Uashington, 19 janar 2013 (MIA) – Në seancën e re në procesin gjyqësor për aktivitet korruptuese në Magjar Telekom dhe Dojçe Telekom në Maqedoni dhe në Mal të Zi, janë shqyrtuar argumentet e të dyja palëve për kompetencën e gjykatës së Nju-Jorkut.
Komisioni amerikan për letra me vlerë, e cila e ngriti procesin kundër tre ish drejtorëve të Magjar Telekom, Elek Shtraub, Andrash Balog dhe Tamas Moravi, dëshmon se Gjykata Jugore e Qarkut në Nju-Jork ka kompencë në procesin, për shkak se T-Moblile është kompani e cila vepron edhe në tregun amerikan, ndërsa një pjesë e komunikimit të cilën e kanë zhvilluar menaxherët e akuzuar ka kaluar përmes SHBA-së.
Tre të akuzuari, të cilët janë përfaqësuar nga kompanitë e mëdha të avokatëve nga Uashingtoni “Skaden Arsëp Sllejt, Megaer dhe Flom” dhe “Hogan Lovels”, mbrohen se gjykata nuk është kompetente për shkak se veprat janë kryer jashtë vendit. Të dyja palët, në seancë që u mbajt më 17 janar, i kanë dorëzuar të gjitha argumentet deri te gjykatësit Riçard Salivan.
Tani për tani nuk janë caktuar seanca të reja për rastin, dhe pritet nga gjykatësit të sjell vendimin e tij, nëse do të vazhdojë procesi. Drejtorët janë të akuzuar se i kanë blerë autoritet e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në Maqedoni korrupsioni ka filluar në vitin 2005, ndërsa të hollat janë paguar me marrëveshje me përfaqësuesit e lartë qeveritar, me qëllim që të pengohet hyrje e operatorit të ri në tregun e Maqedonisë, dhe të mbahet monopoli i Magjar Telekom dhe Dojçe Telekom, nëpërmjet Telekomunikacionit të Maqedonisë. Në Mal të Zi të hollat janë paguar që të privatizohet Telekomi malazez. Ky është procesi i dytë që zhvillohet në SHBA për të njëjtin rat. Magjar Telekomi dhe Dojçe Telekom veçmë u paguan dënim prej 95 milionë dollarëve autoriteteve amerikane, për shkak këtij rasti.
Burim:Idividi shq