17.09.2009 Me propozim të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe me miratim të Komisionit për Financa dhe Buxhet, këshilltarët kanë miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit komunal. Këshilltarët kanë vlerësuar se për shkak të krizës ekonomike është i patjetërsueshëm ndryshimi i buxhetit.
Përfaqësues të ndërmarrjes publike komunale “Tetova”-Tetovë parashtruan para Këshillit komunal raportin gjashtëmujor të këtij viti. Sipas përfaqësuesve të kësaj ndërmarrjeje, pas ardhjes së drejtorit të ri, janë zmadhuar të ardhurat si pasojë e faturimeve, ndërsa ndërmarrja ka zhvillime pozitiv. Gjatë gjashtëmujorit të fundit ka rritje prej 26 për qind të të ardhurave si pasojë e arkëtimeve dhe aksioneve për sensibilizimin e qytetarëve për pagesë të rregullt të faturave.
Me 31 vota “për” në seancën e pestë të Këshillit të Komunës së Tetovës është miratuar propozim-vendimi për punën e Ndërmarrjes Publike “Geoinzhenjering” për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas përfaqësuesve të kësaj ndërmarrjeje raporti i referohet vetëm dy mujorit të fundit sepse katër mujorin e parë për shkak të procedurave të komisionit për anti-korrupsion nuk ky organ nuk ka funksionuar normalisht. “Geoinzhenering ka dhënë llogari se gjatë kësaj periudhe ka kryer një sërë investimesh, ndërsa ndër më të rëndësishmit është rikonstruimi i rrugës 175”, thanë përfaqësues të kësaj ndërmarrje. Përgjegjësi i Sektorit për arsim, Iljaz Halimi, Komuna do të investojë në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Tetovës. Për investime në shkollat e fillore janë ndarë mjete në shumë prej 305 mijë eurosh, ndërsa për shkollat e mesme 220 mijë.
Koha