25.11.2009 Organizata joqeveritare “Transparencë-Zero Korrupsion”, ne bashkepunim me Oden Ekonomike te Maqedonise dhe Oden Ekonomike te Maqedonise Veri-Perendimore në kuadër të aktiviteteve për implementimin e Deklaratës Zero tolerancë për korrupsionin ekipa e eksperteve i perbere nga perfaqesues te odave ekonomike,sektori publik ,profesor univerzitar dhe perfaqesues nga mediat dhe sektorit joqeveritar pergaditen nji list te kriteriumeve ne baze te cilave do te behet vleresimi i kompanive.
Metodologji
Ekipi i ekspertëve dhe Komiteti menaxhues i projektit harmonizuan procedurën dhe afatet vijuese për zgjedhjen e kompanisë me menaxhim të mirë korrporativ.
- Të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjen kanë të gjitha kompanitë e regjistruara në Republikën e Maqedonisë.
- Kompanitë duhet të dorëzojnë përgjigje për secilën pyetje të parashtruar të kritereve për evaulim
Me ç’rast duhet të theksohet numri i saktë i pyetjes mbi të cilën ndërlidhet sqarimi.
- Me përgjigjen e dorëzuar të dorëzohen dokumentetet apo informatat prej të cilave mund të vërtetohet pohimi.
- Përgjigjet e pytësorit dhe dokumentet të dorëzohen më së voni deri më 2 dhjetor 2009 në adresë të organizatës joqeveritare “Transparencë-Zero Korrupsion”, rru. Naum NaumovskiBorçe 58, fak p 270 1000 Shkup.
- Ekspertët do t’i shqyrtojnë dokumentet dhe do ta kryejnë zgjedhjen e kompanive, çertifikata do t’u ndahen kompanive të cilat do të fitojnë 90 për qind të pikave të parapara.
- Çertifikatat kompanive të zgjedhura do t’u ndahen në konferencën finale e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2009.
Ju bëjmë thirrje që të kyçeni në këtë aktivitet i cili ka për qëllim përforcimin e standardeve në punën korrporative, por edhe përforcimin e masave gjithpërfshirëse për zero tolerancë për korrupsionin në Republikën e Maqedonisë.
Pergjigjet e dhena pa dokumentacionin perkates nuk do te meren parasysh.