Si kënaqësi të vetme kanë mundësinë që publikisht të shprehin golgotën dhe torturën që kanë përjetuar, dhe drejtësinë, si zakonisht, do ta kërkojnë jashtë vendit.
Libreza partiake, përkundër diplomës universitare, njohjes së gjuhëve të huaja, përvojës së punës dhe kompetencës vazhdon të jetë letra e fortë gjatë punësimit, veçanërisht në administratën publike ose shtetërore. Ajo hap dyert shumë më lehtë, dhe i mbyll për ato që nuk e posedojnë, në të vërtet, që nuk e posedojnë letrën e vërtetë. Dhe kështu, derisa disa i gëzohen punës së re shtetërore, të tjerët çdo ditë frikësohen se do të humbasin kafshatën e punës, pasi nuk posedojnë dokumentin e duhur në xhep, provën për “kualifikimin” e tyre.
Deri tani, shumë qytetarë kanë humbur punën për shkak të diskriminimit politik, por fatkeqësisht gati se asnjë prej tyre nuk ka arritur të vërteton padrejtësinë. Ligji për mbrojtje nga diskriminimi është miratuar prej më shumë se katër vjet, por gjatë kësaj kohe asnjë qytetar nuk ka arritur të vërteton se është diskriminuar në vendin e punës për shkak të përkatësisë politike që është e pabesueshme, pasi partizimi i administratës shtetërore është shumë i dukshëm.
Si duket, është më lehtë për gjyqet të mbajnë anën e organeve shtetërore se sa anën e qytetarëve. Dhe për këtë shkak qytetarët më rrallë i paraqesin rastet e tilla, duke ditur prej më herët se betejën e kanë humbur.
IA KANË ZVOGËLUAR RROGËN, PASI KA MARR NGA UJI PËR PIJE
Por, përsëri ka disa paraqitës, të cilët duan të lënë gjurmë institucionale për padrejtësinë që kanë përjetuar, dhe një pjesë e tyre zgjedhin të njoftojnë publikun që qartë të kuptohet se çfarë kanë përjetuar.
Një prej tyre, që ka vendosur të futet në betejë institucionale është Nebojsha Trajkovski, ai para 10 ditësh është larguar nga vendi i punës në Kriva Pallankë, ku ka qenë i punësuar prej vitit 2007. Ai zgjodhi të flet publikisht edhe për “Fokus”, që të gjithë të kuptojnë se me vite ka qenë i nënshtruar shtypjes së madhe, manipulimeve dhe torturës pasi nuk ka qenë simpatizues i VMRO-DPMNE. Tre muajt e fundit ka qenë i suspenduar, që me 22-in e këtij muaji t’ia dorëzojnë shkresën për largim nga puna.
-Kur kryetari i komunës Arsenço Aleksovski erdhi në pozitën e kryetarit të komunës, ai largoi nga puna 18 të punësuar, të cilët nuk i takonin partisë në pushtet, nën pretekstin se nuk paska financa.
Kurse beteja e tij për vendin e punës ka nisur në shtator të vitit 2013. Atëherë, sipas tij, kryetari i komunës për shkak të mostolerimit dhe frustracionit personal ndaj tij, në mënyrë të paligjshme e ka anuluar vendin e tij të punës si bashkëpunëtor për evidentim të tatimeve dhe taksave lokale, vend që ka rëndësi thelbësore për komunën pasi nëpërmjet atij mblidhen 80 për qind të të ardhurave të komunës.
-Me këtë vërtetohet se kryetari i komunës është i gatshëm të bën keqpërdorim të drejtpërdrejtë të të ardhurave të komunës, vetëm me qëllim që plotëson dëshirën e vet dhe të hakmerret, thotë Trajkovski.
Ai është ankuar tek Agjencia për administratë, ku ia kanë pranuar ankesën, por pas 20 ditë kryetari i komunës përsëri ka anuluar vendin e punës. Për këtë shkak, me sistematizimin e ri në vitin 2014 është vendosur në vend të ri të punës, ku nuk ka pasur kushte elementare për punë, as kompjuter, as tavolinë. Thotë se çdo ditë, me shkrim dhe me gojë ka kërkuar kushte elementare për punë, por nga drejtuesi i është thënë se pikërisht ky qenka edhe qëllimi, që ai mos të mund të kryen punën e vet dhe në fund të largohet prej pune.
-Prej asaj dite shtypjet dhe kontrollet u shpeshtuan dhe gjendesha në situata shumë të pakëndshme, madje edhe kur kisha nevoja fiziologjike dhe duhet të shkoj në tualet, duheshe të kërkoj leje. Tani, kjo torturë dhe maltretim psikik më kanë shkaktuar probleme serioze shëndetësore. Më kanë ndëshkuar me disa dënime sepse më kanë vërejtur në arkiv të vendos disa dokumente zyrtare si dhe për atë që kam dalë të bush ujë në shishe, sepse në zyrën nuk kemi pasur çezmë, thotë Trajkovski.
Ajo shton që verën e kaluar, për ditëlindje, nga ana tjetër, si “kartolinë” nga kryetari ka marrë një vendim për ndalimin e pushimit vjetor ndonëse vendimi ka qenë i plotfuqishëm juridikisht. Për shkak të situatës së re ka dashur të mungojë në udhëtimin vetëm të paguar në Paris.
– Në ditën para se të nisem për në pushim mora një detyre pune për selektimin e më tepër se 5,000 vendimeve për tatim të pronës, që është e pamundshme të bëhet për një ditë, thotë Trajkovski, që shton se për këtë torturë që ka qenë i ekspozuar si nëpunës administrativ ka paraqitur me tepër parashtresa tek institucione të shumtë.
I PUNËSUAR POHON QË ËSHTË KURDISJE, KRYETARI I KOMUNËS MOHON
Goditjen e fundit, siç sqaron edhe vetë, e kishte pësuar para disa muajsh kur ishte i akuzuar që me vullnetin e tij kishte punësuar person të dërgesa në komunë?! Më saktë, në vendimin e tij për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës theksohet që Trajkovski, madje 143 herë i ka dhënë dokumente zyrtare për dorëzim, në afat prej dy muajve, një personi për dorëzim që nuk ka pasur pëlqim nga udhëheqësi ose kryetari i komunës. Në fakt, del që ai vetë ka bërë punësimin në komunë, që ka ana tjetër gjatë dorëzimit të materialeve nuk ka bërë asnjë gabim, gjegjësisht në asnjë mënyrë nuk ka dëmtuar komunën.
Trajkovski sqaron se nuk ka pasur kompetenca dhe nuk ka mundur të punësojë dikë. Thotë që personin për dërgesa e kanë takuar dhe vërejtur të gjithë në komunë, ndërsa për atë ka qenë informuar edhe udhëheqësja e saj, me anë të raporteve me shkrim që i janë dorëzuar çdo ditë, gjegjësisht aty Trajkovski me emër dhe mbiemër e përmend personin për dërgesa si një person të cilit i jep dokumentet. Udhëheqësja ka pranuar se gjatë procedurës disiplinore i ka nënshkruar raportet, por është arsyetuar se ato raporte nuk i ka lexuar?!
-Kisha edhe deklaratë të vërtetuar nga vet personi për dërgesa se unë nuk e kam angazhuar në komunë, por pasi kishte pasur shtypje, e ndryshoi deklaratën. Gjithashtu, ai katër muaj hynte dhe dilte prej komunës çdo ditë, madje mori pjesë edhe në ahengun e vitit të ri. Urdhrin që atij t’ia jap dërgesat e mora nga drejtuesja ime, pasi unë kisha ndalesë për tu larguar nga zyra. Ky është një manipulim i ligët, me qëllim që të më largojnë nga vendi i punës, që në fund edhe arritën ta bëjnë, thekson Trajkovski.
Trajkovski është ankuar tek Agjencia për administratë për vendimin për tu larguar prej pune, por siç ka pritur, për shkak të intervenimeve dhe shtypjeve të mëdha ka marr përgjigje negative. Thotë se tani nuk do të dorëzohet, por do të vazhdon betejën në Gjyqin e Kriva Pallankës.
Kryetari i komunës Aleksovski, këmbëngul se i punësuari është larguar nga puna për shkak të shkeljeve në vendin e punës.
-Ai nuk mund të punëson në komunë. Është e dukshme se ka vepruar gabimisht, gjithçka tjetër është spekulim. Kur u zgjodha si kryetar komune i nuk i ndryshova të gjithë drejtuesit që punonin në vendet e tyre të punës. Po të njëjtit janë edhe sot. Ajo lehtë mund të kontrollohet. Kështu që, nuk është e vërtet se jam hakmarrë politikisht, thekson kryetari i komunës Aleksovski.
MË LARGUAN NGA PUNA PASI NUK U BËRA VMRO-DPMNE
Edhe i riu Martin Stefanovski thotë se pasi nuk është përshtat me frymën e VMRO-DPMNE në pushtet, e ka humbur punën para do kohe. Ai, siç shpjegon, është larguar nga vendi i punës si ciceron i muzeut – edukues në Muzeun Arkeologjik në Maqedoni, por jo për shkak të punës së pakënaqshme, por për shkak të qëndrimeve të tija për ngjarjet aktuale politike dhe sjelljen në jetën private.
-Më larguan nga puna pasi nuk iu nënshtrova partisë, por mendoja me kokën time. Vet drejtoresha më ka tërhequr vëmendjen disa herë që edhe pse obligimet e punës i kryeja shkëlqyeshëm, mënyra si sillet jashtë vendit të punës, pjesëmarrja e shpeshtë në protestat antiqeveritare dhe statuset e mia në Fejsbuk nuk janë të pranueshme në institucionin ku punoja, pasi nuk qenka në rregull të pështyj mbi ato që më ushqejnë, thotë Stefanovski, që ka qenë pjesë e protestës për rastin me nëntëvjeçaren Tamara Dimovska, për rastin Martin Neshkovski dhe për disa të tjerë të cilëve ju kërkohej përgjegjësi nga institucionet qeveritare ose funksionarëve. Ai, siç thotë, edhe pse është i vetëdijshëm se me lëmine e tij arkeolog i diplomuar dhe historian i diplomuar vështirë do të gjen punë jashtë institucioneve qeveritare, nuk donë t’i përulet partisë.
Stefanovski tregon se ka menduar se është qesharake që dikush t’i jep vërejtje për atë që bën e si sillet jashtë vendit të punës.
-Nëse ato vërejtje do ishin për vonesa në vendin e punës, për kryerje joprofesionale të obligimeve të mia të punës, çfarë do gjëje që ka lidhje me punën time, unë do isha përmirësuar, por absolutisht askush nuk ka të drejtë të më tregon se si të mendoj, në çfarë të besoj, për kë të votoj në zgjedhje, çfarë muzike të dëgjoj ose ku të vë llajka në Fejsbuk. Unë isha i punësuar në pozitën ciceron i muzeut – edukues, dhe jo në pozitën � robit të DPMNE. Mua nuk më ushqente Gruevski, mua më ushqente dedikimi dhe dashuria ime ndaj vendit të punës, thotë Stefanovski, i cili shton se shumë koleg të tij kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në mitingjet qeveritare dhe në Muze janë mbajtur lista për praninë e tyre në ato ngjarje.
Ai, siç shpjegon për “Fokus”, nuk kërkon drejtësi institucionale për padrejtësinë që ka përjetuat, dhe nuk e pret atë, duke marr parasysh, siç thotë vendin në të cilin jetojmë. Por, për atë shkak ka pasur guximin dhe nëpërmjet një letre ka njoftuar publikun për atë që shumica vetëm më e dinë por nuk guxojnë ta shqiptojnë.
-Nuk kam librezë partiake, as që planifikoj të marr. Dua të arrij vet në jetë, me duart dhe trurin tim, pa mos huazuar nga partia. Fatkeqësisht, institucionet shtetërore na janë kidnapuar nga tiranët partiak dhe ata mbajnë peng jetën normale të qytetarëve në këtë shtet, konstatoi Stefanovski.
Nga Muzeu arkeologjik, i cili funksionon një vit të paplotë nuk arritëm të marrim deklaratë për largimin nga puna të këtij djaloshi dhe tre kolegë të tjerë. Zyrtarisht, ju është thënë se janë larguar nga puna për shkak të mungesës së financave. Siç ju është thënë, nuk ka pasur pajtim nga Ministria për Financa për punësim të vazhdueshëm pasi kanë pasur statusin e nëpunësve shtetëror në marrëveshje të përkohshme për marrëdhënie pune, dhe janë miratuar mjete vetëm për shtatë veta, pasi aq para kanë pasur, kurse katër është dashur të largohen nga puna.
KOMISIONI PËR DISKRIMINIM I VERBËR PARA DISKRIMINIMIT POLITIK
Ka edhe të tillë që aspak nuk kanë arritur të punësohen pasi vendi ka qenë i rezervuar për kandidat përkatës me përkrahje partiake. Pasi që në këtë mënyrë është ndjerë e diskriminuar sipas përkatësisë partiake, vitin e kaluar Juliana Mileska ka dorëzuar parashtesë tek Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, nëpërmjet Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut.
Ajo është ankuar pasi është refuzuar në konkursin për mësimdhënës në SH.F. “Zhivko Çingo” fshati Velogoshti, Ohër, pasi sipas asaj që thotë, drejtori i ka thënë se nuk do zgjidhet përskaj kualifikimeve që i posedon, pasi nga shtabi i VMRO-DPMNE i është thënë se tjetër kush do të merret për atë pozitë. Më saktësisht, sipas parashtresës, Mileska ka konkurruar në pozitën e mësimdhënësit për arsim teknik, por pas disa ditëve është njoftuar se tjetër kandidat është zgjedhur në atë vend.
E pakënaqur nga vendimi ka dorëzuar kundërshtim tek Këshilli shkollor, i cili është refuzuar me arsyetimin se drejtori i shkollës e ka anuluar vendimin e mëparshëm, sipas urdhrit të Inspektoratit shtetëror të arsimit. Më vonë, drejtori përsëri ka hapur shpallje për plotësim të vendit të njëjtë të punës, ku Mileska përsëri konkurron. Së shpejti, njoftohet se në konkurs është zgjedhur kundërkandidati i saj.
Melëses i është dukur e çuditshme që kandidati i zgjedhur, pa mos pasur provë për përgatitje psikologjike dhe metodike, është angazhuar para shpalljes së konkursit të parë si mësimdhënës me pëlqimin e kryetarit të Ohrit.
“Drejtori i shkollës dhe këshilli i shkollës me zgjedhjen e kandidatit të papërshtatshëm në dy shpallje të njëjta për shkak të lidhjes partiake në rastin konkret, pa bazë ia ka kufizuar të drejtën e punës zonjës që ka dorëzuar parashtresën, gjegjësisht e la diskriminuar sipas përkatësisë partiake në procesin e realizimit të të drejtës së punësimit dhe të drejtës së punës dhe obligimeve të punës”, theksohet në parashtresën.
Sipas vendimit të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, në këtë rast nuk ka diskriminim politik.
Sipas arsyetimit të tyre, të tre kandidatët nuk kanë poseduar arsimimin e nevojshëm por është dashur të zgjidhet një prej tyre pasi në Agjencinë për punësim nuk ka pasur kandidat përkatës. Atëherë drejtori ka vendosur të punëson kandidatin T.D. Dy kandidatet tjera kanë dorëzuar parashtresa, dhe njëra prej tyre e ka paraqitur zgjidhjen në Inspektoratin shtetëror të arsimit. Inspektorati ka vërtetuar se kandidati nuk ka përgatitje pedagogjike dhe metodike, dhe pastaj kanë dhënë urdhër që të anulohet. Në konkursin e ardhshëm përsëri janë paraqitur kandidatët e njëjtë dhe të gjithë kanë dorëzuar vërtetim për kualifikim shtesë pedagogjiko-psikologjik. Pas kësaj shpallje përsëri është zgjedhur T.D. Nga shkolla thonë se kandidati është zgjedhur pasi ka punuar tek shkolla edhe më herët, me pëlqimin e kryetarit të komunës, pasi mësimdhënësi i atëhershëm është zgjedhur për drejtor të përkohshëm. Nga shkolla thanë se nuk ka pasur diskriminim gjatë zgjedhjes së kandidatit, pasi askund në shpallje nuk është theksuar se kandidatët duhet të kenë përkatësi ose mospërkatësi politike, kurse shpallja është publikuar në mënyrë transparente.
Komisioni ka vendosur se në këtë rast nuk ka diskriminim, pasi akuzat e Mileskës se drejtori e ka njoftuar se zgjedhja e mësimdhënësit bëhet nga shtabi i VMRO-DPMNE nuk është përkrahur me prova dhe fakte të besueshme.
DISKRIMINIMIN POLITIK E DËGJUAM EDHE NË BOMBAT
Nëse Komisioni pre që ndonjë drejtor me shkrim do të shkruajë dhe pastaj do të regjistrojë deklaratën në noter, që nga partia ka qenë i detyruar të punësojë ndonjë kuadro të caktuar, atëherë shihet qartë që nuk do të vërejnë diskriminimin politik asnjëherë.
Këto lojëra partiake gjatë punësimit janë më vetëm të njohura dhe strukturuar me vite ndërsa publiku pak para ka pasur mundësi të dëgjojë atë edhe nga dora e parë, gjegjësisht nga bisedat e përgjuara të cilat i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Nga ato kemi mundur të dëgjojmë si ministra merren vesh për punësim të kuadrove partiak, cilët kanë marrë dritë jeshile nga komitetet partiake. Mirëpo, dëgjuam edhe si pastrohet kuadri, që nuk është nga VMRO-DPMNE.
Në një prej bisedave, ministra për punë të brendshme që u largua Gordana Jankullovska me Violeta Andonova, thekson një ide me të cilën do të shpëtohen nga kuadri që nuk dëgjon. Duke theksuar që ka dashur të paraqesin suficit dhe deficit të kuadrove, në suficit të vendosin gjitha ato të punësuar që janë duke paditur ministrinë ose siç thotë, “do të zhdukim vendet e punës, dhe ata le të bëjnë ç’të duan…”.
Në një bisedë tjetër, Jankullovska dhe ish drejtori i DSK, Sasho Mijalkov, të dy bisedojnë për largimin nga puna të kuadrit për të cilën supozojnë që janë të afërt me opozitën.
“Duhet të shohin ndonjë komunjar tjetër që mos të kemi ashtu të renditur, të mos i harrojmë, tani ka ardhur koha për t’i pastruar”, i thotë Jankullovska Mijalkovit, për të cilën ai bie dakord. Bisedohet edhe për largimin e një polici që ka qenë në protestat për mbështetje të Lube Boshkoski. Gjegjësisht, merren vesh që polici të degradohet dhe të vendoset në një pozitë që nuk i konvenon me qëllim që ai vetë të jep dorëheqje. Për shembull, merren vesh që të vendosin në stacionin policor në Haraçinë ose të vendosin si shofer në parkingun e policisë.
Kjo metodë është mjaft e përdorur, gjegjësisht në vend që të marrin largim të menjëhershëm nga puna, që do të ishte e paligjshme, bëhet rivendosje nga një pozitë në pozitë tjetër më të ultë ose në qytet tjetër. Në këtë mënyrë, duke mos mundur të përballohen me shtypjen, japin vetëm dorëheqje.
Nga “bombat” e LSDM-së dëgjohet edhe për marrëveshjen politike që të humbasin vendet e punës Biljana Jovanovska dhe bashkëshorti i saj Tomçe Gjurovski. Ata, në vitin 2011, për shkak të një hakmarrje politike kanë mbetur pa vendet e tyre të punës sepse si anëtare të mëhershëm të VMRO-DPMNE ka filluar që mos të pajtohen me qëndrimet e tyre dhe kanë dalë nga partia. Jovanovska ishte drejtor i Agjencisë për Punësim ndërsa Gjurovski zëvendës drejtor i Fondit për Shëndetësi. Jovanovska, siç rrëfen për “Fokus”, drejtësinë e ka kërkuar në gjyq, megjithatë nga atje ka marrë vetëm të drejtë për apanazhë, gjegjësisht të merr të holla për një periudhë prej një viti, siç e ka pasur rrogën dhe një kompensim në të holla. Ajo thotë që pak para i është paguar një pjesë të apanazhës edhe atë nën shtypje të mediave të cilat kanë filluar të interesohen për rastin e saj. Bashkëshorti i saj, nga ana tjetër, do të nis betejën juridike para Gjykatës Administrative.
Përveç që kanë humbur vendet e punës shtetërore, ata janë ndaluar edhe në mënyrë private të fitojnë për ekzistencën e tyre sepse edhe pas gjitha dokumentet dhe certifikatat, autoritetet komunale ju kanë kërcënuar se do të rrëzojnë objektin në montim të cilën e ndërtojnë si pjesë përbërëse të restorantit, në shtëpinë e tyre familjare.
-Madje edhe pas aq shumë vitesh, shtypja nga pushteti nuk ka të ndaluar, me vendosmëri thekson Jovanovska.
EDHE GJYKATA E VERBËRUAR NGA DISKRIMINIMI POLITIK
Në adresën e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut shpeshherë arrijnë parashtresa nga qytetarët që ankohen për diskriminim politik. Nga atje theksojnë që kanë mundësuar ndihmë juridike falas për tetë drejtorët e shkarkuar të shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Gostivarit, që kanë mbetur pa punë kur në kolltukun ishte ulur kryetari i ri i komunës.
-Kanë qenë të shkarkuar pa mos respektuar procedurën e shkarkimit, gjegjësisht shkarkimi të miratohet nga këshillat e shkollave në shkollat konkrete, thonë nga Komiteti i Helsinkit, nga e cila kanë shfrytëzuar të drejtën në procedurë në cilësi të përzierësve, si organizata gjegjësisht shoqata të qytetarëve që në kuadër të veprimtarisë së tyre merren edhe me mbrojtjen e të drejtave të veprimit të barabartë. Nga organizata joqeveritare theksojnë që ndonëse gjatë procedurës gjyqësore janë dorëzuar një numër i madh i dëshmive, në bazë të cilën Gjykata Themelore Gostivar ka mundur të konstatojë diskriminimin e bërë, sërish është marrë vendim negativ. Të njëjtin vendim ka marrë edhe Gjykata e Apelit, pa ankesës së parashtruar.
-Ndonëse dëshmi me të cilat ka mundur të dëshmohet që në rastin konkret është bëre diskriminim nga ana e të paditurve, gjykata vendosi mos të bart barrën e të dëshmuarit në anën e të paditurve dhe ka zhvilluar procedurën si procedurë të thjeshtë civile në të cilën paditësit duhet të dëshmojnë bazën e kërkesës për padi. Ne konsiderojmë që procedurat gjyqësore në të cilat kërkohet përcaktim i diskriminimin nuk mund të trajtohen në mënyrë të njëjtë sikur edhe procedurat tjera civile për shkak të ndjeshmërisë së lëndëve si dhe për shkak të faktit që në numrin e madh të rasteve, të diskriminuarit nuk disponojnë me informacione dhe të dhëna të cilat zakonisht të paditurit i kanë në dorë, sqarojnë nga Komiteti i Helsinkit.
Nga atje thonë që në Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi qartë shkruan se të dëshmuarit që nuk ka pasur diskriminim bie në barrë të palës së kundërt. Pikërisht për këtë, kanë paralajmëruar që për këtë rast do të parashtrohet kërkese për mbrojtje të lirive dhe të drejtave në Gjykatën Kushtetuese.
Statistika e disfatave dhe shembujt që asnjë institucion kompetent në vend nuk e vëren diskriminimin politik, vepron negativisht në popullatën, të cilët kanë qenë viktima dhe të kërkojnë drejtësinë. Një pjesë e tyre së paku marrin guximin të informojnë publikun ndonëse vetëm më dihet prej kur që pa librezë partiake dyert e administratës shtetërore janë të mbyllura. Ata tjerët, nga ana tjetër, që rastësisht janë humbur ose kanë mbetur në të kaluarën, duhet të mundohen të sigurojnë mbështetje partiake, sepse në të kundërtën përballohen me degradim në profesion, dhe shpeshherë edhe largim nga puna. Evidente është që njohuria është në diplomën universitare, por fuqia është akoma në librezën partiake0!
GJYKATA KUSHTETUESE NË TESTIM
Gjykata nuk ka vërejtur diskriminim politik as në procedurën që ishte nisur kundër . drejtorit të përkohshëm të NP Komunalec Gostivar, nga ana e disa prej udhëheqësve në ndërmarrjen, të cilët kanë qenë të vendosur në vende tjera të punës për shkak të përkatësisë së tyre politike. Procedura ka hyrë në fuqi ndërsa vendimi është negativ.
Megjithatë, nga informacionet që kemi nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut, shenjë pozitive është që për këtë rast pasi që ishte parashtruar kërkesë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave tek Gjykata Kushtetuese, është marrë vendim për zhvillimin e një debati publik.
Në vendimin negativ të gjykatës themelore ishte konstatuar që paditësit para se të parashtrojnë padinë ka dashur të paraqesin parashtresë tek Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi (KMD).
-Kjo paraqet një shembull evident për qëndrim dhe praktikë të gabuar, sepse ne theksojë që KMD-ja është një organ i pavarur që sjell vetëm mendim dhe rekomandime në bazë të parashtresave të paraqitur dhe funksioni në asnjë mënyrë nuk është ndërlidhur me mbrojtjen gjyqësore nga diskriminimi. Ne theksojmë që mendimi i KMD-së në të cilën vërtetohet që ka pasur diskriminim mund vetëm të përdoret si material dëshmie në procedurën gjyqësore, por nuk duhet të jetë e obligueshme për gjykatën kompetente gjatë marrjes së vendimit, thonë nga Helsinki. Nëse këto qytetarë nuk marrin drejtësinë e tyre as nga Gjykata Kushtetuese, sepse nga 17 lëndë të këtij lloji, asnjë nuk ka përfunduar në dobi të palës së diskriminuar, atëherë paralajmërojnë që do të parashtrojnë ankesë tek Gjykata për të Drejta të Njeriut në Strasburg.
MEMETI: PËRKATËSIA PARTIAKE KUSHT I VETËM PËR PUNËSIM
Për faktin që përkatësia partiake është kushti themelor për punësim në sektorin publik ka konstatuar edhe avokati i popullit Ixhet Memeti, në raportin e këtij viti.
-Publikimi i shpalljeve për pranim të grupeve të mëdha të personave në baza të ndryshme dhe për nevoja të papërcaktuar në sektorin publik është një praktikë shumë e keqe, për të cilën unë rekomandoj që të ndërpritet. A ju kujtohen shpalljet për punësim në grupe, me nga 1.000, 500 persona, thotë avokati i popullit Memeti.
Autor: Valentina STOJANÇEVSKA
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.