8.12.2012 , Me rastin e 09 Dhjetor Dita ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, Transparency International – Maqedonia organizoi një kampanjë nën moton “Bashkohu edhe ti në luftën kundër korrupsionit – Tërhiq vijën e kuqe.” Kampanja u zhvillua në tre qytete Shkup, Tetovë dhe Shtip, ku TI-Maqedoni ka zyrat e saj.
Në Shkup, kampanjë u zhvillua në qëndrën tregtare të qytetit-GTC vend ku ka një numër i madh qytetarësh . Janë përfshirë dy zona këmbësorësh në përdhesë të GTC. Qytetarët përmes banerat të vendosur, fletushka dhe biseda u informuan rreth punës së TI-Maqedoni dhe aktivitetet e saj. Ka pasur njerëz të cilët ishin të interesuar veçanërisht për “Tërhiq vijën e kuqe” dhe se si funksionon ueb faqen www.prijavikorupcija.org. Ata ishin të informuar për procedurën e regjistrimit të rastit dhe shqyrtimin e raporteve të cilat mund të shqyrtohen sipas lokacionit dhe kategoritë.
Në Shtip në shumë vende në qytet ishin vendosur një numër të posterave dhe fletushka të shpërndara me përmbajtje informative për funksionimin e TI – Maqedonia si mund të aplikojë për të marrë këshilla juridike dhe ndihmë për ata që janë ballafaquar me problemin e korrupsionit.
Shtandi ishte vendosur në Sheshi Sloboda.
Në të njejtën kohë, qytetarët janë të informuar se ata mund ti dërgojnë parashtresat për korrupsionin në Qendrën ekzistuese e TI-Maqedonisë zyra për këshilla dhe ndihmë juridikenë Shtip.
Fushata Tetovë u zhvillua në qendër të qytetit.. Pranë Qendrës së kulturës afër Sheshit ishin vendosur materiale informative. Qytetarët në rrugët në zonën qendërore ishte shpërndarë materialit informativ, fletushka dhe kalendarët me moton e kampanjës.