Kjo është zgjedhja e kryeredaktorëve të mediumeve të shtypit dhe elektronike në anketën “Pastër-Turbullt” të Agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe të organizatës joqeveritare “Transparencë-zero korrupsion”. Në anketën morën pjesë 19 kryeredaktorë, prej të cilëve 11 u përcaktuan për fushatat qeveritare.
Sipas raportit të Entit shtetëror për revizion, të shpallur në tetor, Qeveria vitin e kaluar madje 49 për qind të buxhetit të saj ka shpnzuar për fushata dhe reklama. Enti për revizion lajmëroi edhe për furnizimet problematike publike dhe punësimet sipas parimit të përfaqësimit të drejtë të bashkësive, si dhe për transferet e papërshtatshme deri te orgaizatat joqeveritare.
Në vendin e dytë, me katër vota “të turbullta”, është tendi rritës i pezullimit të procedurave për furnizime publike. Në konkurset kanë marrë pjesë numër i mjaftueshëm i ndërmarrjeve – ofruesve, që hedh dyshimin mbi motivet e pezullimit.
Në vendin e tretë të listës së ngjarjeve të turbullta janë policët e Shtipit, të cilët përfunduan në paraburgim, për shkak të arrestimit të paligjshëm dhe zhvatjes së 8.000 eurove për një person.
Ngjarja më pastër në tetor me 11 vota është ndryshimi i rregulloreve të Këshillit gjyqësor, të cilat kanë të bëjnë me procedurën disiplinore kundër gjykatësve dhe për vërtetimin e punës joprofesionale dhe papërgjegjshme.
Tani gjykatësit të cilët kanë punuar në mënyrë joprofesionale nuk e kanë patjetër të paraqiten në seancat e Këhillit gjyqësor. Me këtë jepet mundësia që të mbahet debati edhe në prani të gjykatësit, me atë se i lihet e drejta që nëse ai parandalohet për çfarëdo arsye, të mund të vendos avokat të vet.
Gjashtë vota “të pastra” fitoi arrestimi i këshhilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes për ryshfet. Nëpunësi është dënuar me një vit burg por dënimi nuk është i plotfuqishëm
Dy pjesëmarrës nuk votuan për asnjë ngjarje “të pastra”, ndërsa njëri nuk zgjodhi ngjarje “të turbullt”.
Në anketën “Pastër-Turbullt” morën pjesë tekevizionet, A1, Alsat, Alfa, Kanal 5, Telma, Sitel, Nasha TV, radio Kanal 77, gazetat e përditshme Biznis, Vest, Veçer, Vreme, Lajm, Nova Makedonia, Utrinski vesnik dhe javoret Globus, Kapital, Fokus dhe Forum.
Anketa “Pastër-Turbullt” si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet nga dhjetori i vitit 2004.