Sondazhi i Gallup-it tregon se korrupsioni në biznes shihet mendohet si një problem i konsiderueshëm për shkak se shkatërron zhvillimin e investimet e huaja, si edhe sjell pabarazi në të ardhura e mirëqenie.
Në Ballkan, përqindja e të anketuar që e konsideronin korrupsionin të përhapur gjerësisht në biznese është më e lartë në Kroaci e Rumani — përkatësisht 93% e 91% — por Bosnje dhe Hercegovina (BiH) e Serbia qëndrojnë pranë me 89% e 87%, si edhe Greqia me 85% e Kosova me 83%.
Eshtë më e ulta në Malin e Zi, 63%, e cila është mesatarja për shtetet anëtare të BE-së. Sondazhi mbështetet në të dhënat e 2011-tës.
“Ballkani nuk është rajoni i vetëm ose më i korruptuar në botë, por zakonet e strukturat e korrupsionit janë shumë të konsoliduara,” tha për SETimes Kornelia Abel, ko-ordinatore programi për Evropën Juglindore pranë Transparency International.
Abeli përmendi ndryshime rrënjësore në sistemin shoqëroro-politik e mungesën e vullnetit politik për të forcuar institucionet, si dhe shtetin e së drejtës, si faktorë kontribuues kryesorë.
“[Ata] rezultuan në mungesën e reformave ose zbatimin shumë të ngadaltë të tyre, që ishin krysisht, nëse jo plotësisht, të nxitura nga qëllimi për t’u bashkuar me BE e për të përmirësuar mundësitë ekonomike,” tha Abeli.
Faktorë të tjerë përfshinë sanksione ndërkombëtare kundër Serbisë në fund të 1990-tës, gjë që shtroi më tej rrugën për lulëzimin e krimit të organizuar e korrupsionit, shtoi ajo.
“Kosova përballet me korrupsion të konsiderueshëm, duke përfshirë si korrupsionin politik të nivelit të lartë, ashtu edhe shumëllojshmërinë e ‘rryshfeteve të vogla’ në funksionimin e përditshëm të shoqërisë,” tha për SETimes Armend Mazreku, studiues në OJQ e Kosovës FOL.
Rreth mesit të majit FOL botoi një raport mbi korrupsionin në Kosovë për tre muajt e parë të 2012-tës.
“Jo vetëm që dëmton zhvillimin ekonomik, por edhe proceset shtet-formuese, demokratizimin e themelimin e qeverisjes cilësore, e cila i shërben mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve,” tha Mazreku.
“Nevojiten reforma — për të qenë të drejtë, kjo është arritur pjesërisht — por ekziston nevoja për dhënie llogarie nga zyrtarët politikë, e ekuilibruar nga nevoja për më pak ndërhyrje politike në vendime specifike në lidhje me kontrata,” tha për SETimes Xhorxh Mills, ekspert kundër korrupsionit pranë EULEX-it në Kosovë.
Por Merita Mustafa nga Instituti Demokratik i Kosovës argumenton se rrënjët e korrupsionit janë në politikë, gjë që i bën përpjekjet për t’u përballur me problemin — duke përfshirë edhe bizneset që e financojnë atë — një detyre të pamundur.
“Përfshirja e politikanëve në korrupsion e bën të pamundur që të ndërmarrin masat e nevojshme për të luftuar këtë fenomen, sepse duhet të luftojnë kundër vetvetes,” tha Mustafa për SETimes.
Ramadan Ilazi, bashkë-themelues i FOL, tha se korrupsioni në Kosovë fatkeqësisht po transformohet në një kulturë të pranuar qeverisje e bashkëveprimi mes qytetarëve e institucioneve.
“Kjo është kryesisht rezultat i mungesës së përkushtimit nga komuniteti ndërkombëtar për të themeluar vërtet në Kosovë shtetin e së drejtës,” tha Ilazi për SETimes.
Pronarë biznesesh e sipërmarrës të ardhshëm thanë se mbështeten tek një mjedis i qëndrueshëm, por korrupsioni i përhapur gjerësisht e bën të vështirë vlerësimin e rreziqeve që përfshijnë hapjen e sipërmarrjeve të reja.
“Disa pasurohen brenda natës, ndërsa mezi arrij t’ia dal mbanë deri në fund të muajit”, tha për SETimes Marjan Berisha, një pronar dyqani në Gjakovë të Kosovës.
Halit Gashi, një banor 26 vjeçar i Prishtinës, tha se njerëzit që kërkojnë punë, jo vetëm bizneset e institucionet publike, janë të prekur, sepse korrupsioni deformon tregun e punës.
“[Për të gjetur punë] duhet ose të njohësh dikë ose t’i paguash rryshfet dikujt”, tha Gashi për SETimes. “Të gjithë thonë le t’a luftojmë korrupsionin, por duket se nuk e kanë seriozisht”.
Burimi : SEEtimes.com