01.02.2016 Prej një kohe të caktuar, Maqedonia mund të lavdërohet me risinë Ligjin për Mbrojtje të Kallëzuesve, që në një mënyrë të qartë tregon vullnetin e shtetit të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe punës së paligjshme sepse më në fund ju ofrohet mbrojtje të atyre që do të marrin guximin dhe do të paraqesin. Megjithatë, përskaj kësaj zgjedhje të mirë ligjore, të gjithë sytë janë drejtuar në institucionet që duhet të zbatojnë. Institucioni më i përcaktuar, Ministria e Drejtësisë vetëm ka filluar të e mbështjellë. Nuk e respekton afatin për miratimin e akteve nënligjore, me çfarë, prej nisjes ka rrezikuar zbatimin e ligjit.
Përmendoret nuk ngritën vetëm në Shkup. Pak para, në Berlin, në një prej shesheve qendrore, ishte vendosur statuja e “Treshja e Shenjtë e Kallëzuesve” (Asanzh, Snouden dhe Mening).
Mirëpo, për dallim nga vendi ynë, që përmendoret vendosen për të tërhequr të holla shtetërore dhe për të “përforcuar” patriotizmin, përmendorja e vendosur në Berlin, jo vetëm që do të kremtojë “kallëzuesit” (persona që ngjashëm me gjykatësin në kontestit paralajmërojnë për shkelje të rregullave), por edhe inkurajon qytetarët tjerë të flasin publikisht.
Statujat e tre burrave në madhësi natyrore qëndrojnë në tre karrige, sikur të flasin në një mbledhje të improvizuar publik. Menjëherë afër tyre, ka edhe një karrige të katër, të zbrazët. Ajo është vendosur për çdo qytetarë që dëshiron të qëndrojë dhe të thotë çfarë dëshiron.
– Ata kanë humbur lirinë për shkak të vërtetës, andaj përkujtojnë sa është me rëndësi të dihet e vërteta, thotë krijuesi i statujës, skulptori italian Davide Dormino.
Kallëzuesi (whistleblower), ose sipas ligjvënies maqedonase, tregues, është shprehje e një individi të guximshëm, që nga arsye të larta morale vendos që me gjithë rrezikun për karrierën publikisht të flet për veprat e paligjshme ose jo-etike të bëra në ndonjë kompani ose institucion.
Maqedonia po mbytet në korrupsion, sepse sipas anketës së fundi të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, madje 60 për qind të qytetarëve mendojnë që korrupsioni është mjaft i përhapur, por nga ana tjetër, numri i “kallëzuesve” është tepër i vogël. Njerëzit kanë frikë që nëse paraqesin shkelje të ligjit, do të përballohen me shtypje, ndëshkime ose në fund të fundit, do të humbin vendin e punës. Pikërisht për këtë Maqedonia kishte nevojë për një ligj për mbrojtjen e këtyre qytetarëve, me të cilën do të inkurajohen dhe më nuk do të mbyllin sytë para korrupsionit.
LIGJIN E KEMI, POR AKTET NËNLIGJORE JANË VONË
Ligji për Mbrojtjen e Kallëzuesve ka hyrë në fuqi më 18 nëntor 2015, si një prej kushteve që duheshe të plotësohet sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Me atë më në fund garantohet mbrojtja e atyre që do të paraqesin dyshim për veprim të paligjshëm ose të palejuar me të cilin cenohet interesi publik.
Rolin e kallëzuesit mund të ketë një i punësuar, kandidat për vullnetarë ose praktikant, person që në çfarëdo baze është angazhuar nga institucioni ose ka bashkëpunim, ose ka përdorur shërbimet. Kjo do të thotë që marrëveshja korruptuese mund të paraqitet në administratën shtetërore, edhe atë për shembull, për tenderë të fiksuar, ndonjë i punësuar në kompaninë private mund të paraqet që nuk ka marrë K-15 ose studentë të tregojë që profesori i ka kërkuar ryshfet, etj., ndërsa nga ana tjetër të marrin mbrojtje dhe mos të pësojnë konsekuencat.
Kallëzuesi ka në dispozicion tre mënyra me të cilat mund të paraqet korrupsion, gjegjësisht veprim të paligjshëm. Paraqitje e brendshme e mbrojtur është kur rastin do të paraqet i punësuar në institucionin që punon, tek personi udhëheqës, i cili nga ana tjetër, ka për obligim të garantojë anonimitetin, nëse kallëzuesi e kërkon atë. Një mënyrë tjetër për paraqitjen e paraqitjes së jashtme, gjegjësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në prokurorinë kompetente, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ose tek Avokati i Popullit.
Megjithatë, zbatimi i ligjit fillon pas katër muajve nga hyrja në fuqi, ose më 18 mars. Por, edhe ajo është vënë në pikëpyetje sepse më 18 janar ka skaduar afati të cilin Ministria e Drejtësisë ka pasur për të hartuar aktet nënligjore me të cilat duhet të rregullojë paraqitjen e brendshme dhe të jashtme. Ndonëse ka obligim ligjor dhe një afat të caktuar të saktë prej 60 ditëve, sërish Ministria e Drejtësisë e mbështjelli atë.
Kush dhe përse nuk e respekton ligjin, ndonëse kanë premtuar, sërish nuk u përgjigjën nga shërbimi për marrëdhënie me publikun të ministrisë përkatëse. Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, vetëm shkurtë u përgjigj që aktet janë nënshkruar dhe na drejtoi për bisedë në Antikorrupsion, ndonëse ajo është përgjegjësi e tyre. Të nënshkruar ose jo, fakt është që aktet nënligjore nuk janë publikuar ende në Gazetën Zyrtare, pas të cilave duheshe të hyjnë në fuqi.
Përgjigje për atë se çfarë po ndodh nuk morëm as nga Komisioni i Antikorrupsionit, të cilat pranë ministrisë duheshe të dorëzojnë propozim për atë si të rregullohet paraqitja e korrupsionit në sektorin publik. Për këtë komision obligim ligjor do të jetë që në çdo gjashtë muaj të merr raporte nga personat udhëheqës në institucionet, ndërsa ata, të hartojnë raporte vjetore që do të paraqesin para Kuvendit.
Mënyra e tretë e paraqitjes është paraqitja publike e mbrojtur, gjegjësisht me anë të mediave. Në këtë rast kallëzuesi nuk guxon të zbulojë emrin e atij që paraqet, duke respektuar parimin e prezumimi të pafajësisë.
Aspekti anonim i kallëzuesit nuk është e pakushtëzuar. Identiteti i “kallëzuesit” mbahet në sekret, por zabullohet nëse ashtu vendoset me vendim gjyqësor.
Në Ligjin për Mbrojtje të Kallëzuesve janë parashikuar edhe gjoba me të holla nëse nuk veprohet sipas paraqitjes ose nuk mbrohet identiteti i tij. Me gjobë prej 3.000 deri më 6.000 euro do të ndëshkohet udhëheqësi, si dhe institucioni ose firma që nuk do të veprojë sipas paraqitjes së kallëzuesit ose nuk do të mbrojë identitetin. Prej 2.000 deri më 4.000 euro do të dënohet firma, që për paraqitjen nuk do të njoftojë të punësuarit tjerë.
TASEVA: KEMI ZGJIDHJE TË MIRË LIGJORE
Treguesi më i zëshëm që Maqedonia ka nevojë për një ligj të këtillë gjatë viteve të fundit ishte organizata joqeveritare “Transparency International – Maqedoni”, të cilët theksojnë që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e miratuar ligjore sepse me atë janë përfshirë një numër i rekomandimeve që ishin theksuar në konferencën ndërkombëtare, të organizuar nga ata, ndërsa dedikuar mbrojtjes së kallëzuesve. Kryetarja Sllagjana Taseva thekson që ligji i ri i përmban parimet e Transparency International të cilat kanë të bëjnë me ligjet e kallëzuesve.
– Këto parime vetëm më janë shkrirë në legjislaturat që zbatohen në shumë vende evropiane, ashtu që ligji i ri në Maqedonia është hartuar duke marrë parasysh zgjidhjet ligjore dhe përvojat nga zbatimi në vende tjera që kanë vendosur të rregullojnë këtë materie. Ndonëse për momentin numri i vendeve që kanë vendosur të kanë ligj të veçantë për mbrojtjen e kallëzuesve, sërish, Irlanda dhe Holanda janë mes atyre që kanë bëtë këtë hap. Zbatimi i ligjeve në këto vende është i suksesshëm, por tregon edhe mungesa të caktuara të cilat ata edhe më tutje punojnë për të tejkaluar, Maqedonia ka bërë një hap përpara dhe ka miratuar një ligj të ri, megjithatë, sërish, në periudhën që vijon, ministri i drejtësisë do të duhet të miratojë aktet me të cilat do të rregullohet mënyra e paraqitjes së brendshme në institucionet e sektorit publik, thotë Taseva, që shton se zbatimi i suksesshëm i ligjit në masë të madhe do të varet edhe nga korniza e vendosur institucionale.
Sipas Taseva, ligji për herë të parë prezanton kompetencë të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e kallëzuesve dhe ai bashkë me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë Publike ka një rol të veçantë në zbatimin efikas të ligjit, sepse, siç thotë, inkurajimi i qytetarëve të paraqesin do të varet edhe nga puna e tyre efikase në aspekt të mbrojtjes së kallëzuesve.
– Ligji nuk mjafton. Duhen edhe institucione të fuqishme që do të zbatojnë dhe që qytetarëve do t’ju mbjell besimin që me përdorimin e mekanizmave të paraqitjes, ata vërtetë mund të kontribuojnë për luftën kundër korrupsionit, dhe gjatë kësaj të mbeten të mbrojtur. Nuk është për të injoruar edhe atë që në një pjesë të shoqërisë sonë kallëzuesit ende stigmatizohen si “kodoshë”, ashtu që, do të duhet të punohet edhe në fushën e ngritjes së vetëdijes mes qytetarëve për rendësin e kallëzuesve gjatë luftës kundër korrupsionit, është e prerë Taseva.
LIGJI I MIRË, INSTITUCIONE TË KËQIJA
Kallëzuesit, ose ata që kanë guxuar të paraqesin veprime të paligjshme, deri më tani kanë qenë vetëm, por kjo duhet të ndryshohet me ligjin e miratuar me të cilën ju premtohet mbrojtje institucionale.
– Kallëzuesit dhe ndonjë preson të afër të tij ju sigurohet mbrojtje nga çfarëdo lloji të shkeljes së të drejtës ose veprimit të dëmshëm ose rrezik nga paraqitja e veprimeve të dëmshme për shkak të paraqitjes së bërë të brendshme ose të jashtme ose paraqitjes publike të mbrojtur. Mbrojtja sigurohet nga institucioni, gjegjësisht personi juridik ku është bërë paraqitja me ndërmarrjen e veprimeve për të parandaluar shkeljen e të drejtave nga relacionet e punës ose ndonjë të drejtë dhe përmbajtja nga veprime me cilat shkeljet ose cenohet ndonjë e drejtë e kallëzuesit për shkak të paraqitjes së bëtë”, theksohet në Nenin 8 të Ligjit.
Avokati i Popullit Ixhet Memeti thotë që kjo zgjidhje ligjore ka qenë e domosdoshme.
– E përshëndes miratimin e Ligjit për Mbrojtje të Kallëzuesve, si një ligji i veçantë, dhe jo vetëm një zgjedhje ligjore ekzistuese, siç ishte qellmi fillestar. Sërish, mendoj që kjo zgjidhje ligjore, për kushtet që kemi, nuk ofron mbrojtjen përkatëse të kallëzuesve, gjegjësisht mbrojtja është e dobët. Duhet të ketë mbrojtje më të fuqishme sepse ai që do të paraqet korrupsion nuk mbrohet nga pushimi nga puna, gjegjësisht kryerja e këtij vendimi të vendoset në pezullim deri në vendimin përfundimtar të gjyqit, thotë Memeti.
Ai shton që në zyrën e tij qytetarët shpeshherë akuzojnë për korrupsion ose krim, por siç thuhet, kur ju sugjerohet të paraqesin në polici, ata tërhiqen.
– Nuk e di a është ajo sepse gënjejnë ose sepse kanë frikë nga konsekuencat nëse paraqesin, thotë Memeti, që thekson që në Maqedoni, ndonëse mund të kemi zgjidhjen më të mirë ligjore, ajo është e koti sepse tek ne nuk funksionon sistemi.
Shqetësimin për atë si funksionin sistemi ka shprehur edhe Petar Anevski, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik.
– Jam i shqetësuar që anketat tregojnë që qytetarët nuk kanë besim në gjyqësorin dhe prokurorinë. Unë, si prokuror, me gjitha fuqitë jam munduar të mbroj kallëzuesit, por ka ndodhur që më vonë të pësojnë konsekuencat. Një e punësuar në një institucion ka paraqitur korrupsion, por më vonë, si ndëshkim, ishte vendosur në një pozitë më të ultë. Prandaj personat që paraqesin duhet të sigurojnë që nëse e bëjnë atë, të kenë për krah shtetin, thotë Anevski.
Kallëzuesi mund të bëhet edhe dëshmitari mbrojtur, nëse është paraqitur vepër penale kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, nga fusha e krimit të organizuar dhe për të cilën me Kodin Penal është parashikuar dënim me burg prej së paku katër vite.
KALLËZUESI I PARË ENDE PËSON KONSEKUENCAT
Për momentin, inkurajimi i qytetarëve për të paraqitur korrupsion shkon vështirë, sepse në një vend ku mbi 60 për qind të popullatës konsideron që ka korrupsion, pothuaj se askush nuk e pranon rolin e “kallëzuesit”. Andaj, sipas anketës së “Rejting”, vetëm 7.5 për qind të të anketuarve janë përgjigjur që do të paraqitnin korrupsion në firmën ose institucionin që punojnë, ndërsa 13 për qind që kanë qenë në mundësi të bëjnë, kanë paraqitur vetëm 2.5 për qind. Mbi 70 për qind të të anketuarve janë përgjigjur që do të kishin pasoja nëse do të paraqitnin punë të paligjshme, gjegjësisht do të humbnin vendin e punës ose do të kanë shtypje. Në këtë drejtim shkojnë analizat e shumta, sipas të cilave, krijuesit e “alarmimit shoqëror” në afat prej një viti do të braktisin ose humbin vendin e punës, ose përfundojnë me shëndet të përkeqësuar.
Kallëzuesi më i njohur maqedonas dhe njësi prej të paktëve që ka guxuar publikisht të flet për krimin në institucionin që ka punuar është Simo Gruevski. Prej para një dekade, ose më saktë më prill 2004, ai ishte shkarkuar nga bordi i drejtorëve të Telekomit pasi që Komisioni i Antikorrupsionit ka paraqitur parregullsi në punën e ekipit menaxhues. Ai paraqitjen e mbështeti me dokumente, duke thënë që firma ka shfaqur rritje të të ardhurave dhe ulje të fitimit, si dhe për shpenzimet e mëdha dhe tërheqjen e të hollave në bazë të rrogave në shumë prej 20.000-30.000 euro, pagesa ditore prej 1.300 euro dhe honorarë për shërbime konsulentë prej 300.000 euro dhe shpenzime tjera, nëpërmjet llogarive në Qipro. Ndonëse në rastin ishte përfshirë edhe gjykata në Nju Jork dhe hapi lëndën, gjykata në Maqedoni thjeshtë për të fajshëm e shpalli personin që ka paraqitur aferën. Mirëpo, përveç tapisë që është mallkues, Gruevski humbi edhe punën, financat dhe shëndetin. Thotë që është shpallur për “fishkëllyes” i parë në Maqedoni, ndonëse më tepër preferon termin kallëzues.
– Para 12 viteve filloi golgota kundër meje dhe ende zgjat. Në vend të përndiqen ata që kanë bërë krim, mua më zvarritin nëpër gjykata. Më paditën edhe në Gjykatën Penale, ndërsa tani edhe në qytetare, dhe fundi nuk i shihet ende, thotë Gruevski.
Ai shtoi që ndonëse ka humbur shumë, sërish edhe sot do të vepronte njëlloj. Thotë që nuk është njeri që do të mbyllte sytë para krimit.
– Nuk pendohem, sërish dëshiroja që gjërat të përfundojnë ndryshe. Me miratimin e Ligjit bëhen përpjekje të mbrohen ata që janë sikur unë do të vendosin të flasin, por ajo nuk është mjaft. Çelësi është në gjykatën, atje është problemi i vërtetë. Po, unë kisha marrë përgjigje pozitive nga Antikorrupsioni, që është organ shtetëror, ndërsa gjykata nuk e morri atë aspak parasysh. Në të kaluarën, sulltani kur ka caktuar kaditë, nga muftitë ka marrë informacione nëse e kryejnë punën drejtë dhe mirë. Ata që kanë qenë të padrejtë, ishin varë ndërsa në kohën e tashme, ato gjykatës duhet të largohen nga vendi i punës. Vetëm ajo do të zgjidhte problemin, thotë bashkëfolësi ynë.
Pozitën e punës së prodekanit, për shkak të dyshimit për korrupsion, ka humbur edhe ministrja aktuale Frosina Remenski, në Fakultetin për Siguri. Ajo ka parashtruar paraqitjes për humbjen e laboratorëve nga fakulteti, ndërsa performancat e tyre mundësojnë ndjekjen e sofistikuar të komunikimeve elektronike. Edhe kjo aferë, ndonëse ishte zbuluar para shumë viteve, nuk ka marrë fundin ende. Hetimi u ngatërrua diku në gjysmë, në labirintet e prokurorisë.
NUMËR PËR PARAQITJE TË KORRUPSIONI KA, POR ASKUSH NUK PËRGJIGJET!
Analizat tregojnë që vetëm në pesë vende-anëtare të Bashkimit Evropian ka rregullore të plotë për mbrojtjen e kallëzuesve, ndërsa kampion në këtë kategori është Irlanda. Ligji i Irlandës është miratuar në vitin 2014, ndërsa sipas Xhon Devit, drejtori ekzekutiv i Transparency International në Irlandë, fushata e përforcuar ka filluar në 2010. Ai tregoi një shembull për “kallëzues” nga vendi i tij, që ka shkaktuar turbulenca politike.
– Dy inspektorë policor në vitin 2011 kanë zbuluar që nga baza me të dhëna janë fshirë të dhënat për gjoba në vlerë prej 1.5 milion euro. Kur e kanë paraqitur atë që kanë zbuluar, në vendin e punës kanë qenë në shtypje të madhe. Policia ka zbatuar një hulumtim të brendshëm, pas së cilës shpalli që nuk ka veprim të paligjshëm. Megjithatë, një pjesë e deputetëve nuk ishin të kënaqur, andaj ishte zbatuar një hulumtim i pavarur, që tregoi që pohimet e kallëzuesve janë të sakta. Shumë shpejtë pa zbulimit të aferës, një prej policëve ishte pensionuar para kohe për shkak të stresit të madh, por erdhi drejtësia, sepse më vonë, shefi i policisë morri dorëheqjen nga kryeministri, ndërsa kërkoi që ministri i drejtësisë të kërkojë falje publikisht, dhe pastaj edhe ai të jep dorëheqje, thotë Devit, që shton se çdo ditë punojnë në rritjen e vetëdijes së qytetarëve.
Garnitura aktuale në pushtet që prej vitit 2007, një vit pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, i shpalli “luftë” korrupsionit. Kryeministri Nikolla Gruevski i ftoi qytetarët në mobilizim të plotë duke promovuar fushatën “Maqedonia pa korrupsion”, për të cilën ishin përpiluar klipe reklame dhe ishte bërë aktuale edhe numri i përhershëm telefonik “199” për paraqitjen e korrupsioni. Atëherë kryeministri tha që nuk guxojmë të lejojmë që personat e korruptuar në Maqedoni të jenë sinonim të gjendje dinake, biznes të mirë ose sukses, por disa vite më vonë, sipas akuzimeve të opozitës, për të cilën opinioni kishte mundësi të dëgjojë nëpërmjet “bombave” që i publikoi, personalisht ai dhe kreu i Qeverisë u bënë sinonim për korrupsion.
Kryeministri atëherë, përveç në teori, sikur deshi edhe në praktikë të tregon shembull të korrupsionit, dhe refuzoi të jep llogari publikut mbi çmimin e fushatës, edhe pse u pagua me paratë e qytetarëve.
Ironia qëndron në faktin se kjo fushatë që duhej të simbolizon luftën kundër, jo për korrupsion, u ndoq me dhjetëra fushata të dyshimta qeveritare, që nxorën dhjetëra miliona euro nga buxheti qeveritar. Fushatat ishin të ndryshme, por kushtonin njëlloj, secila rreth gjysmë milionë euro.
Fushata, sikur edhe tjerat kishin ndikim momental. Për një javë, zëdhënësi i qeverisë publikoi se janë pranuar rreth 200 telefonata dhe aq. Pastaj kishte heshtje. Numri i telefonit “199” edhe sot bie, por nuk ka kush të ngrenë dëgjuesen.
Telefoni bie edhe në Ministrinë për drejtësi, prej ku si duket harruan edhe për alarmin, i cili sinjalizonte afatin e skaduar për miratim të akteve nënligjore. Fatkeqësisht, edhe këtu, për momentin, nuk ka kush të ngrenë dëgjuesen.
“Kallëzues më të njohur”
Stenli Adams është ish drejtor i “Hofman-La Rosh”, i cili në vitin 1973 ka parashtruar paraqitje tek Bashkësia ekonomike evropiane për shkak të rregullimit të çmimeve në kompaninë e vet. BEE gabimisht kanë përcjellë paraqitjen tek eprorët e vet, që e ka kushtuar Adams-in burgim gjashtëmujor për spiunazh industrial. Dhjetë vjet të tëra ka luftuar që ta kthen nderin dhe në fund ka fituar satisfakcion nga BEE.
Pol van Bujten është ish nëpunës shtetëror holandez në Bashkimin evropian. Shpalosja e tij e korrupsionit në organet ekzekutive të BE-së rezultoi me dorëheqjen e Komisionit evropian në udhëheqje të Zhak Santer. Pas shpalosjes së korrupsionit duroi forma të ndryshme të shtypjes dhe hakmarrjes nga punëdhënësit, që kërkuan të jep dorëheqje dhe të kthehet në Holandë. Pas kthimit në Holandë u zgjodh si deputet në Parlamentin evropian de vazhdoi luftën aktive kundër korrupsionit.
Autor: Valentina STOJANÇEVSKA
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.