17.01.2013 Maqedonia edhe këtë vit radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira sa i përket kufizimit të respektimit të lirive politike dhe atyre civile. Kështu flasin të dhënat nga raporti më i ri i organizatës joqeveritare ‘Freedom House’.
Në këtë grup bëjnë pjesë gjithsej 58 shtete në mesin e të cilave edhe Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Moldavia, Pakistani etj. Shtetet e tilla, sipas raportit, uajnë shpesh nga një mjedisi i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, grindjet fetare e etnike dhe nga dominimi i skenës politike nga një parti e caktuar. Nga vendet e rajonit, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira. Raporti vlerëson se numri i vendeve të lira në vitin 2012 ishte 90, nga gjithsej 195 shtete në botë. Numri i vendeve me liri të pjesshme është 58 ndërsa 47 vende në botë, janë jo të lira. Në raport thuhet se ky është viti i shtatë me radhë që liria në botë shënon rënie.
Burim: Time.al