Ekipi i ekspertëve harmonizuan procedurën dhe afatet vijuese për zgjedhjen e kompanisë me menaxhim të mirë korrporativ.
1. Të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjen kanë të gjitha kompanitë e regjistruara në Republikën e Maqedonisë.
2. Kompanitë duhet të dorëzojnë përgjigje për secilën pyetje të parashtruar të kritereve për evaulim
Me ç’rast duhet të theksohet numri i saktë i pyetjes mbi të cilën ndërlidhet sqarimi.
3. Me përgjigjen e dorëzuar të dorëzohen dokumentetet apo informatat prej të cilave mund të vërtetohet pohimi.
4. Përgjigjet e pytësorit dhe dokumentet të dorëzohen më së voni deri më 26 nëntor të vitit 2010 në adresë të organizatës joqeveritare “Transparencë-Zero Korrupsion”, rru. Naum Naumovski Borçe 58, fak p 270 1000 Shkup.
5. Ekspertët do t’i shqyrtojnë dokumentet dhe Çertifikata do t’u ndahen kompanive të cilat do të fitojnë 90 për qind të pikave të parapara.
6. Çertifikatat kompanive të zgjedhura do t’u ndahen në ditën botërore kundër korupsionit me 9 dhjetor 2010.
Ju bëjmë thirrje që të kyçeni në këtë aktivitet i cili ka për qëllim përforcimin e standardeve në punën korrporative, por edhe përforcimin e masave gjithpërfshirëse për zero tolerancë për korrupsionin në Republikën e Maqedonisë.
Për më shumë informata vizitoni web faqet : www.transparency.org.mk , www.mchamber.mk , www.oemvp.org