12.07.2009 Mungesa e epilogut të rastit me ministrin e Drejtësisë, i cili është përmendur se disa muaj me radhë ka marrë në mënyrë të paligjshme edhe rrogë, edhe pension, është ngjarja më e turbullt për muajin qershor me 17 vota.
Më e pastër me nëntë vota është rritja e numrit të lëndëve të zgjidhura gjyqësore prej shtatorit të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.
Deputeti Vllado Buçkovski akuzoi se në tentimin që të fshihet skandali me të ardhurat e dyfishta “Qeveria në mënyrë retroaktive e shlyen ministrin e Drejtësisë nga lista pagesore e Qeverisë, ndonëse ka marrë katër muaj rrogë”.
Qeveria, gjatë javës lajmëroi se skandali me pagesën e njëhershme të rrogave dhe pensioneve tani për tani përfshinë së paku 148 persona, gjoja për shkak të lëshimeve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.
Një votë të “turbullt” fitoi pohimi i Këshillit gjyqësor se “nuk ka shumë vlerësime negative për punën e gjykatësve”, pasi që 50 për qind e të anketuarve të Transparensy International deklaruan se gjyqësia është më e korruptuar, si dhe rreziku për mostransparencë në furnizimet publike, për shkak të përcaktimit subjektiv të kritereve për zgjedhjen e ofertës më të volitshme, zvarritje të miratimit të vendimeve, etj.
Në ngjarjet e pastra “fitoi” zgjidhja brenda gjashtë muajve të mbi 4.600 lëndëve gjyqësore, të cilat paraprakisht janë ruajtur në sirtarë, pasi që gjykatësit janë përballur me gjoba dhe shkarkime nga posti.
Gjashtë vota të pastra fitoi konferenca për luftë kundër korrupsionit që u mbajt në Ohër.
Në anketën “Pastër-Turbullt” për muajin qershor morën pjesë televizionet, A1, Alsat, Alfa, Kanal 5, Telma, Nasha TV, radio Kanal 77, të përditshmet Biznis, Vest, Vreme, Dnevnik, Lajm, Utrinski vesnik, Nova Makedonija, javoret Globus, Kapital, Fokus, Forum dhe edicioni elektronik i Lobi-t.