22.04.2013 Korrupsioni është një dukuri që prek pothuajse çdo pore të pushteteve në botë, të cilat në bazë të lehtësirave të krijuara për kompani të ndryshme dhe shërbime të ofruara nga ana e qeverive, përfitohen shuma të mëdha parash. Ndoshta është kjo lidhja simbiozë, që e bën korrupsionin të pashmangshëm edhe në Maqedoni.
Shtëpia juridike “Vajt dhe Xhejs” me iniciativë për revizion të brendshëm në kompaninë “Magjar Telekom”, realizoi hetim për punën e saj prej viti 2000 deri më vitin 2007. Ky hetim u bë për shkak se dyshohej për keqpërdorimin në marrëveshjet e lidhura dhe pagesat e bëra nga kompania “Prajs dhe Voterhaus”.

Në fund të viti 2008 shtëpia ligjore “Vajt dhe Xhejs” e ka dorëzuar raportin për “Magjar Telekom”. Ky raport pasi që është shumë i rëndësishëm dhe prekte korrupsionin, i është dorëzuar edhe organeve kompetente ligjore në: Hungari, Maqedoni, Gjermani dhe SHBA.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë janë paraqitur 4 persona, nën dyshime se në vitet 2005-2006, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare në pesë raste kanë arritur marrëveshje me “Çapreks Holdings Limited” për shërbime të cilat nuk kanë qenë të nevojshme të kryhen asnjëherë. Kështu këto marrëveshje kanë arritur shumën prej 3.975.000 euro, në dëm të “Telekomunikacionit të Maqedonisë” si dhe aksionarëve të “Komunikacioni Ura e Gurit”, e që shkon në dëm të Qeverisë së Maqedonisë si përfaqësues e kapitalit shtetërorë të kësaj kompania, sepse është pronarë i 47% të aksioneve prej “Telekomunikacionit të Maqedonisë.
Gjykimi për korrupsion për implikimet e Telekomit të Maqedonisë dhe atë malazez e kishte të fillonte më 8 gusht të vitit 2012, por u shty për në fund të po këtij muaji. Dhe më pas u realizua një gjë e tillë në Nju Jork të SHBA-ve, kurse të pandehur janë tre ish drejtorë të Magjar Telekom-it: Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog.
Por, ajo që e bëri të ketë kaq jehonë ky lajm i cili mbase përbën aferën korruptive më të madhe gjatë këtyre viteve të fundit në Maqedoni ishte se “ish drejtorët të Magjar Telekom-it, Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog kanë dhënë shuma të mëdha parash si ryshfet për dy partitë që përbënin koalicionin qeverisës në vitin 2005, LSDM dhe BDI. Pushtetarët e vendit, nga të cilët njëri ka qenë maqedonas e tjetri shqiptar…”, si dhe “përveç ish-drejtorëve të “Magjar Telekomit” dhe “Dojçe Telekomit”, në seancat gjyqësore si të akuzuar pritet të paraqiten edhe dy funksionarët e vendit, të cilët në dokumentet hetimore janë koduar si “Funksionari 1” (maqedonas) dhe “Funksionari 2” (shqiptar).”
Në lidhje me këtë çështje është prononcuar edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i cili ka thënë se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se përse kanë paguajtur shuma astronomike për thirrjet telefonike gjatë atyre viteve që ka qeverisur LSDM-ja, duke patur kështu një ndër shërbimet më të shtrenjta në Evropë.
“Për të gjithë opinionin maqedonas tashmë është e qartë se përse gjatë katër viteve të qeverisjes së LSDM-së nuk është hapur asnjë tender për operator të tretë telefonik, duke i injoruar thirrjet tona dhe të gjithë qytetarëve të cilët paguanim shuma astronomike”.

Ndërkohë, edhe partia opozitare maqedonase e cila është “prekur” nga ky mega-skandal, LSDM-ja muaj më parë paralajmëroi se në Prokurorinë për krim të organizuar do të dorëzojë padi penale për marrje të mitos nga kompania hunagereze “Magjar Telekom”, e cila ka korruptuar funksionarë të Qeverisë dhe drejtorë ekzekutivë në Telekom, në periudhën 2005-2006. Përderisa partia shqiptare e cila ka qenë pjesë përbërëse e atyre viteve në qeveri, BDI-ja, deri më tani ka zgjedhur që të “flet heshtja”, sa i përket kësaj afere korruptive, dhe në asnjë rast nuk është prononcuar mbi këtë çështje.
Ekspertja për çështje korrupsioni, Sllagjana Taseva, njëherit edhe drejtoresh e “Transparensi International” dega Maqedoni, edhe pse në çastet që ju kërkua të prononcohej rreth ndonjë fakti të ri për sa i përket aferës “Telekom” për këtë hulumtim, ajo ishte jashtë shtetit, mirëpo nuk ngurroi të përgjigjet.
“TI-Maqedoni më 21.02.2013 ka dorëzuar deri te Prokuroria Publike të gjitha materialet të cilat i ka patur në dispozicion në lidhje me aferën korruptive që ka të bëjë me personat zyrtar të “Magjar Telekom” në Republikën e Maqedonisë. Kjo u bë me qëllim që të gjitha faktet të shfrytëzohen për lëndën tashmë ekzistuese, e që mund të zgjerohet me lidhje të reja, ose me të dyshuar apo të dënuar” – pohoi Taseva.
Sipas saj dokumentet e dorëzuar për aferën “Telekom” në Prokurorinë e Maqedonisë, për të ka edhe kopje prej të ashtuquajturës “Protokoll i Bashkëpunimit” e cila ekziston si dëshmi në SHBA ku përmenden edhe të dyshuarit. “Këto nuk janë nënshkruar nga ana e tyre, por në to janë të shkruara emrat e funksionarëve të lartë të Qeverisë së atëhershme të Republikës së Maqedonisë”.
“Magjar Telekom” dhe “Dojçe Telekom” në procedurat paraprake të cilat zhvillohen kundër tyre, ata janë pajtuar që mos të kundërshtojnë atë që thotë Prokuroria Publike në SHBA, dhe se këto dokumente janë nënshkruar, por nuk janë proceduar në arkivat zyrtare të institucioneve qeveritare në Republikën e Maqedonisë” – shton më tej Taseva.
Procesi gjyqësor që po zhvillohet në SHBA është duke marë kahen e duhur, kurse sipas Sllagjana Tasevës “në SHBA do vazhdojë ky proces gjyqësor të zhvillohet kah fundi i muajit Prill të këtij viti”.
Procesi gjyqësor që po zhvillohet në SHBA është duke marë kahen e duhur, kurse sipas Sllagjana Tasevës “në SHBA do vazhdojë ky proces gjyqësor të zhvillohet kah fundi i muajit Prill të këtij viti”.
Ndërkaq, disa ekspertë ligjor në Maqedoni edhe pse të pyetur e kontaktuar për tu shprehur në lidhje me këtë aferë korruptive, se përse organet kompetente ligjore të Maqedonisë pritën kaq gjatë dhe nuk hapën proces për këtë gjë para se kjo të ndodhte në gjykatën e Nju Jorkut, ata nuk komentuan asgjë, e aq më pak pranuan të diskutojnë.
Se deri ku ka arritur procesuimi i kësaj afere ende nuk dihet, ngase edhe vetë ish-prokurori publik, Lubço Shvërgovski në disa raste ka deklaruar se “nuk ka fakte për këtë çështje”, kurse në raste të tjera ka thënë se “ kjo aferë është afër zgjidhjes”. Kështu duke mos saktësuar detaje se deri ku ka arritur prokuroria me faktet e grumbulluara për aferën “Telekom”. Prokuroria nuk ka dal ende publikisht të shprehet lidhur me faktet dhe provat që mbase mund ti posedojnë për këtë aferë, në vend të kësaj institucionet publike kompetente nuk janë duke u bërë pjesë e zgjidhjes të këtij problemi, por ato gjithnjë e më shum “mbyllen” ndaj medieve dhe gazetarëve.

Ndoshta shumë gjëra na Maqedoni kanë mbetur të pazbardhura deri në fund, e sidomos aferat korruptive ku bëjnë pjesë edhe politikanë, me këtë duke lënë të hapur që opinioni të diskutojë e damkosë persona të ndryshëm mbase edhe të “pafajshëm,” në mungesë të zgjidhjeve efektive të gjykatave në vend. Me sa duket edhe këtë aferë korrupsioni milionëshe do e mbulojë pluhuri i harresës, dhe gjithçka që i përket kësaj çështje qëllimisht do të “mjegullohet” në dollapet e gjykatave, kështu duke vazhduar të mbetet enigmë e të pyesin me vete qyetarët e Maqedonisë, se vallë kush mund të jetë Funksionari 1 (maqedonas), dhe Funksionari 2(shqiptar)?!
Burimi : Lajm Maqedoni