe si\u00e7 tregojn\u00eb askush ve\u00e7 tyre nuk ka mundur t\u2019i posedon. At\u00ebher\u00eb kan\u00eb dyshuar se aplikacioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/div>\n<div>&#8211; Kur k\u00ebrkuam nga Komisioni p\u00ebr denacionalizim ti shohim dokumentet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave prona i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb personave tjer\u00eb, dhe jo trash\u00ebgimtar\u00ebve e pam\u00eb se faktikisht ato jan\u00eb dokumentet tona, me informata t\u00eb ndryshuara. Kjo ishte prov\u00eb se dikush i ka mund\u00ebsuar Mishevskit qasje tek dokumentacioni jon\u00eb, q\u00eb pastaj ky ta shfryt\u00ebzon n\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr denacionalizim. Fakti \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb dokument i tij nuk \u00ebsht\u00eb origjinal, por t\u00eb gjitha jan\u00eb kopje, k\u00ebt\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb autoritetet kompetente, kurse akoma m\u00eb karakteristike \u00ebsht\u00eb se Akti p\u00ebr pron\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga shteti \u00ebsht\u00eb ndryshuar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr, kurse t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat tjera jan\u00eb t\u00eb vjedhura. Me k\u00ebt\u00eb b\u00ebhet e dukshme se dikush nga komisioni i ka mund\u00ebsuar farefisit ton\u00eb t\u00eb vazhdon me l\u00ebnd\u00ebn, edhe pse ai nuk ka pasur \u00a0asnj\u00eb dokument origjinal \u2013 e d\u00ebshp\u00ebruar nga institucionet, tregon Grana Bogdanovska.<\/div>\n<div>Pas k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se pse komisioni me vite ka heshtur p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e Bogdanovskit. Ajo vet\u00ebm m\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb dikujt tjet\u00ebr, dhe m\u00eb leht\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb fshehin dosjen. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, Mishevski ka poseduar vendimin p\u00ebr trash\u00ebgimi, por p\u00ebr pron\u00eb tjet\u00ebr, kurse gjat\u00eb denacionalizimit komisioni e ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebn q\u00eb i takon v\u00ebllait dhe motr\u00ebs, familjar\u00ebve t\u00eb tij.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>VENDIMET E GJYKAT\u00cbS N\u00cb KUMANOV\u00cb<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>T\u00eb ballafaquar me situat\u00ebn e re dhe t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar nga Komisioni p\u00ebr denacionalizim, Bogdanovskit kan\u00eb pritur institucionet tjera t\u00eb veprojn\u00eb me drejt\u00ebsi dhe se do t\u00eb tejkalohet mosp\u00ebrputhja n\u00eb zbatimin e ligjit, por gjithashtu kan\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb konstatohet q\u00eb kan\u00eb vepruar kund\u00ebr ligjit. Menj\u00ebher\u00eb pasi kan\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr denacionalizim, Mishevski, gjegj\u00ebsisht pasardh\u00ebsit e tij, kan\u00eb filluar t\u00eb shesin tok\u00ebn. Kjo p\u00ebr Bogdanovskit \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt e tyre e kan\u00eb ditur q\u00eb toka \u00ebsht\u00eb e kontestuar dhe q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kan\u00eb vendosur shpejt ta shesin.<\/div>\n<div>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, q\u00eb t\u00eb mundohen t\u00eb ndalojn\u00eb shitjen e tok\u00ebs, Bogdanovskit kan\u00eb ngritur padi p\u00ebr anulimin e vendimit p\u00ebr trash\u00ebgimi t\u00eb konkurrentit t\u00eb tyre dhe kan\u00eb sugjeruar mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb ndalohet tjet\u00ebrsim dhe ngarkim t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn akoma ka pasur procedur\u00eb. Gjykata n\u00eb Kumanov\u00eb pjes\u00ebrisht e ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre dhe ka vendosur q\u00eb jo t\u00eb gjitha 16, por vet\u00ebm 8 mij\u00eb metra katror\u00eb ju takojn\u00eb q\u00eb t\u2019ju transferohen me obligim. Por k\u00ebtu paraqitet pengesa tjet\u00ebr. Kadastra nuk ka dashur t\u2019ua transferoj\u00eb ato metra katror\u00eb pasi q\u00eb n\u00eb dokumentin e gjykat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb definuar qart\u00eb p\u00ebr cilat 8 mij\u00eb metra katror\u00eb prej t\u00ebr\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/div>\n<div>Bogdanovska dhe Stoilkovski jan\u00eb munduar edhe me nj\u00eb padi ta arrijn\u00eb tek e v\u00ebrteta, por at\u00ebher\u00eb gjykata i ka refuzuar me arsyetim q\u00eb rasti vet\u00ebm m\u00eb ka vendim. Nga ana tjet\u00ebr, Mishevski ka arritur t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e veta si trash\u00ebgimtar dhe pronar i tok\u00ebs n\u00eb Kadast\u00ebr, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Bogdanovskit dyshojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore me keqp\u00ebrdorim t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Bogdanovskit thon\u00eb q\u00eb edhe gjykata, si dhe komisioni, i kan\u00eb mund\u00ebsuar Mishevskit qasje ndaj dokumenteve, gjegj\u00ebsisht i kan\u00eb lejuar t\u00eb merr vendimet e tyre p\u00ebr trash\u00ebgimi t\u00eb cilat ai pastaj i ka p\u00ebrdorur si t\u00eb vetat.<\/div>\n<div>&#8211; Pasi q\u00eb nuk arrit\u00ebm t\u00eb sigurom\u00eb drejt\u00ebsi edhe n\u00ebp\u00ebrmjet gjykat\u00ebs, gjegj\u00ebsisht kur e pam\u00eb q\u00eb edhe gjykat\u00ebsit atje jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb manipulimet me tok\u00ebn, shkuam n\u00eb teren. Atje, kompanive t\u00eb cilat kan\u00eb bler\u00eb parcela nga toka e kontestuar, ju treguam q\u00eb prona \u00ebsht\u00eb e jona dhe q\u00eb ka konteste gjyq\u00ebsore dhe q\u00eb ata i kan\u00eb paguar t\u00eb holla pronarit t\u00eb gabuar. Ata u soll\u00ebn sikur jan\u00eb t\u00eb befasuar, edhe pse \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb edhe dikush prej tyre t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim. Menj\u00ebher\u00eb pasi i njoftuam, p\u00ebr disa dit\u00eb ia shit\u00ebn tok\u00ebn kompanive tjera dhe k\u00ebshtu rasti u nd\u00ebrlikua edhe m\u00eb tep\u00ebr. Pastaj, pas nj\u00eb viti, kur disi arrit\u00ebm ta detyrojm\u00eb gjykat\u00ebn \u00a0t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr ndalim t\u00eb shitjes s\u00eb tok\u00ebs, e t\u00ebr\u00eb prona ishte shitur disa her\u00eb, e me k\u00ebt\u00eb u nd\u00ebrlikua edhe m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebrkimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u2013 rr\u00ebfen Bogdanovska.<\/div>\n<div>Praktikisht, me shitjen e disahershme t\u00eb tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb, dhe tani autoritet edhe n\u00ebse duan t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe tok\u00ebn t\u2019ua kthejn\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, madje edhe e paarritshme. Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb me d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u2019ju kthehet ajo q\u00eb kan\u00eb humbur Bogdanovska dhe Stoilkovski. Por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madhe dhe parashtrohet pyetja n\u00ebse ekziston dikush n\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb do t\u00eb merr vendim p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim prej nj\u00eb milion euro p\u00ebr tok\u00ebn dhe t\u00eb holla shtes\u00eb p\u00ebr humbjet tjera q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar trash\u00ebgimtar\u00ebt 15 vitet e kaluara si pasoj\u00eb e asaj q\u00eb nuk kan\u00eb poseduar tok\u00ebn. Pa marr\u00eb parasysh q\u00eb dokumentacioni dhe e drejta, sipas asaj q\u00eb thon\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tyre. N\u00ebse gjykata e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb institucionet kan\u00eb fshehur, gjegj\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore kan\u00eb penguar q\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb menaxhojn\u00eb me tok\u00ebn e tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>AKUZIMET PENALE N\u00cb AJ\u00cbR<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Pas betej\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar ligjore dhe njohurin\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb rrjet i t\u00ebr\u00eb me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendosjen e ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb tok\u00ebs, trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb vendosur t\u00eb ndjekin penalisht t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur kontakt me l\u00ebnd\u00ebn, kurse gjat\u00eb k\u00ebsaj nuk kan\u00eb vepruar sipas ligjit, gjegj\u00ebsisht sipas tyre, kan\u00eb mbrojtur personin t\u00eb cilit pa t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgimi dhe pa dokumente i kan\u00eb mund\u00ebsuar t\u00eb marr\u00eb tok\u00ebn. N\u00eb vitin 2008 jan\u00eb ngritur padi kund\u00ebr gjykat\u00ebsve M.M. dhe S.I. t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb rastet civile n\u00eb gjykat\u00ebn e Kumanov\u00ebs dhe kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit p\u00ebr denacionalizim. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb denoncuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare dhe autorizimit.<\/div>\n<div>Duke marr\u00eb parasysh q\u00eb nj\u00ebra prej padive me sugjerim p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr ndalim p\u00ebr tjet\u00ebrsim dhe ngarkim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb kontestuar \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2005, kurse gjykata ka vepruar n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2006 dhe me k\u00ebt\u00eb gjykat\u00ebsi i cili ka vepruar sipas l\u00ebnd\u00ebs i ka mund\u00ebsuar t\u00eb paditurit n\u00eb periudh\u00eb prej 10 muajsh t\u00eb tjet\u00ebrson tok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb hapur procedur\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb pengon k\u00ebrkes\u00ebn e trash\u00ebgimtar\u00ebve, ata konsiderojn\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb elementet ky\u00e7e t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/div>\n<div>Nj\u00ebri prej gjykat\u00ebsve, S.I. ka marr\u00eb Vendim p\u00ebr trash\u00ebgim me t\u00eb cilin Kiril Mishevski ka trash\u00ebguar tok\u00eb e cila vet\u00ebm m\u00eb ka qen\u00eb e trash\u00ebguar nga Grana Bogdanovska dhe Jovica Stoilkovski. Me k\u00ebt\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrmbajtja e vepr\u00ebs penale. Trash\u00ebguesit e tok\u00ebs k\u00ebt\u00eb e quajn\u00eb shoq\u00ebrim kriminal, pasi q\u00eb ka rreth dhjet\u00eb persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga disa institucione shtet\u00ebrore. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb si t\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr tyre pasi q\u00eb institucionet i mbrojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit e vet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak padit\u00eb e tilla nuk kalojn\u00eb leht\u00eb dhe refuzohen.<\/div>\n<div>T\u00eb pafuqish\u00ebm dhe duke mos ditur \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, Bogdanovski ka raportuar rastin n\u00eb Transparensi Int\u00ebrnesh\u00ebn\u00ebll, me shpres\u00eb q\u00eb do t\u00eb interesojn\u00eb publikun dhe di\u00e7ka do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Nga organizata, e cila vazhdimisht lufton korrupsionin, dyshojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb edhe avokati i Bogdanovskit t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebhequr keq l\u00ebnd\u00ebn , pasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste, praktika tregon q\u00eb shpesh edhe kjo ka qen\u00eb shkaku p\u00ebr d\u00ebshtim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve, madje ka pasur edhe raste ku avokati i t\u00eb d\u00ebmtuarve ka qen\u00eb i lidhur me an\u00ebn tjet\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshehur rastin dhe t\u2019ju mund\u00ebsohet p\u00ebrfitim atyre q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/div>\n<div>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tregim p\u00ebr at\u00eb se si lidhjet e individ\u00ebve me t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb institucione, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb mbrojn\u00eb qytetar\u00ebt, mund t\u00eb vendosin p\u00ebr fatin e njer\u00ebzve, kurse t\u00eb d\u00ebmtuarit assesi mos mund t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn pa marr\u00eb parasysh se sa e drejta \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn e tyre. Prandaj n\u00eb Maqedoni raportuesit e veprave penale akoma nuk kan\u00eb trajtimin e duhur dhe si rrjedhoj\u00eb edhe m\u00eb tej bartin pasojat, si q\u00eb tregon edhe rasti i Bogdanovskive. N\u00eb vend q\u00eb autoritetet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb administrat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk e zbatojn\u00eb ligjin, ata b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb realizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>EDHE EKSPERTIZA GJEODEZIKE KA QEN\u00cb E KOT\u00cb \u00a0<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb kontesteve gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe ekspertiz\u00eb e Entit gjeodezik n\u00eb Shkup, q\u00eb e ka konfirmuar se Akti p\u00ebr marrje t\u00eb tok\u00ebs nga ana e shtetit ka qen\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb Grana Bogdanovsk\u00ebs dhe Jovica Stoilkovskit dhe asnj\u00eb personit tjet\u00ebr. Sipas rezultateve, askush tjet\u00ebr nuk ka mundur t\u00eb b\u00ebn denacionalizim t\u00eb tok\u00ebs p\u00ebrve\u00e7 v\u00ebllait dhe motr\u00ebs. Por pik\u00ebrisht ato nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb pasi dikush i pengon 15 vjet. \u00a0Ve\u00e7 k\u00ebsaj, me ekspertiz\u00ebn \u00ebsht\u00eb konstatuar se paraardh\u00ebsit e Mishevskit, n\u00eb vitet e 60-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar ia kan\u00eb dor\u00ebzuar tok\u00ebn shtetit dhe kan\u00eb marr tok\u00eb n\u00eb vend tjet\u00ebr.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>GJYKATA SUPREME KA VENDOSUR SE NJ\u00cb KONTESTE E R\u00cbNDOMT\u00cb DHE E QART\u00cb TEP\u00cbR VONOHET\u00a0<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Rasti me tok\u00ebn ka nisur disa konteste gjyq\u00ebsore. \u00a0Ata jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb, Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Shkup, kurse nj\u00eb kontest ka arritur deri te Gjykata Supreme n\u00eb Shkup. Kjo gjykat\u00eb ka konstatuar se rasti me denacionalizimin \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe i thjesht\u00eb dhe se nuk ka pasur shkak pse t\u00eb zgjatet dhjet\u00eb vjet. Por pik\u00ebrisht shtyrja e rastit ka kontribuar q\u00eb disa persona t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb ngat\u00ebrresa me tok\u00ebn, kurse pronar\u00ebt mos t\u00eb din\u00eb kujt t\u2019i drejtohen dhe si t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. \u00a0.<\/div>\n<div><\/div>\n<div><\/div>\n<div><b>MISHEVSKI: PRONA \u00cbSHT\u00cb E IMJA DHE KJO KA P\u00cbRFUNDUAR<\/b><\/div>\n<div><\/div>\n<div>Djali i Kiril Mishevski, \u00c7asllav, me t\u00eb cilin arrit\u00ebm t\u00eb flasim n\u00eb telefon, pohon se Bogdanovska dhe Stoilkovski nuk kan\u00eb asnj\u00eb lloj prone n\u00eb rrethin\u00ebn e Kumanov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht se ajo tok\u00eb nuk i takon gjyshit t\u00eb tyre.<\/div>\n<div>&#8211; Ne paditemi m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet dhe t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn drejt\u00ebsia dhe vendimet e t\u00eb gjitha gjykatave t\u00eb mundshme jan\u00eb n\u00eb an\u00ebn time, edhe pse p\u00ebr momentin un\u00eb nuk mundem t\u2019ua tregoj, un\u00eb i posedojn\u00eb dokumentet q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se un\u00eb jam trash\u00ebgimtar i pron\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet se ka pasur manipulime dhe se dikush ka pranuar mit\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht jo gjykat\u00ebsit, pasi ku kuma mundur un\u00eb t\u00eb manipuloj l\u00ebnd\u00ebn? T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se ky rast ka p\u00ebrfunduar. Vet\u00ebm do t\u00eb theksoj se paraardh\u00ebsit e tyre nuk kan\u00eb pasur asnj\u00eb prone atje dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ky rast ka p\u00ebrfunduar p\u00ebr mua. Familjar\u00ebt e mi nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb as t\u00eb padisin m\u00eb dik\u00eb, as \u00a0t\u00eb nisin ndonj\u00eb procedur\u00eb dhe tani ju ka mbetur t\u00eb shkojn\u00eb prej organizate n\u00eb organizat\u00eb dhe gazetar\u00eb dhe t\u00eb flasin p\u00ebr rastin. Toka \u00ebsht\u00eb e regjistruar edhe n\u00eb kadast\u00ebr, dhe pjesa m\u00eb e madhe nuk \u00ebsht\u00eb shitur. Kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb qysh n\u00eb vitin 1952 dhe jan\u00eb p\u00ebrcaktuar trash\u00ebgimtar\u00ebt, un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb m\u00eb shum\u00eb duan\u00eb Grana dhe Jovica. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, un\u00eb nuk kam marr pron\u00ebn e huaj pasi ajo tok\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb ka takuar mua, kurse ata le t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan. Me t\u00eb v\u00ebrtet nuk e di \u00e7far\u00eb duan\u00eb prej meje dhe deri kur do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb, duke marr parasysh se institucionet shtet\u00ebrore mua ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn \u2013 na deklaroi \u00c7asllav Mishevski.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0<i><b>Autor: Ljubisha ARSI\u00c7<\/b><\/i><\/div>\n<div><i><b>\u00a0<\/b><\/i><\/div>\n<div><\/div>\n<div>\u00a0<i><b>Transparensi Internesh\u00ebn\u00ebll Maqedonia zbaton projektin \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsimi i mbrojtjes s\u00eb lajm\u00ebruese, p\u00ebrfshir\u00eb mediet dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile\u201d i p\u00ebrkrahur nga Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs. \u00a0<\/b><\/i><\/div>\n<div><i><b>\u00a0<\/b><\/i><\/div>\n<div><i><b>Storia hulumtuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur n\u00eb suaza t\u00eb projektit, dhe nuk pasqyron q\u00ebndrimet e Ambasad\u00ebs s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Holand\u00ebs.<\/b><\/i><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>24.03.2016 V\u00ebllai dhe motra Grana Bogdanovska \u00a0dhe Jovica Stoilkovski nga Kumanova jan\u00eb g\u00ebzuar para 15 vitesh kur kan\u00eb kuptuar se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb gjyshit n\u00eb vler\u00eb me nj\u00eb milion\u00eb euro. \u00a0Por kur kan\u00eb nisur procesin e denacionalizimit t\u00eb pron\u00ebs, kan\u00eb kuptuar se dikush q\u00eb ka lidhje n\u00eb Gjykat\u00eb por edhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9688,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[90],"tags":[],"class_list":["post-9748","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-90","description-off"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v25.8 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"24.03.2016 V\u00ebllai dhe motra Grana Bogdanovska \u00a0dhe Jovica Stoilkovski nga Kumanova jan\u00eb g\u00ebzuar para 15 vitesh kur kan\u00eb kuptuar se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb gjyshit n\u00eb vler\u00eb me nj\u00eb milion\u00eb euro. \u00a0Por kur kan\u00eb nisur procesin e denacionalizimit t\u00eb pron\u00ebs, kan\u00eb kuptuar se dikush q\u00eb ka lidhje n\u00eb Gjykat\u00eb por edhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr&hellip;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Transparency International\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/TransparencyMK\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-03-24T08:54:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-17T08:54:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"582\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"156\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@ti_macedonia\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@ti_macedonia\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\"},\"author\":{\"name\":\"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/person\/4ab55c47d82a7d099f63f569c223c903\"},\"headline\":\"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE\",\"datePublished\":\"2016-03-24T08:54:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-17T08:54:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\"},\"wordCount\":3673,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg\",\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\",\"url\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\",\"name\":\"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg\",\"datePublished\":\"2016-03-24T08:54:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-17T08:54:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg\",\"width\":582,\"height\":156},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/transparency.mk\/sq\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#website\",\"url\":\"https:\/\/transparency.mk\/\",\"name\":\"Transparency International\",\"description\":\"Maqedoni\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/transparency.mk\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#organization\",\"name\":\"\u0422\u0440\u0430\u043d\u0441\u043f\u0430\u0440\u0435\u043d\u0441\u0438 \u0418\u043d\u0442\u0435\u0440\u043d\u0435\u0448\u043d\u043b - \u041c\u0430\u043a\u0435\u0434\u043e\u043d\u0438\u0458\u0430\",\"url\":\"https:\/\/transparency.mk\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/transparency-mk-logo.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/transparency-mk-logo.png\",\"width\":250,\"height\":75,\"caption\":\"\u0422\u0440\u0430\u043d\u0441\u043f\u0430\u0440\u0435\u043d\u0441\u0438 \u0418\u043d\u0442\u0435\u0440\u043d\u0435\u0448\u043d\u043b - \u041c\u0430\u043a\u0435\u0434\u043e\u043d\u0438\u0458\u0430\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/TransparencyMK\/\",\"https:\/\/x.com\/ti_macedonia\",\"https:\/\/www.instagram.com\/timacedonia\/\",\"https:\/\/youtube.com\/user\/tzcmacedonia\/\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/person\/4ab55c47d82a7d099f63f569c223c903\",\"name\":\"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440\",\"sameAs\":[\"https:\/\/transparency.mk\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International","og_description":"24.03.2016 V\u00ebllai dhe motra Grana Bogdanovska \u00a0dhe Jovica Stoilkovski nga Kumanova jan\u00eb g\u00ebzuar para 15 vitesh kur kan\u00eb kuptuar se jan\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb gjyshit n\u00eb vler\u00eb me nj\u00eb milion\u00eb euro. \u00a0Por kur kan\u00eb nisur procesin e denacionalizimit t\u00eb pron\u00ebs, kan\u00eb kuptuar se dikush q\u00eb ka lidhje n\u00eb Gjykat\u00eb por edhe n\u00eb Komisionin p\u00ebr&hellip;","og_url":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/","og_site_name":"Transparency International","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/TransparencyMK\/","article_published_time":"2016-03-24T08:54:04+00:00","article_modified_time":"2021-02-17T08:54:40+00:00","og_image":[{"width":582,"height":156,"url":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@ti_macedonia","twitter_site":"@ti_macedonia","twitter_misc":{"Written by":"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/"},"author":{"name":"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440","@id":"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/person\/4ab55c47d82a7d099f63f569c223c903"},"headline":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE","datePublished":"2016-03-24T08:54:04+00:00","dateModified":"2021-02-17T08:54:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/"},"wordCount":3673,"publisher":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg","articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/","url":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/","name":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE - Transparency International","isPartOf":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg","datePublished":"2016-03-24T08:54:04+00:00","dateModified":"2021-02-17T08:54:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#primaryimage","url":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg","contentUrl":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/wb_logo_alb.jpg","width":582,"height":156},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/2016\/03\/24\/kur-drejtesia-ua-kthen-shpinen-te-drejteve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"KUR DREJT\u00cbSIA UA KTHEN SHPIN\u00cbN T\u00cb DREJT\u00cbVE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/transparency.mk\/#website","url":"https:\/\/transparency.mk\/","name":"Transparency International","description":"Maqedoni","publisher":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/transparency.mk\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/transparency.mk\/#organization","name":"\u0422\u0440\u0430\u043d\u0441\u043f\u0430\u0440\u0435\u043d\u0441\u0438 \u0418\u043d\u0442\u0435\u0440\u043d\u0435\u0448\u043d\u043b - \u041c\u0430\u043a\u0435\u0434\u043e\u043d\u0438\u0458\u0430","url":"https:\/\/transparency.mk\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/transparency-mk-logo.png","contentUrl":"https:\/\/transparency.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/transparency-mk-logo.png","width":250,"height":75,"caption":"\u0422\u0440\u0430\u043d\u0441\u043f\u0430\u0440\u0435\u043d\u0441\u0438 \u0418\u043d\u0442\u0435\u0440\u043d\u0435\u0448\u043d\u043b - \u041c\u0430\u043a\u0435\u0434\u043e\u043d\u0438\u0458\u0430"},"image":{"@id":"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/TransparencyMK\/","https:\/\/x.com\/ti_macedonia","https:\/\/www.instagram.com\/timacedonia\/","https:\/\/youtube.com\/user\/tzcmacedonia\/"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/transparency.mk\/#\/schema\/person\/4ab55c47d82a7d099f63f569c223c903","name":"TI \u0430\u0434\u043c\u0438\u043d\u0438\u0441\u0442\u0440\u0430\u0442\u043e\u0440","sameAs":["https:\/\/transparency.mk"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9748"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9748\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9749,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9748\/revisions\/9749"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/transparency.mk\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}