25.09.2009 Në një studim të fundit të kryer nga USAID-i Forumit Rinor per arsim, katër studentë nga universitetet në Maqedoni dhanë pothuajse të njëjtën përgjigje – ka korrupsion në universitete, dhe atë në masë të madhe.
Gati gjysma e studentëve të anketuar pohojnë se ryshfeti dhe nepotizmi janë mjet i shpesh i korrupsionit, dhe pothuajse gjysma e tyre janë gjetë në një situate të këtillë.
Por edhe pse ata kanë deklaruar se janë të vetëdijshëm për ligjet dhe korrupsioni, një e treta e tyre nuk do të kishin luftuar kundër tij, dhe një e treta tjetër nuk ishin të sigurt se mund ta bënin ate.
Amerikani Steven Heineman, një ekspert botëror mbi korrupsionin në arsimin e lartë I cili këtyre ditëve po qëndron në Maqedoni për takime me studentët, vlerëson se heshtja e studentëve është një problem, po sa edhe mungesa e rregullave.
Heineman tha se në vendet e zhvilluara nuk ka universitet pa një kod të etikës që përcakton se çfarë është korrupsioni.
“Nëse ju jeni profesori im dhe unë po ju jap lule, nuk do të thotë se unë kam favorizuar. Pra, ka mënyrë për të treguar respekt për profesorin dhe kjo nuk është korrupsion. Por ka mënyra që krejtësisht janë korrupsion. Dhe kjo duhet të rregullohet në mënyrë të qartë. Kjo është ajo duhet ta paraqesë Kodi i Sjelljes. Kjo efinohet si hap i pare” tha Heineman.
Universitetet e Ballkanit janë ndër të rrallat të cilët nuk kanë kodin e tillë, shpjegon Heineman i cili gati 15 vjet bëri hulumtime në arsim në Ballkan.
Ai tërheq vërejtjen se diplomat e studentëve të Maqedonisë në SHBA dhe vendet e Evropës Perëndimore trajtohen si të dyshimta për shkak se Maqedonia vlen si njëra ndër vendet me shkallë të lartë të korrupsionit në arsim.
“Ka diçka që quhet procesi e Bolonjës në të cilin të gjithë dëshirojnë të marrin pjesë. Ai është një proces që lejon transferimin e studentëve nga njëri universitet në tjetrin. Që kreditë e tyre të transferohen në mënyrë të ligjshme duhet që univerzitetet ti njohin si relevante diplomat atyre univerziteteve. Asnjë univerziteti i Evropës perendimore nuk do të lejojë transferimin e këtyre kredive nga një system që ata e konsiderojnë të korruptuar,, shpjegon Heineman.
Kodi i etikës si dhe rrespektimi i ligjeve të rrepta kundër korpupcionit të cilat me të vertetë do të zbatoheshin, mund ta permirësojnë imazhin e arsimit të Maqedonisë.
Burimi: A1