25.03.2014 TI – Maqedoni me datë 24 mars 2014 në Shtëpin e ARM-së – Tetovë mbajti punëtori me temë ‘’Guxo – Lajmëro korrupsion’’ , si pjesë e aktiviteteve të cilat realizohen në kuadër të projektit ‘’Qendra për këshillë dhe ndihmë juridike në Shkup, Tetovë dhe Shtip’’ e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë.
Prof.D-r Sllagjana Taseva, Kryetare e TI – M theksoi se në veçanti është e rëndësishme të inkurajohen qytetarët të lajmërojnë raste të korrupsionit. Por gjithashtu e potencoi edhe faktin se vetëm me mbështetje të ndërsjellë, bashkërishtë, mund të përparohet në luftën kundër korrupsionit, dhe në këtë mënyrë të mundësohet sundimi i ligjit dhe zhvillimi i demokracisë.
Në punëtori u prezentuan rezultatet e arritura dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr TI – M në nivel kombëtar dhe rajonal, me referencë të posaçme dhe prezentim të rasteve konkrete në të cilat zyra në Tetovë ka vepruar.

Numri i madh i pjesmarrësve, përfaqsues të Komunës së Tetovës dhe Jegunovcës, shumë institucione publike, organizata qytetare, gjykatës, avokat, prokuror publik, si dhe qytetarët kishin mundësi në mënyrë aktive të kyçen në diskutim duke folur për problemet në nivel lokal me të cilat ballafaqohen çdo ditë.