12.10.2009 Maqedonisë për kafe dhe lëngje gjatë vitit 2008 ka harxhuar rreth 200 mijë euro. Ndërsa për blerje të hapësirës reklamuese në mediat e elektronike dhe të shkruara për emetimin e dy projekteve qeveritare nën moton “Rritja e respektit dhe tolerancës ndër njerëzore” dhe “Promovimi i rëndësisë familjare” apo i njohur edhe si rritja e natalitetit për nënat maqedonase, qeveria ka harxhuar mbi 900 mijë euro. Këto janë disa nga harxhimet jo ligjore (nga buxheti i vitit 2008) të Qeverisë së Gruevskit, të cilat u zbuluan nga Enti Shtetëror i Revizionit. Në raportit e fundit të ESHR-së, i cili ende nuk bëhet publike, thuhet se Qeveria e Maqedonisë gjatë vitit 2008 ka harxhuar mbi 10 milion euro për një numër të madh të fushatave, reklamave, kumtesave dhe thirrjeve. “Për fushata të ndryshme dhe reklamime Qeveria e Maqedonisë ka harxhuar rreth 18 milionë euro. Për dallim nga viti 2007, për të cilën e njëjta qeveri ka harxhuar 7 milionë euro, brenda një viti kjo shumë është rritur për 10 milionë euro”, thuhet në raportin e ESHR-së. Për të realizuar programin për vitin 2008, Qeveria në buxhetin e vitit 2008 ka paraparë 20 milionë euro harxhime, që janë 50 për qind më shumë se në buxhetin e vitit 2007. Pjesa më e madhe ë këtyre mjeteve, mbi 3 milionë euro, ka shkuar për realizmin e fushatës “Invest in Macedonia”.
“Shpenzime më të mëdha jo ligjore, rreth 75 për qind, Kabineti i Gruevskit i ka bërë për mallra dhe shërbime, kurse vetëm 1 për qind kanë shkuar për harxhime kapitale. Për angazhim të ekspertëve vendor dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, “sipas vullnet dhe vlerësimit të lirë të kryeministrit”, janë harxhuar 1.1 milion euro”, thuhet në raportin e ESHZ-së. Pikërisht sipas revizorëve e gjithë kjo bënë të dyshosh se kjo Qeveri ka keqpërdorur shuma të mëdha të mjeteve financiare, sepse në asnjë dokument kontabiliteti nuk ka raport për pagesat që u janë bërë ekspertëve. Gjithashtu keqpërdorim të parave ka edhe në pjesën e angazhimit të punëtorëve për afat të përkohshëm për nevojat e Kabinetin të Gruevskit.
“Përfundimisht me vitin 2008, në afat të përkohshëm janë angazhuar 128 persona, ndërsa për zyrën e kryeministrit 12. Për pagesa të rrogave për këta persona Qeveria ka harxhuar 182 mijë euro”, thuhet në raportin e ESHR. Keqpërdorime të mjeteve financiare, sipas raportit jozyrtar të ESHZ-së, nga kjo Qeveri ka dhe për udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Për udhëtimet e realizuara me qëllim të promovimit të Maqedonisë si vend i sigurt për investime të huaja, gjatë viti 2008 janë harxhuar rreth 2 milion euro. Keqpërdorime të mjeteve financiare, përveç Qeverisë, revizorët shtetëror kanë konstatuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Në mënyrë jo ligjore dhe pa asnjë qëllim, MPJ, gjatë viti 2008 ka shpenzuara 29 milion euro. Pas kontrollit të ushtruar nga revizorët shtetëror në Ministrinë e Transportin, rezulton se kjo ministri po ashtu ka keqpërdor mjete financiare në vlerë prej 21 milion euro.