25.03.2010 Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancë të rregullt me pikë të vetme të rendit të ditës zgjodhi Ilmi Selamin kryetar të Komisionit.
Selami është zgjedhur me katër vota “për” prej gjithsej shtatë votave, ndërsa kundërkandidat i tij ishte Zoran Dodovski.
“Të gjithë nga Komisioni janë të vetëdijshëm për sfidat që qëndrojnë para nesh se duhet të tregojmë efikasitet edhe në këtë plan forcat do t`i dyfishojmë. Nuk vlerësoj se Komisioni deri tani nuk e kryente punën e vet, meqë secili që punon edhe gabon, por konsideroj se gjithmonë punët mund të punohen më mirë”, deklaroi Selami pas seancës në të cilën është zgjedhur kryetari i Komisionit antikorrupsion.
Ai tha se do t`i kushtojë vëmendje të veçantë atyre pikave që ishin në Raportin e KE-së të vlerësuara si negative.
Në seancën u paraqitën edhe Mirjana Dimovska dhe Zoran Dodevski.
Seanca është thirrur me kërkesë të pesë anëtarëve të Komisionit, e jo si deri tani nga kryetari i Komisionit. Thuajse pesë javë ky institucion nuk kishte kryetar formalisht të emëruar qëkur Dimovskës i skadoi mandati.
Ndërkohë, ajo ishte e zënë me interpelancën, e më pas ka pushuar së paraqituri në vendin e punës për arsye shëndetësore, pas çka puna e Komisionit Antikorruptues ishte praktikishte e bllokuar.
Burimi: Makfax