Sipas Freedom House, Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe. Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë-Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.
Raporti i ri për Lirinë e Medias i ‘Freedom House’ e rendit Maqedoninë në vendin e fundit në rajonin e Evropës Juglindore, për lirinë e mediave. Maqedonia vlerësohet si e fundit, me rënie të thellë për sa i përket lirisë së medias.
Sipas Freedom House, Maqedonia thuhet se ka shënuar ulje të madhe. Në tabelën e radhitjes së vendeve të anketuara, Serbia së bashku me Malin e Zi hyjnë në vendin e 75-të, Kroacia në të 83-tin, Bosnjë-Hercegovina në të 95-in, Kosova në vendin e 97, Shqipëria në vendin e 107 si dhe Maqedonia e fundit në atë të 115-in.
Kryeredaktori i gazetës ‘Koha’ Besim Iljazi, tha për ALSAT M se raporti i fundit i ‘Freedom House’ nuk është befasi, për shkak se prej vitesh Maqedonia shënon rënie të lirisë së shtypit. “Kjo rënie për mendimin tim i dedikohet më tepër varshmërisë së medias nga politika, respektivisht të financimit të medias.
Tani më nuk ekziston ajo forma e presionit klasik ndaj medias siç ishte në të kaluarën, por kemi një formë siç e quaj unë shumë substile të presionit dhe varshmërisë, kjo është forma e kushtëzimit përmes reklamave.
Definitivisht këtu duhet ndryshuar dhe respektuar parimet e ekonomisë së tregut , respektivisht shikueshmërisë, lejueshmërisë dhe gjithë pakos së kritereve që shkojnë me këtë”, tha Besim Iljazi, kryeredaktor në gazetën ‘Koha’.
Redaktori në televizionin ‘Alfa’ Zoran Fidanovski vlerëson se vet ky fakt është vërtet shqetësues për Maqedoninë. “Të jem i sinqertë, mua nuk më befason aq shumë, pasi kjo situatë është pasojë e gjithë asaj që po ndodhë në Maqedoni në vitet e fundit, se çdo vit në profesionin tonë ne po shkojmë më keq.
Ambienti dhe klima për punën e mediave nuk është e shëndetshme, ndikimet politike dhe varshmëria ekonomike e mediave janë primare dhe e gjithë kjo rezulton me një raport të tillë të ‘Freedom House’, tha Zoran Fidanovski, redaktor në tv ‘Alfa’. Për nga notimi, Shqipëria ka marrë notën 51, Kosova 49, Bosnjë-Hercegovina notën 48, Mali i Zi e Serbia kanë marrë notën 35 dhe e fundit Maqedonia me notën 54.
Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në kategorinë e shteteve me liri të pjesshme të medias. Në këtë raport të ‘Freedom House’, Shqipëria ka marrë notë më negative sesa Kosova.
Në raportin e “Freedom House”, vendet skandinave janë radhitur sërish të parat për lirinë e shtypit, kurse 10 vendet e fundit janë Siria, Kuba, Guinea, Irani, Bjellorusia, Eritrea, Uzbekistani, Turkmenia dhe Koreja Veriore.
“Freedom House” është organizatë joqeveritare që studion dhe promovon demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut. Ajo u themelua në vitin 1941 në SHBA.
Burim: Yll press