Te ndërmarrja “Parkingjet e Qytetit”, në Këshillin nëntë anëtarësh janë emëruar edhe Ekrem Dardhishta e Zulqyf Saiti. Të gjitha Këshillat mbikëqyrës do të kenë nga pesë anëtarë. Te “Higjiena komunale”, në Këshillin mbikëqyrës është emëruar Nimetulla Alimi. Te ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimi” është emëruar Qamuran Kuçi. Te “Parqet dhe gjelbërimet” Besim Bajrami. Tek ndërmarrja e “Rrugëve” është emëruar Ismail Selimi. Te “JSP Shkup” Isni Suma. Te “Parkingjet e qytetit” Emrush Metallari. Në Këshillin drejtues të “Qendrës kulturore informative” – Shkup, është emëruar Etulla Ameti, kurse në Këshillin e “Kopshti zoologjik”, Nusri Jakupi. Në Këshillin drejtues të “Qendrës kulturore së fëmijëve” – Karposh është emëruar Adnan Idrizi. Në këshillin e Shtëpisë së kulturës “Koço Racin” Qemajl Jakupi, kurse te Këshilli i Muzeut të Qytetit të Shkupit, Skender Asani. Në Këshillin drejtues të Bibliotekës “Braqa Milladinovci” është emëruar Muhamed Xheladini, në atë të Qendrës kulturore në Shkup Vegim Etemi dhe në Këshillën e “Sallës Universale” – Shkup, Nefail Ademi. Në këto emërime kanë reaguar disa herë ashpër këshilltarët e partive opozitare, duke kërkuar nga kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, që për këto emra të jepen të dhëna më të shumta dhe të dihet përgatitja e tyre profesionale. Por, një gjë e tillë nuk u mundësua. Pas kësaj, këshilltarët e Demokracisë së Re, të udhëhequr nga kryesuesi Idriz Orana, ai i PDSH-së, Bekim Fazliu dhe disa këshilltarë të partive maqedonase e kanë lëshuar mbledhjen. Sipas tyre, këto emërime shkelin rëndë Kushtetutën dhe Ligjin për emërime. Ata thonë se në këto lista ka persona të cilët kanë të mbaruar vetëm shkollën fillore apo edhe atë të mesme.
Koha