14.11.2015 Në jehonën e sezonit për ngrohje, çdoherë aktualizohet problemi me mafien pyjore. Atëherë sërish bëhen të dukshëm vjedhësit e drunjëve që veprojnë nëpër pyjet dhe magazinat private të mbushura plot me drunj të shtrenjtë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë magazinat e zbrazura të NP “Makedonski Shumi, ku zyrat “pëlcasin” nga numri i tepër i të punësuarve.
Përveç faktit që nuk arrin të kryejë funksionin themelor, ndërmarrja në adresën e saj çdo ditë merr akuza që është përfshirë në krimin me drunj. Në çfarë mënyre zhvillohet kjo, dëshmojnë banorët e fshatit të Strugës, Radozhdë. Ata kanë akuzuar dhe kanë paraqitur, por nuk ka kush të dëgjojë.
Vjedhja e drunjëve është një prej krimeve më të paguar, sepse, në vit, mafia pyjore në Maqedoni fiton rreth 12 milion euro. Nëse gjatë vitit në mënyrë ligjore prehen rreth 700.000 metra kub drunj, sipas konsumimit, kalkulimet tregojnë që në të zezë sigurohen së paku rreth 200.000 metra kub drunj për ngrohje. Këto drunj më vonë përfundojnë në tregun e zi ku arrijnë çmime edhe mbi 3.500 denarë për një metër kub.
Ky krim bëhet madje më fitimprurës nëse merret parasysh që në pothuaj se gjitha rastet deri në tani, sipas të dhënave nga gjykatat, vjedhësit e drunjëve, që kanë qenë para gjykatës kanë marrë dënime me kusht, andaj ka ndodhur që të përsërisin veprën, gjegjësisht nga gjykata të kalojnë sërish në pyll.
Pikërisht për këtë, në vitin 2013 ishin bërë ndryshime të Ligjit për Pyjet, me të cilin parashikohet dënim me burg prej tre deri në pesë vite për gjithë ata që do të vjedhin drunj. Këto dënime të larta pritet që së shpejti të godasin të akuzuarit në aksionin “Gora”, qe zgjat më vitin e dytë. Në këtë kanë rënë dhjetëra qytetarë, por edhe të punësuar në NP “Makedonski Shumi”, me ndihmën e të cilëve, sipas policisë, është bërë krimi.
Me vite të tëra në opinion rrotullohen akuzat që krimin pyjor bëhet me ndihmën e të punësuarve në ndërmarrjen publike, por, përveç disa paraqitje penale dhe ndëshkuese kundër dhjetëra persona, për momentin nuk është gjetur ndonjë mënyrë për të parandaluar këtë.
Akuzat u përforcuan edhe para fillimit të sezonit të ngrohjes për këtë vit. Magazinat e ndërmarrjes mbeten të zbrazët, pjesa më e madhe e qytetarëve, ndonëse kanë paguar që në pranverë, akoma nuk i kanë marrë drunjtë e tyre, ndërsa prerësit e paligjshëm sërish i mbushën kamionët e tyre, për të cilët dyshohet që lëvizin me ndihmën e mbështetjes institucionale.
NË RADOZHDË, STRUGË, VJEDH KUSHDO QË TË ARRIJË!
Për përfshirje të punësuarve nga NP “Makedonski Shumi” në krimin me milionë me drunj akuzojnë edhe një grup i qytetarëve nga fshati Radozhdë, të cilët, ndonëse kanë siguruar edhe dëshmi, sërish kanë rënë në dyer të mbyllura në institucionet kompetente. Për të mos mbajtur sytë mbyllur para shkretimit të pyjeve, ata rastin e kanë paraqitur në organizatën joqeveritare “Transparenci Interneshënël Maqedoni”. Me fletëparaqitjen kanë siguruar edhe dëshmitë, gjegjësisht skica të parcelave që kanë qenë qëllimi i vjedhësve.
Ata sqarojnë që drunjtë i vjedhin një grup mirë i organizuar, që sipas tyre, ka mbështetje nga të punësuar në NP “Makedonski Shumi” Strugë. Ata theksojnë që udhëheqësit e grupit me ndihmën e personave privat marrin aprovim për prerje nga ndërmarrja, të cilat nuk përputhen me gjendjen në teren, gjegjësisht çdoherë kanë marrë aprovim për të prerë më tepër drunj sa ka në parcelën. Pjesë tjetër të drunjëve e sigurojnë me prerje të paligjshme nga parcelat fqinje, të cilat janë në pronësi të fshatarëve, të mërgimtarëve ose të shtetit.
Ata shtojnë që përdoret një skemë më vetëm e vërtetuar. Në vend që të marrin letër dërgese për transport nga ndërmarrja, për shembull, për katër orë, vjedhësit i marrin për tetë, andaj në vend të një turne ligjore, ata transportojnë edhe një deri dy në mënyrë të paligjshme. Thënë shkurt, bëhet vjedhje e legalizuar, me pëlqimin e NP “Makedonski Shumi”.
– Gjatë disa muajve të fundit ka pasur një masakër i madh i pyjeve në Radozhdë. Masakrën e ka bërë një grup i pajisur mirë me dhjetëra kuaj, kamionë, makina, punëtorë nga Shqipëria, pa qëndrim të ligjshëm dhe leje për punë, thuhet në fletëparaqitjen.
Këto qytetarë sqarojnë që grupi ka pasur aprovim për prerje të një pjese të pyllit, por theksojnë që ata kanë shkretuar edhe parcelat fqinje privat dhe shtetërore.
– Paraprakisht e mësojnë pronësinë e pronës. Nëse pronarët janë jashtë shtetit ose janë të vdekur, nga prona e tyre për shkurt kohë nuk mbetet asgjë. Në shumë raste prehet edhe pyje të banorëve nga Radozhda, që duke u frikësuar nga grupi i mirë organizuar, shpesh e japin pyllin për çmim minimal, duke u frikësuar se do të mbesim pa asgjë. Një pjesë e drunjëve prehet në mënyrë të paligjshme dhe shiten banorëve të fshatit, por një pjesë transportohen në Strugë. E gjithë kjo bëhet me ndihmën e të punësuarve në NP “Makedonski Shumi”, Strugë, thonë personat që paraqesin.
Ata sqarojnë që grupi kriminel ka marrë fletë dërgesë ligjore nga ndërmarrja për transport të drunjëve, por në kohë më të gjatë në intervale, andaj në vend që një herë, kamioni mbushet edhe një herë, madje edhe dy herë.
– Gjithashtu janë dhënë aprovime për prerje të ahut për parcela të mbjella me pyje bori. Për shembull, për një parcelë është dhënë aprovim për 120 metra kub, ndërsa në atë parcelë nuk ka më tepër se 20 metra kub ah. Qëllimi është me atë aprovim të transportojnë drunjtë që kanë prerë më herët në parcelat fqinje. Janë dhënë aprovime për prerje të qytetarëve që në moment kanë qenë në mërgim, ndërsa thuhet se ata personalisht janë nënshkruar, thonë banorët e brengosur të Radozhdës.
Si mbështetje të akuzave serioze, personat që paraqesin tregojnë parcela me numrin e tyre që në mënyrë të padrejtë ka qenë prerë pylli ose janë përdorur për manipulim. Ashtu, për shembull, me aprovim të një parcele tjetër është prerë edhe pylli fqinj me sipërfaqe prej 106.000 metra katror ah, në pronësi të shtetit. Tregohet edhe për prerje të parcelës private, që ka pasur rreth 70 metra kub ah, pa aprovimin e pronarit.
– Aprovimi për prerje ka qenë për 100 metra kub që është përdorur të prehet dhe lehtë të transportohen drunjtë nga dy parcelat fqinje në pronësi të shtetit”, thonë personat që paraqesin dhe theksojnë edhe disa shembuj.
KËRCËNIME PËR KALLËZUESIT E KRIMIT
Ata pohojnë që nëse dilet në teren, menjëherë do të vërehet krimi, por, siç thonë, institucionet ku kanë paraqitur rastin nuk janë të interesuar për të zbuluar krimin. Për problemin janë ankuar drejtpërdrejtë në ndërmarrjen publike në Strugë dhe janë kërcënuar që nëse nuk ndalon vjedhja, do të informojnë mediat, por siç pohojnë, nga atje kanë marrë përgjigje që nëse dëgjohet përreth, ata do të bëjnë kontrolle tek popullata e fshatit dhe do të marrin gjithë drunjtë që kanë blerë, por të prerë në mënyrë të paligjshme.
Banorët janë munduar edhe vetë të përballojnë grupin kriminel, por pasi që ju kanë kërcënuar që do të ftojnë ekipe televizive për të incizuar, grupi ishte transferuar në kalimin kufitar Qafë Thanë.
Megjithatë, në mes të shtatorit, policia ka arritur të kap tre nga vjedhësit, që kanë marrë kallëzim penal. Sipas raportit policor, ata janë kapur duke prere në mënyrë të paligjshme në rrethinën e fshatit Frangovë të Strugës.
– Nëpunësit policor, si dhe polici pyjor kanë konstatuar që të kapurit në pronë të huaj në mënyrë të paautorizuar kanë prerë rreth 14 metra kub drunj, që më vonë i kanë transferuar në vend të afërt rreth 100 metra, thotë Stefan Dimoski, zëdhënësi i SPB Ohër.
Por, folësit tanë thonë që kallëzimet penale nuk kanë ndihmuar asgjë sepse pas disa ditëve grupi ka vazhduar me aktivitetet e vjetra.
– Në ndërkohë, grupi operon disa kilometra mbi fshatin Radozhdë, në kalimin kufitar Qafë Thanë, në mënyrën e vendosur kriminele, me një aprovim shkretojnë gjithçka, thonë banorët e Radozhdës.
Më vonë, vjedhësit sërish janë kthyer në vendin e vjetër. Kanë ardhur që të marrin drunjtë që kishin prerë para dy muajve, por meqë banorët kishin thirrur policinë, ata edhe pas disa herëve nuk kanë arritur. Por, edhe këtu nuk janë ndaluar. Së shpejti kanë kthyer me fletë dërgesë për transport të dhënë nga ndërmarrja. Policia ka arritur, që pas një padie penale ndaj një të punësuari në ndërmarrjen, sepse fletën e ka dhënë në Strugë, sipas deklaratës së vozitësit, pa mos ardhur në vendin e fshatit Radozhdë, siç kërkon ligji.
Por, edhe ky nuk është fundi. Grupi edhe gjatë muajit të kaluar ka vazhduar të pret drunj ne Radozhdë, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë edhe dy personat që më para kishin marrë kallëzim penal!
Vjedhësit e paligjshëm nuk operojnë vetëm në Strugë. Ata shkretojnë kudo që të arrijnë. Nga rrethina e Prilepit tregojnë që është një sekret publik që banorët e Trizlës kanë duar zgjidhur për të prerë pyje, pa mos i ndjekur askush, ndërsa atë e kanë fituar si shpërblim për votim në zgjedhjet e kaluara. Folësit tanë thonë që çdo ditë i shohin vjedhësit si operojnë me sharrë motorike druri, ndërsa prerjen pastaj e dërgojnë me kafshë ose me makina “Llada”. Ata theksojnë që i kanë paraqitur tek institucionet, por atje vetëm kanë ngritur supet.
DERI 93 PËR QIND E PUNËS SË “SHUMI” KRYHET NGA FIRMA TË JASHTME!
Drejtori i NP “Makedonski Shumi”, Zharko Karaxhovski se ai nuk gjë për akuzat e banorëve të fshatit Radozhda, duke theksuar se rastet e tilla qytetarët zakonisht i raportojnë tek Policia pyjore, e cila punon në suaza të Ministrisë për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujit. Por, ai tregon se kur ka ndonjë parashtresë ata e përcjellin tek autoritetet kompetente.
Karaxhovski nuk kishte informata të sakta sa të punësuar janë pushuar nga puna për shkak të përfshirjes në vjedhje të drunjëve. Të dhënat jozyrtare thonë se bëhet fjalë për qindra.
Ndërmarrja publike, që është mjaftë masive, me mbi 2.000 të punësuar , me vjen punonte me humbje. Për këtë shkak rregullisht gjendej në listën e borxhlinjve të Drejtoria për të ardhura publike, kurse në vitin 2013 Qeveria vendosi të fal borxh prej 43 milionë euro, që ndërmarrja i kishte borxh për të ardhura, TVSH dhe tatim personal. Por, edhe përskaj faljes së një borxhi kaq të lartë, ndërmarrja çdo muaj, deri para do kohe, shfaq borxh prej mbi 5 milionë euro. Madje këtë vit, sipas drejtorit Karaxhovski kanë pasur fitim prej rreth 15 milionë denarë, ai theksoi se këtë vit janë duke paguar borxhin e vitit të kaluar ndaj shtetit, dhe i paguajnë edhe të dalat momentale.
Edhe pse ndërmarrja ka numër të madh të punësuarve, ata as përafërsisht nuk i kryejnë obligimet e punës. Që të funksionon ndërmarrja, gjegjësisht që të kryhen shërbimet pyjore, angazhohen firma të jashtme, për të cilat çdo vit ndahen rreth 13 milionë euro. Më saktë, disa herë në vit angazhohen firma private që merren me prerjen, furnizimin, transportin dhe ngarkimin e drunjëve. Sipas të dhënave nga ueb-faqja e Byrosë për furnizime publike, këtë vit NP “Makedonski Shumi” ka angazhuar rreth tridhjetë firma të cilat kanë marr 7,5 milionë euro.
Gjendja e tillë është absurde pasi vihet në pyetje angazhimi i të punësuarve, madje edhe ekzistimi dhe funksionimi i ndërmarrjes ku ka mbi 30 drejtorë të punësuar. Por drejtori Karaxhovski thekson se këtë vit ka risi në punën e tyre, që ka treguar rezultate të mira në punë dhe zvogëlimin e numrit të bashkëpunëtorëve të jashtëm.
– Numri i të punësuarve prej 2.300 është zvogëluar në 2.160, por kemi angazhuar 300 persona për kohë të caktuar prej 6 muajve për prerje të drunjëve. Puna e tyre ka qenë e suksesshme, gjegjësisht është zvogëluar angazhimi i punëtorëve të jashtëm. Nëse deri tani ata kanë kryer gati 97 për qind, tani pjesëmarrja e tyre është zvogëluar për 34 për qind, dhe konkluduam se të punësuarit na kushtojnë më pak se angazhimi i firmave të jashtme, thotë drejtori Karaxhovski.
Ai shton se në periudhën e ardhshme do të fokusohen edhe në zvogëlimin e transportit të jashtëm, i cili nga 7 për qind që për momentin e kryejnë vet tani, planifikojnë të marrin përsipër së paku 30 për qind të transportit.
– Planifikojmë të marrim 30 kamionë dhe vet të bëjmë transportin e drunjëve në pikat kritike, që qytetarët ti fitojnë në kohë, thotë Karaxhovski.
Me kthimin e prerjes në ndërmarrjen publike pritet të zvogëlohen edhe keqpërdorimet, pasi tani ka dyshim se kompanitë private fshehin pjesë të drunjëve pjesë të drunjëve, që pastaj shiten me çmime më të ulëta, duke krijuar konkurrencë jolojale për magazinat tjera që duhet të paguajnë tatime.
Gjithashtu, përskaj parave që këto firma i fitojnë për shërbimin që e kryejnë, ata më shumë varfërojnë ndërmarrjen. Pasi shpesh i fitojnë paratë me vonesë, padisin dhe në fund fitojnë pagesën me interes, kurse ndërmarrja paguan edhe taksat e larta gjyqësore.
Përfundimisht, ndërmarrja është gati më arkë të zbrazët, qytetarët me xhepa të zbrazët, por edhe vatra, kurse mafia pyjore ka miliona. Për këtë shkak banorët e Radozhdës thonë se nuk munden më të heshtin për shkretimin dhe krimin që ndodh para syve të tyre, dhe kanë vendosur të paraqesin rastin. Thonë se shkopi ka dy skaje, dhe shpresojnë se skaji që për momentin rreh vetëm shpinën e qytetarëve, do të rreh edhe skajin tjetër, drejtpërdrejtë ndërmarrjen.
Qindra familje ende nuk i kanë pranuar drunjtë e paguar
Derisa pritet ndërmarrja, pas 16 vjet pune, përfundimisht të qëndron në këmbët e veta qytetarët i ndiejnë pasojat. Qindra familje, edhe pse ka shumë kohë prej kur ka nisur sezoni i ngrohjes, vazhdojnë të presin drunjtë që i kanë paguar para shumë kohe. Pagesën e kanë bërë verës, kurse drunjtë ende mungojnë.
– Si pensionist i pagova drunjtë para disa muajve dhe ende i pres. Kur shkova të pyes se çfarë ka ndodhur, më thanë se nëse dua mund të më kthejnë paratë, pasi ende nuk ka drurë. Kjo është shumë e papërgjegjshme pasi në çastin e fundit na kanë lënë të varur, thotë banor i Koçanit.
Drunjtë e paguar i presin edhe rreth 500 familje nga Shtipi, por edhe të tjerë nga brendia e vendit. Të revoltuar thonë se kanë qenë të detyruar të blejnë drunj të ri nga furnizues privat, ku i paguajnë shumë më shtrenjtë, madje edhe 4.000 denarë për metër kub. Nga ndërmarrja ju kanë premtuar se do të marrin drunjtë jo më vonë se 15-shi i këtij muaji, por ata kanë humbur shpresën.
Drejtori Karaxhovski prani se ende ka familje që nuk i kanë marr drunjtë e paguar, duke mos theksuar se për sa bëhet fjalë. Por, shtoi se problemi do të zgjidhet së shpejti.
Autor: Valentina STOJANÇEVSKA
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.