Më 04.03.2013 në Shtip, Transparency International – Maqedoni ka mbajtur një Tryezë të rrumbullakët me temë: “Qytetarët kundër korrupsionit”. Në ngjarjen ishin të ftuar personat përgjegjës të përcaktuar për bashkëpunimin nga institucionet e nivelit lokal dhe rajonal, qytetarët e komunës së Shtipit dhe rajoni më të gjerë.
Me fjalimin kryesor Kryetraja e Transparency International – Maqedoni Dr Sllagjana Taseva e ka hapur ngjarjen, që ishte ndjekur me një prezantim mbi punën e Qendrave për këshilla dhe ndihmë juridike për periudhën e vitit 2012 dhe 2013, me theks të veçantë mbi punën e zyrës në Shtip.
Në diskutimin ishin të inkuadruar shume nga të pranishëm, duke dikutuar në lidhje me problemet e korrupsionit në gjyqësi dhe organeve qeverisëse. Një numër i madh i qëndrimeve u prezantuan se qytetarët janë ende të frikësuar për të raportuar korrupsionin ose ata ndihen të pasigurt në lidhje me ndryshimet në cilësinë e vendimeve gjyqësore, evazionit fiskal, problemi me korrupsionin në punsimin dhe nepotizmin.
“Është e nevojshme të punojmë për të zvogëluar korrupsionin dhe këto debate dhe ngjarjet ndihmojnë për dhënie informacionesh shpjeguese” kanë porositur debatuesit.