26.06.2013 Transparensi Interneshënëll – Maqedoni organizoi tryezë të rrumbullakët në temën:‘’Qytetarët në luftë kundër korrupcionit’’ e cila u mbajtë në 26.06.2013 në Shtip në Hotel Oaza. Fjalim hyrës në këtë ngjarje mbajti D-r Sllagjana Taseva, Kryetare e Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, si dhe Kryetari i Komunës së Shtipit M-r Ilço Zahariev. Në vazhdim pasoi prezentimi i punës së deritanishme të Qendrave për këshillë dhe ndihmë juridike në 10 muajt e kaluar, ku me vëmendje të veçantë u theksua zbatimi i linjave pa pagesë për paraqitjen e korrupcionit si dhe implementimi i Ligjit për kontroll të brendshëm publik.
Qytetarët pjesmarrës gjatë diskutimit i theksuan problemet me korrupcionin në Jurispodencë dhe punën e organeve administrative. Prej kësaj rezultoi edhe përfundimi se qytetarët në luftë kundër korrupcionit gjithnjë e më shumë përfshihen me vetiniciativë, por ndihmën e kërkojnë nga zyrat e ,, Transparensi Interneshënëll’’ – Maqedoni.

Analizat flasin se qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë na besojnë dhe në vend që te komisioni për Antikorrupcion, ankesat i paraqesin në zyrat tona, thot Sllagjana Taseva, kryetare e ,, Transparensi Interneshënëll’’ – Maqedoni.
Këtë pohim, e vërtetoi edhe hulumtimi që në muajin maj e bëri Qendra për gazetarinë hulumtuese Skup –Maqedoni, sipas të cilës askush nuk raporton korrupcion në telefonat të cilat janë të hapura për këtë qëllim në institucione.
Në këtë ngjarje ishin të ftuar personat përgjegjës nga institucionet e nivelit lokal dhe rajonal, qytetarë nga Komuna e Shtipit dhe regjionit më të gjërë.