03.12.2013 ,,Korrupsioni edhe më tej mbetet një problem me prioritet të lartë për Republikën e Maqedonisë. Rezultati i këtij vitit të Indeksit për perceptimin e korrupsionit është pothuajse identik me rezultatin e vitit të kaluar (43: 44 pikë indeksi) dhe tregon se ekziston një ngadalësim në përmirsimin e gjendjes në këtë sferë.
Është e qartë se aktivitetet e ndërmarra nga autoritetet janë të pamjaftueshme, dhe institucionet janë joefektive. Mangësitë në sundimin e ligjit shkaktojnë mosbesim tek qytetarët në gjyqësi dhe kuvend, si institucione të cilët duhet të sigurojnë garantimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe një shtet me prosperitet. Institucionet deri më tani nuk kanë siguruar garancë të mjaftueshme se ata që janë përgjëgjës për korrupsionin dhe veprimeve të paligjshme nuk do të gëzojnë mbrojtje dhe do të ndëshkohen. Paprekshmëria e përgjegjësve të korrupsionit është përditshmëri e cila duhet të çrrënjoset,, tha Prof. Dr Sllagjana Taseva, Kryetare e Transparensi Interneshënëll Maqedoni me rastin e publikimit të rezultateve të IPK-së për vitin 2013.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve ,, ti kyçen realizimit të sloganit,, Zero tolerancë për korrupsionin,, dhe të kontribuojnë në ndriçimin dhe raportimin e praktikave korruptive të cilët duhet të vërehen dhe të dokumentohen me qëllim që të eliminohen. Prof. Taseva i bërri thirje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë deri në fund të vitit të përgatis dhe të fillojë procesi për sjelljen e ligjit për mbrojtjen e raportuesve të korrupsionit, I cili do të fillojë të zbatohet menjëhërë pas miratimit, dhe jo pas dy viteve, ashtu siç planifikon qeveria.
Indeksi i perceptimit të korrupsionit (IPK) paraqet tregues më I pasuri cili shfrytëzohet për matjen e korrupsionit në mbarë botën dhe është mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. I ndjekur me një proces rigoroz të shqyrtimit në vitn 2012, janë bërë disa ndryshime të rëndësishme në metodologji. Me këtë të kontribuohet për herë të parë në vitin 2013, rezultatet e IPK-së të krahasohen me kalimin e kohës. Si pjesë e metodologjisë së azhornuar e shfrytëzuar për t’u llogaritur IPK , është formuar shkallë e re prej 0-100 në kornizën e së cilës vlerësimi I një shteti/territory tregon perceptimin e nivelit të korrupsionit në sektorin publik, ku 0 do të thotë se shteti perceptohet si shumë e korruptuar dhe 100 se shteti perceptohet si shumë i pastër.
Indeksi i perceptimit të korrupsionit në vitin 2013 paralajmëron se korrupsioni në formë të abuzimit me pushtetin, marrëveshjet e fshehta dhe ryshfeti vazhdon t’I shkatërroj shoqëritë në mbarë botën.
IPK është një indeks i përbërë, kombinim i analizave dhe vlerësimeve të korrupsionit, të mbledhura nga disa institucione me reputacion ku renditja e shtetit e tregon pozicionin e tij në krahasim me shtetet/territoret e përfshira në indeks. Maqedonia sipas IPK në vitin 2013 gjendet në vendin e 67 me 44 pikë, krahas vitit 2012 ku me 43 pikë ishte në vendin e 69.
Sipas Barometrit Global të korrupsionit për Maqedoninë në vitin 2013 i cili hulumtim bazohet në perceptimin dhe përvojën e njerëzve për korrupsionin, thotë se problemi me korrupsionin në sektorin publik ende është e karakterizuar nga një shkallë e lartë me 4,1 (në shkallën ku 1- nuk është aspak dhe 5 është problem serioz). Por, janë inkurajuese të dhënat se 82% e qytetarëve janë deklaruar që janë të gatshëm për të luftuar kundër korrupsionit.
Rezultatet e Rajonit për vitin 2013 tregojnë se të gjitha shtetet me përjashtim të Sllovenisë (57) dhe Turqisë (50) kanë arritur me pak se 50 pikë indeksi. Kroacia (48), Maqedonia (44), Mali i Zi (44) dhe Sërbia (42) pavarësishtë përmirsimit megjithatë tregojnë rezultate shumë të dobta. Sllovenia në vitin 2013 tregoi rrënië nga pozita 37-43, Bullgaria nga pozita 75 në 77, është Kosova me rënie më të madhe prej pozitës 105 në 111.