24.09.2009 Korrupsioni në sektorin privat është hulutmuar shumë pak, meqë biznesmenët e Maqedonisë më shumë flasin për palën tjetër, sesa nëse në mënyrë të ndershme dhe korrekte e zhvillojnë biznesin e vet.
Këtë sot e bëri të ditur kryetarja e organizatës joqeveritare “Transparencë – Zero korrupsion”, Sllagjana Taseva, duke prezantuar raportin më të ri global të korrupsionit në sektorin privat.
“Korrupsioni në sektorin privat në Maqedoni gjithësesi ekziston, por nuk ka të dhëna konkrete se sa është i përhapur. Për këtë nuk kemi ndihmë të madh nga vetë biznesmenët, të cilët gjithmonë më shumë duan të flasin për administratën shtetërore, sesa të shikojnë oborrin e vet”, bëri të ditur Taseva.
“Mënyra më efikase për t`u përballur me sjelljen korruptive në sektorin privat është të insistohet që kompanitë ta zbatojnë rregullën e punës së mirë korporative”, theksoi njeriu i parë i “Transparencë – Zero korrupsion”.
Taseva bëri të ditur në nevojën e ndryshimeve të Kodit penal me qëllim që të inkriminohen rastet në të cilat do të tregohet sjellje korruptive brenda në sektorin privat.
Raporti kryesor për korrupsionin në sektorin privat i detekton aspektet më të ndryshme, ndërsa indeksi për vendet do të shpallet në mënyrë individuale në nëntor.
Makfax