Shkup, 5 nëntor – Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Transparency International – Maqedoni organizon konferencë dy-ditore mbi sistemin e integritetit dhe politikat parandaluese anti-korrupsion.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të paraqesë dhe shkëmbejë përvojat lidhur me modelet e ndryshme legjislative në zbatimin e konceptit të integritetit në institucionet publike dhe të politikave parandaluese anti-korrupsion.
Përfaqësuesit e agjencive anti-korrupsion dhe ekspertë të pavarur nga Sllovenia, Moldavia, Rumania, Bullgaria dhe Serbia do të prezantojnë përvojat e vendeve të tyre lidhur me aplikimin e modeleve të integritetit në institucionet e tyre kombëtare.
Me këtë rast, zëvendës ambasadorja e Misionit të OSBE-së në Shkup Natalya Drozd, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Lubinka Koraboska, dhe kryetarja e Transparency International-Maqedoni, Slagjana Taseva, do t’iu drejtohen të pranishmëve.
Burim: Zhurnal