22.03.2010 Pacientë të qyteteve tjera në shtet për intervenime banale, si fshikës e bllokuar, gëlltitje të tre hapave të leksiliumit apo, nga ana tjetër, operacion të zorrës së verbër, për çdo ditë nisen drejt klinikave të Shkupit.
Me riudhëzimin e personit të sëmurë humbet kohë e çmueshme për shërim, siç ishte rasti me pacientin Dushko Mamuçevski nga Berova, i cili ndërroi jetë pasi që e shëtitën prej klinike në klinikë, që është ngjarja më e turbullt për muajin shkurt.
Agonia dhe gjendja e keqe në klinikat në brendinë e vendit fitoi 11 vota “të turbullta” në anketën “Pastër-Turbullt” të agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë – zero korrupsion”, në të cilën morën pjesë 17 kryeredaktorë të mediumeve të shtypura dhe elektronike.
Gjendja e këtillë në shëndetësi është rezultat i pazarllëqeve disavjeçare politike dhe pastrimit të hesapeve, të mbështetura në kënaqjen e interesave të individëve dhe partive politike.
Kuadër jokompetent i menaxherëve, procedura të këqija tenderi, politikë e keqe për furnizim të ilaçeve dhe pajisjes medicinale.
Pesë vota “të turbullta” mori sjellja e papërgjegjshme e shtetit dhe vetëqeverisjes lokale për rritjen e nivelit të ujit të Liqenit të Ohrit.
Rajoni me javë të tëra është nën kërcënimin e përmbytjeve, janë bërë dëme të mëdha mbi objektet private dhe infrastrukturore, me çka doli në sipërfaqe se interesat partiake janë lënë mbi interesat e qytetarëve dhe Ohrit, i cili nuk u takon vetëm politikanëve por paraqet të mirë publike të mbrojtur nga UNESKO.
Marrëveshja shitblerëse me të cilën Telekom Sllovenia bleu operatorin telefonik “Cosmofon”, tani i riemërtuar në “One”, fitoi një votë “të turbullt”.
Në anketën për muajin shkurt nuk është bërë zgjedhje e ngjarjeve të pastra.
Në “Pastër-Turbullt” marrin pjesë televizionet A1, Kanal5, Telma, Nasha TV, Alsat-M, radio Kanal 77, të përditshmet Biznis, Vest, Utrinski vesnik, Dnevnik, Vreme, Lajm, Nova Makedonija dhe javoret Globus, Kapital, Fokus dhe Forum.
Anketa “Pastër-turbullt”, si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet tashmë pesë vjet.