Shkup, 12 tetor – Mbështetja e përpjekjeve anti-korrupsion dhe kontributi për një luftë efikase kundër korrupsionit në arsim dhe sport, është qëllimi i debatit të përkrahur nga OSBE që filloi sot në Shkup.
Gjatë këtij takimi, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Transparency International-Maqedoni dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), janë prezantuar rezultatet e sondazhit të përkrahur nga OSBE lidhur me perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në arsim dhe sport.
Pjesëmarrësit nga shoqëria civile dhe institucionet qeveritare, si dhe qytetarë dhe përfaqësues të mediave, shkëmbyen pikëpamjet mbi rezultate e sondazhit dhe diskutuan mënyrat si të luftohet më mirë korrupsioni në arsim dhe sport. Burim: Zhurnal