26.10.2010 Republika e Maqedonisë zuri vendin e 62-të sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2010 të Transparensi Interneshënël, në konkurencë të 178 shteteve, që paraqet përparim prej nëntë vendeve në krahasim me vitin e kaluar.
Në shkallën prej 0 deri në 10-të pikë të indeksit, Maqedonia ka 4.1 pikë të indeksit, që paraqet përmirësim për 0.3 pikë të indeksit në krahasim me vitin e kaluar.
Me këtë rezultat Maqedonia së bashku me Kroacinë zuri vendin e dytë në mesin e shteteve të rajonit më të gjerë, ndërsa para tyre gjendet vetëm Turqia.
Kryetarja e Transparencë Zero Korrupsion në Maqedoni Sllagjana Taseva thekson se ky krahasim me shtetet tjera nuk duhet të na mashtrojë, meqë Maqedona ka edhe shumë punë që të mund të tejkalojë pesë pikë të indeksit.
Burimi: Makfax