19.09.2012 Si pjesë e obligimeve të ndërmarra nga ana e Maqedonisë në kuadër të Dialogut qasës të nivelit të lartë, Ministria e Drejtësisë i përgatiti Projektligjin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Financimin e Partive Politike, si dhe të Ligjit për Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje, dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, informoi sot në konferencë për shtyp ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Ai sqaroi se edhe pse këto korniza ligjore përshkruajnë të drejtat themelore të qytetarëve, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të popullatës civile, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike në vend, ndryshimet e mëtejshme të tyre janë miratuar në përputhje me ndërhyrjen e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare, si nevojë nga instalimi i rekomandimeve nga Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011.
“Me propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor realizohen disa nga propozimet e drejtuara nga Raporti përfundimtar me theks të veçantë në rekomandimet prioritare si ndarja e shtetit nga partitë politike, financimi i fushatës zgjedhore, mediat dhe vëzhgimi i zgjedhjeve, publikimi i rezultateve zgjedhore, procedurat për ankesa dhe apele, si dhe përmirësimin e paqartësive në Kodin Zgjedhor”, sqaroi ministri i Drejtësisë.
Propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e partive politike janë realizuar në drejtim të implementimit të rekomandimeve të bëra në raportin përfundimtar të Këshillit të Evropës (GREKO) në pjesën: “Financimi transparent i partive politike”. “Në këtë mënyrë nuk ka dyshim se reforma e legjislacionit zgjedhor duhet të vazhdojë në mënyrë që të përmirësojë vendimet ligjore në përputhje me analizën krahasuese të legjislacionit evropian, por edhe të parashihen aktivitetet e duhura për zbatimin konsekuent të ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet”, tha ai.
Ligji mbi Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, megjithatë, sipas tij, duhet ta garantojnë lirinë e shprehjes dhe informacionit si një nga bazat themelore të një shoqërie demokratike. Me sjelljen e tyre do të dekriminalizohen fyerja dhe shpifja. Me miratimin e tyre, tha ai, tërësisht bëhet dekriminalizimi i fyerjes dhe shpifjes.
Ai sqaroi se materia e përgjegjësisë qytetare për fyerje dhe shpifje është e rregulluar me Ligjin e ri për Përgjegjësinë Civile për fyerje dhe shpifje. “Me këtë rast, veçanërisht janë të rëndësishme parimet mbi të cilat bazohet Ligji për të cilat i jepet përparësi Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Dispozitat ligjore janë në korrelacion të plotë me praktikën dhe vendqëndrimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila bazohet në nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut”, tha ai.
Burim:KOHA
Post Views: 133