Kështu vendosën 18 redaktorë të mediumeve elektronike dhe të shtypura, që morën pjesë në anketën “Pastër-turbullt” të Agjencisë së lajmeve Makfaks dhe të organizatës joqeveritare “Transparencë zero korrupsion”.
Rezultatet nga raportet e Entit shtetëror për revizion për punën financiare të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, sipas të cilave, mediumet janë donatorë më të mëdhenj të partive në fushatat zgjedhore, fituan tetë vota “të turbullta”. Televizoni “Kanal 5” i ka dhënë lëshim VMRO-DPMNE-së prej 97 për qind (mbi 115 milionë denarë), përderisa televizionet “A1” dhe “Sitel” nuk kanë dorëzuar dokumente.
Shtatë vota fituan ministritë, të cilat në vitin 2007/08, sipas revizionit, në mënyrë joekonomike kanë shpenzuar dhjetëra milionë euro. Keqmenaxhim dhe bishta financiarë ka pasur edhe në dikasteret për transport dhe lidhje, për punë të jashtme, për punë dhe politikë sociale dhe në drejtësi.
Debati “Si të vjen Republika e Maqedonisë deri te reformat thelbësore gjyqësore”, ku për problemet u përballën dhe haptazi biseduan gjykatësit, sektori joqeveritar dhe gazetarët është ngjarja më e pastër me nëntë vota.
Tetë vota “të pastra fitoi Bursa e Maqedonisë, e cila ndryshoi dhe plotësoi rregullat për kotizim, me qëllim që të rritet transparenca e punës së përditshme të shoqatave të kotizuara.
Hulumtimi i pamjaftueshëm i korrupsionit në sektorin privat për të cilin biznesmenët e Maqedonisë flasin pak fitoi tri vota “të turbullta”.
Anketën mujore “Pastër-Turbullt” agjencia Makfaks dhe “Transparencë zero korrupsion” e organizojnë prej vitit 2004. Në anketën për muajin shtator morën pjesë kryeredaktorët e televizioneve: A1, Alsat-M, Kanal 5, Nasha TV, Sitel, radio Kanal 77, të përditshme “Biznis”, “Veçer”, “Vest”, “Vreme”, “Dnevnik”, “Lajm”, “Nova Makedonija”, “Utrinski vesnik” dhe “Fakti”, javoret “Globus”, “Fokus”, “Forum” dhe “Kapital”.