Kështu vendosën 17 kryeredaktorët e mediumeve elektronike dhe të shtypit, të cilët morën pjesë në anketën Pastër – Turbullt të agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe të organizatës “Transparencë-zero korrupsion”.
Në vendin e dytë në ngjarjet më të turbullta të vitit të kaluar, me tetë vota, u gjend emetimi i video materialit në të cilin njeriu i parë Inspektoratit shtetëror për tregti i premton një pronari të diskotekës se do të gjenë mënyrë që klubit konkurrent t’i shkruhen gjoba.
Në vendin e tretë me gjashtë vota në ngjarjet e turbullta janë fushatat, reklamat, kumtesat dhe thirrjet për të cilat janë shpenzuar 10 milionë euro.
Sipas raportit të Entit shtetëror për revision, Qeveria në vitin 2008 madje 49 për qind të buxhetit të vet e shpenzoi për fushata dhe reklama. Revizioni njoftoi edhe për furnizimet problematike publike dhe punësimet.
Ngjarja më e pastër, e cila fitoi 11 vota, në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit të kaluar, sipas kryeredaktorëve është vendimi i Gjykatës së Apelit që ta pezullojë aktgjykimin me të cilin EVN-ja duhej t’i paguante ELEM-it 200 milionë euro.
Gjykata e Apelit vlerësoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore si kundërthënëse, të paqartë dhe pa fakte të sqaruara si duhet.
Me tetë vota në vendin e dytë është pezullimi i tenderit për autobusat dykatëshe për transportin publik të Shkupit.
Anketa “Pastër – Turbullt” zbatohet çdo muaj tashmë pesë vite, në fund të vitit bëhet anketë vjetore me ngjarje të orfuara të anketave mujore. Kryeredaktorët mund të votojnë për tre ngjarje të pastra dhe tre të turbullta. Në këtë anketë morën pjesë: televizionet A1, Alsat- M, Kanal 5, Telma dhe Nasha Tv, radioja Kanal 77, gazetat Dnevnik, Vest, Utrinski vesnik, Vreme, Veçer, Nova Makedonia dhe Biznis, javoret Forum, Fokus, Kapital dhe Globus.