Kështu vendosën 17 kryeredaktorët e mediumeve të shtypit dhe ato elektronike, të cilët morën pjesë në anketën Pastër-Turbullt të agjencisë së lajmeve Makfaks dhe të organizatës joqeveritare “Transparencë zero korrupsion”.
Komisioni për çështje juridike dhe të drejtave të njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës shprehu brengosjen për shkak të mendimit të qytetarëve në Maqedoni se gjyqësia është e korruptuar, që rezultoi me nëntë vota të “turbullta”.
Tetë vota fitoi drejtori i Agjencisë për programe arsimore evr]opiane, i cili ka shpenzuar para nga fondet evropiane në organizata joqeveritare në familjarët dhe miqtë e tij, në kundërshtim të ligjeve.
Interpelanca për shkarkimin e Mirjana Dimovska nga posti i kryetares së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit është ngjarja më e “pastër” në janar, me 13 vota të fituara.
Katër vota të “pastra” fitoi edhe fillimi i udhëheqjes elektronike të lëndëve gjyqësore në shtet, me çka qytetarëve u mundësohet qasje e plotë deri ku ka mbërritur ndonjë proces gjyqësor.
Anketën mujore “Pastër-Turbullt” agjencia Makfaks dhe “Transparencë zero korrupsion” e organizojnë nga viti 2004.
Në anketën për muajin janar morën pjesë kryeredaktorët e televizioneve: A1, Alsat, Kanal 5, Nasha TV, Telma, radio Kanal 77, gazetave të përditshme Biznis, Vest, Vreme, Dnevnik, Lajm, Nova Makedonia dhe Utrinski vesnik, javoret Globus, Fokus, Forum dhe Kapital.