Emetimi publik i incizimeve, që u bë arsyje për përplasje politike, fitoi 11 vota “të turbullta” në anketën “Pastër – Turbullt” të Agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë – zero korrupsion”, në të cilën morën pjesë 18 kryeredaktor të mediumeve të shtypit dhe elektronike.
Boshkoski pohon se deklarata e dhënë në Gjykatën në Pulë në vitin 2004, nuk është e tij, por është vetëm citat i raportit të ARM-së, që flet për aksion legjitim, të aprovuar nga presidenti Boris Trajkovski në Lubeten në vitin 2001. Mbështetësit e Johan Tarçullovskit, i cili është dënuar nga Haga dhe emrin e të cilit Boshkoski e përmend, e akuzuan “vëllin” për tradhëti. Boshkoski u përgjigj se ish-partia e tij po bën fushatë kundër tij.
Pesë vota “të turbullta” fitoi qëndrimi i kryetares së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Mirjana Dimovska, e cila njëkohësisht është edhe drejtoreshë e servisit të parë programor të Televizionit të Maqedonisë, ndërsa në kët nuk sheh përplasje të interesave.
“Tek kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka kurrfarë përplasje interesash”, iu përgjigj Dimovska deputetit Mende Dinevski, i cili në Kuvend e potencoi kryetaren e Komisionit për antikorrupsion si “shembull shkollor për konflikt të interesave”.
Parregullsitë në punën financiare të ish-presidentit të shtetit Branko Cërvenkovski, të cilat i konfirmoi revizioni fituan dy vota “të turbullta”.
Në anketën për nëntor nuk u bë zgjedhja e ngjarjeve të pastra.
Në anketën “Pastër – Turbullt” morën pjesë televizionet, A1, Alsat, Alfa, Kanal 5, Telma, Nasha TV, radio Kanal 77, gazetat e përditshme Biznis, Vest, Vreme, Dnevnik, Lajm, Nova makedonia, Utrinski vesnik dhe javoret Globus, Kapital, Fokus dhe Forum.
Anketa “Pastër-Turbullt” si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet tashmë pesë vite.