20.10.2015 Përballë Ligjit për mbrojtje të kallëzuesve të akteve kriminele, i cili është rezultat i negociatave të partive që janë në zhvillim, “Fokus” transmeton një artikull mbi atë që ju ndodh kallëzuesve të krimeve në këtë çast. Rasti me Rasti me drejtuesin e falimentimit nga Tetova, Miodrag Gjorgjeski, është një rast klasik si kallëzuesit, madje edhe kur bëhet fjalë për krime me shuma milionëshe, nuk kanë asnjë lloj mbrojtjeje. Ai ka përfunduar pa punë, kurse të paraqiturit të pasurojnë listën e pronave. Dokumentacionin që ai e ka dorëzuar në të gjitha institucionet kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar sikur askush nuk e ka lexuar. Kurse ajo vërteton se para se të nis procedura e falimentimit në “Medicinska plastika” në Tetovë, dikush ka plaçkitur pronën.
Procedura e falimentimit për “Medicinska plastika” nga Tetova zyrtarisht u mbyll në qershor të vitit 2013 dhe u nënshkrua nga gjyqtari i falimentimit Tomisllav Boshkovski. Kjo do të thotë se për disa muaj, ose në qershor të vitit të ardhshëm skadon afati trevjeçar, kur institucionet mund të ngrejnë padi në qoftë se ata kanë njohuri dhe dëshmi për vepër penale në periudhën kur është zbatuar falimentimi ose në vitet para se të nis. Thënë ndryshe, në qoftë se deri më qershor 2016 nuk hapet dosje për shqyrtim të procedurave të falimentimit, ajo do të mbyllet dhe shpallet si ligjore, edhe pse sipas dokumentacionit zyrtar të autoriteteve është kriminele dhe ka shumë mospërputhje ligjore!
Së fundi, si gjithmonë, disa kanë përfituar dhe tani menaxhojnë me pronën e madhe dhe të vlefshme në hyrje të Tetovës nga Shkupi kurse punëtorët mbetën në rrugë, shumica prej tyre edhe me vite. Shpresa e tyre ngadalë zhduket, dhe as që presin që në tetë muajt e ardhshëm diçka të ndryshojë, sepse, siç tregojnë, pjesëmarrësit në falimentimin dhe uzurpimin e pronës janë të pozicionuar shumë lartë, persona të famshëm në marrëdhënieve me të gjitha palët
.
Aktualisht, vendi ku dikur ka funksionuar “Medicinska plastika” dhe ka prodhuar pajisje për tregjet botërore, ka një tabelë me mbishkrimin “Teteks”. Prona vlen miliona euro, kurse një pjesë e saj ngadalë shitet nga pronarët. Por si fillon artikulli maratonë i “Medicinska plastika”, djallëzor për punëtorët, kurse hyjnor për drejtorët?
NËPËRMJET “JUGOHROM”-IT TEK “MEDICINSKA PLLASTIKA”
Artikullin për “Fokus” e përcjell Miodrag Gjorgjeski, drejtues falimentimi në “Medicinska plastika”, i cili pasi ka zbuluar krimin dhe ka filluar ta raporton, i është ndryshuar posti, kurse pasardhësi i tij Vasil Markov, siç tregon Gjorgjeski, ka finalizuar falimentimin pa mos kushtuar vëmendje akteve të paligjshme.
Sipas dokumentacionit të vëllimshëm, në vitin 2002 ai hap falimentim në “Jugohrom” nga fshati tetovar Jegunovcë, kurse “Medicinska plastika” vepron si pjesë e gjigandit për prodhim të ferosilikonit. Sipas rregulloreve, është mbajtur kuvend verifikimi ku është diskutuar për kreditorët, gjegjësisht firmat të cilëve “Jugohrom” ju ka borxh. Atëherë Tetovska Banka-s i njihet borxhi prej 146 milionë, por jo edhe 11 tjerë që ajo i ka kërkuar. Por ajo nuk ka pasur përparësi në mbledhjen e borxhit pasi që roli prioritar i ka takuar Agjencisë për sanacion të bankës së themeluar në Ministrinë e Financave, që ka trashëguar një numër të madh të kredive dhe hipotekave, por edhe ka fituar të drejtën për të mbledhur pagesën e 2.5 miliard e gjashtë milionë dollarë.
Me publikimin e Ligjit për garantimin e investimeve, Agjencia për sanacion i merr kreditë dhe hipotekat për disa firma, por ajo që është interesante për rastin është se Agjencia raporton kërkesë në procedurën e falimentimit “Jugohrom” nëpërmjet hipoteke në vlerë prej 20 milionë dollarë amerikanë dhe i referohet kredisë nga Stopanska Banka për të cilën janë vërë në hipotekë objekte të “Jugohrom”, përfshirë ato të “Medicinska plastika”.
Dhjetëra vite para se të hapet falimentimi në “Jugohrom”, ose më saktë në vitin 1994, është marr hipotekë tjetër mes “Jugohrom” dhe Stopanska Banka, e cila është krejtësisht e paligjshme sepse nuk ka pasur vendim të këshillit të punëtorëve për pengun e pronës të “Jugohrom” dhe pasi nuk është dashur të vënë nën hipotekë tokë shtetërore, sikur në këtë rast.
Si është kryer ndërhyrja e parë nga të përfshirët në falimentim kriminal? Sipas dokumentacionit të Gjorgjeski-t, me kërkesë të kreditorit Tetovska Banka, e përfaqësuar nga drejtori Atanas Spirovski, gjykata në Tetovë merr vendim për përcaktimin e të drejtës së segregacionit të pronës së patundshme në pronësi të debitorit “Jugohrom”. Me këtë zgjidhje praktikisht merret ana e Tetovska Banka, por legalizohet hipoteka e paligjshme mes “Jugohrom”-it dhe Stopanska Banka. Si paraqitet Tetovska në rolin e Stopanska Banka, e cila është nënshkruese e hipotekës? Kush e ka miratuar atë dhe si është e mundshme? Me urdhër të gjykatës praktikisht Tetovska Banka, edhe pse ka shumë mjaftë më të vogël për të marr nga “Jugohrom” (146 milionë) sesa Agjencia për sanacion (2,5 miliard dhe gjashtë milionë dollarë) përsëri paraqitet e para në listë!
Është interesant të përmendet se në vendimin e gjykatës qëndron data e njëjtë – 15 mars 2002, me datën që gjendet në procesverbalin e mbledhjes së verifikimit që u zhvillua për shkak të hapjes së procedurës së falimentimit. Pra, të njëjtën ditë në kuvend është shkruar lista e kreditorëve dhe gjykata në Tetovë vetëm më ka marr vendim se kush do të ketë përparësi për pagesë, edhe pse kjo është e pabesueshme.
– Çfarë ka bërë atëherë drejtuesi i falimentimit Dushko Todevski pyet Gjorgjeski. Ai ka pasur detyrim ligjor të kontrollon hipotekën për të përcaktuar se pikësëpari është e paligjshme, sepse “Jugohrom” nuk ka pasur vendim nga këshilli i punëtorëve dhe nuk ka dashur të vë tokën nën hipotekë, dhe së dyti, pasi hipoteka është me Stopanska Banka, dhe jo me Tetovska Banka. Por dihet se aty ku ka fuqi nuk ka drejtësi efektive.
Kjo ndodh edhe me “Medicinska plastika” – askush nuk i ka ndaluar fuqimëdhenjtë. Të gjithë që janë përpjekur – janë djegur. Përfshirë edhe bashkëbiseduesin tonë, i besuar falimentimit Gjorgjeski.
BANKA E TETOVËS BËHET PRONARE E PRONËS SË “MEDICINSKA PLASTIKA”
Pasardhës i drejtuesit të falimentimit të Todevski është Gjoko Stojkovski nga Tetova që deri atëherë ka punuar në shërbimit juridik të “Jugohrom”. Ndonëse me ligj është parashikuar që duhet të keni tre vite mungesë nga firma në të cilën ju emërojnë për drejtues falimentimi, Stojkovski e luan rolin, transmeton Gjorgjeski, pikërisht në kohën kur bëhen dredhitë e turbullta dhe të mëdha. Nuk thuhet kot që për marrëveshje të mëdha kriminele duhet të keni gjykatës, avokatë, noter dhe gjithsesi politikanë.
Pasi ishte bërë e qartë si i ishte pranuar e drejta që banka e Tetovës, dhe jo Stopanska Banka të paguajë nga “Jugohrom”, por me akt noteri me titull procesverbal për përfitimi ne të drejtës së pronësisë mbi pronën e patundur të vendosur si garanci në vend të kërkimit të siguruar, banka e Tetovës në vitin 2003 bëhet pronare e pronës së “Medicinska plastika”, që është vendosur si garanci me anë të hipotekës. Megjithatë, nëse ndiqet dokumentimi i Gjorgjeski, shihet qartë që banka bëhet pronare në procedurë jo-transparente. Përse?
Para se të nënshkruhet aktiv i noterit, në gjykatë ka pasur vendim për masë të përkohshme nga 17 nëntori 2003 me të cilën është ndaluar shitja e pronave të “Medicinska plastika”. Por, të nesërmen, më 18 nëntor, masa ishte tërhequr dhe ditën e njëjtë më orën 14 ishte organizuar ankand publik gojor në të cilën vetëm Banka e Tetovës paraqitet e përfaqësuar nga Liljana Trpkovska, bashkëshortja e Borisllav Trpkovski, ish deputet dhe në atë kohë zëvendës drejtor i përgjithshëm në “Teteks”, por edhe me pozitë në “Medicinska plastika”. Shuma e ofruar ka qenë 225 milion denarë (nga ajo shumë merret borxhi prej 146 milion denarë që ka “Jugohrom” ndaj Banka e Tetovës) për të blerë “Medicinska plastika”.
Për të treguar që procedura ka qenë jo-transparente, tregon edhe kërkesa e “Medicinska plastika” për largimin e ndalesës së paraqitur vetëm para dy orëve para se të zhvillohet seanca në gjykatë. Këtu zhvillohet edhe akti i parë kriminel – si askush nuk është përgjegjës për shitjen e paligjshme të pronës? Duke marrë parasysh që gjithë lëndën e ka prokuroria publike, prokurorët kanë edhe disa muaj për të hapur proces dhe të shqyrtojnë këto pohime të Gjorgjeski.
– Nëse kjo nuk është krim, atëherë nuk ekziston dukuria krim, përfundon ai.
Për në fund, si vulë që shitja e pronës nuk ka dashur të ndodh është edhe vendimi gjyqësor nga shtatori i vitit 2005 që ka të bëjë me pronën e vendosur të “Jugohrom”, në të cilën janë dhënë gjitha hapësirat e “Medicinska plastika” si garanci aktive, gjegjësisht që prona i takon shtetit sepse kredia prej 20 milion dollarë ka marrë për sipër Agjencia Shtetërore për Sanacion të Bankës. Si është e mundshme që në vitin 2005 prona në vendimin të jetë si pronë e shtetit kur dy vite paraprakisht, me anë të ankandit publik në gjykatë, Banka e Tetovës të bëhet pronare e pronës së “Medicinska plastika”?
FALIMENTIMI NË “MEDICINSKA PLASTIKA” FILLON ME PADI
Ngadalë arrijmë në vitin 2006, kur në dhjetor është hapur falimentimin kundër “Medicinska plastika”. Në atë kohë firma ka pasur vetëm një pronë të pavlefshme dhe shumë apetite për të marrë kajmakun, sepse paraprakisht gjithçka ishte marrë vetme më. Të gjitha këto me anë të procedurave të paligjshme. Atëherë gjykata emëron Gjorgjeski, bashkëfolësin e “Fokus”, për drejtues falimentimi. Ai, për të filluar me procedurën e falimentimit, në fillim ka dashur të kërkojë nga gjykata që të bëjë demantim të veprimeve juridike për pronën që ka marrë Banka e Tetovës nga “Medicinska plastika“.
Aktgjykimi i parë i Slagjana Ilievska në gjykatën e Tetovës është kundër drejtuesit të falimentimit. Mirëpo, gjykata e apelit në Shkup kërkon që sërish të vendos gjykata e shkallës më të ultë. Për herën e dytë, gjykatësja e njëjtë, duke injoruar udhëzimet e gjykatës më të lartë, merr vendim kundër drejtuesit të falimentimit me sqarim që do të ketë pasoja të dëmshme për blerësin, në këtë rast Banka e Tetovës (në atë periudhë e ri-emëruar në TTK Banka). Rasti për herën e dytë kalon në gjykatën e apelit, këtë herë në Gostivar, dhe atëherë vendimi i shkallës së parë ndryshohet që TTK Banka duhet të lirojë pronën që të mund të fillohet procedura e falimentimit.
E pakënaqur nga vendimi, TTK Banka paraqet një padi në Gjykatën Supreme, që vendos se prona sërish është e bankës. Gjorgjeski konsideron që pesë gjykatësit që kanë marrë vendimin kanë sjellë vendim të paligjshëm sepse e kanë aprovuar hipotekën e paligjshme të vitit 1994, por edhe kanë marrë për të besueshme vendimin e gjykatës për përcaktimin e të drejtës për segregacion të pronës, siç përmendëm, e ka datën e njëjtë kur edhe ishte zhvilluar mbledhja e verifikimit të kuvendit në “Jugohrom”.
Për tu kthyer në lojë, sepse pa pronën është hendikepuar në zbatimin e procedurës së falimentimit, Gjorgjeski paraqet në gjykatën e Tetovës kërkesë për përsëritjen e procedurës gjyqësore. Si dëshmi të reja paraqet Ligjin për Garantim të Investimit me të cilin Agjencia për Sanacion i merr përsipër kreditë dhe hipotekat dhe në atë mënyrë e bën pronar shtetin, por edhe vendimin e gjykatës që përmendëm në vitin 2005 me të cilën konfirmohet që prona edhe më tutje është e shtetit, që do të thotë se shitja e pronës së “Medicinska plastika” bankës nuk është realizuar dhe është e dyshimtë. Në këtë pjesë është pika e dytë e përgjegjësisë – si janë marrë vendimet gjyqësore dhe përse nuk janë respektuar ligjet?
Pasi kanë vërejtur fuqimëdhenjtë këmbënguljen e Gjorgjeski për të dëshmuar që prona është shitur në mënyrë të paligjshme dhe që duhet të kthehet në tryezë falimentimi, e kanë shkarkuar nga funksioni. Pasardhësi i tij sikur të mos kishte lëvizur me gisht!?Me atë vetëm ka mundësuar që falimentimi të mbyllet, prona të mbetet TTK-së, ndërse të punësuarit të ulin kokat dhe të heshtin. Ashtu në Maqedoni mbrohen “kallëzuesit”, ata që paraqesin krime, ndërsa mbeten pa punë. Tani, në hap me negociatat politike aktuale mes pushtetit dhe qeverisë, parashihet miratimi i ligjit që do të mbrojë kallëzuesit si Gjorgjeski.
Për në fund, TTK e shet këtë pronë “Teteks”-it, të përfaqësuar atëherë nga drejtori i përgjithshëm Gligorie Gogovski, ndonëse ajo nuk ka guxuar të ndodh sepse kishte filluar procedura e falimentimit. Mirëpo, Trpkovska, tani në rolin e noterit, ka regjistruar këtë marrëveshje. Ndoshta pikërisht për këtë sot qëndron tabelë me tekstin “Teteks” në pronën e ish “Medicinska plastika”?
DREJTORËT KANË FSHEHUR TË DHËNA DHE NUK KANË HAPUR FALIMENTIMIN ME KOHË
Arrijmë në pikën e tretë të sjelljes kriminale, që, gjithashtu, është mjaft e pjekur për të hulumtuar gjatë tetë muajve të ardhme për të anuluar vendimin e gjykatës për të mbyllur falimentimin. Ky ndoshta është momenti kryesor sepse bëhet fjalë për anulimin e fillimit të falimentimit të “Medicinska plastika”, periudhë që është përdorur për të bërë veprimet në favor të disa personave, gjegjësisht të transferohet prona tjerëve, dhe me atë pas hapjes së falimentimit të pamundësohet pagesa e aksionarëve dhe të punësuarve.
Propozimi për hapjen e falimentimit në “Medicinska plastika” është nga 1 nëntori. E kanë nënshkruar nga bordi i drejtorëve dhe drejtori ekzekutiv Mihajllo Krstevski. Me propozimin ka edhe një raport për gjendjen financiare-pronësore të firmës në të cilën është theksuar që nuk kanë pronë, por vetëm borxhe. Kjo është një vepër tjetër kriminele sepse nuk kanë paraqitur pronë, ndërsa drejtuesi i falimentimit Gjorgjeski, pas arritjes në funksionin, menjëherë ka zbuluar që “Medicinska plastika” ka pronë. Duhet të kontrollohet çfarë ka qenë roli i Borisllav Trpovski, që në atë kohë është paraqitur si kryetar i bordit të drejtorëve në “Medicinska plastika”, ndërsa në kohën e njëjtë është zëvendës-drejtor në “Teteks” dhe kryetar i bordit të drejtorëve në Bankën e Tetovës, ndërsa bashkëshortja e tij, siç theksuam më lartë, është në Bankën e Tetovës dhe ka qenë përgjegjëse për hipotekat, që më vonë bëhet noterë.
Gjithashtu, në propozimin theksohet që llogaria e firmës është bllokuar 304 ditë dhe nuk është likuide, ndonëse ligji parashikon 60 ditë për të hapur falimentimin. Andaj, sipas Gjorgjeski, ky bord i drejtorëve të “Medicinska plastika” e përmbyll fatin e keq. Ku kanë shkelur ata ligjin? Në tetor 2006 regjistrojnë firmë të re, ndonëse falimentimi akoma nuk është hapur, me emrin “Nova medicinska plastika”. Pastaj, në nëntor e japin propozimin për falimentim. Në firmën e re figurojnë një pjesë e emrave që janë të rëndësishëm në “Medicinska plastika”.
Ka një procesverbal zyrtar nga DAP, në të cilën theksohet që gjatë gjithë vitit 2005 llogaria e “Medicinska plastika” ka qenë vazhdimisht e bllokuar për një shumë prej 124 milion denarë. Madje 118 herë atë vit bllokimi është tërhequr që të mund drejtorët të bëjnë transaksione. Me këtë dokument vërtetohet që llogaria e “Medicinska plastika” dy vite ka qenë e bllokuar, jo vetëm gjatë 2006, siç kishin paraqitur drejtorët kur kanë bërë kërkesën për falimentim.
Por, ajo që është më e rëndësishme, dhe ka lidhje me krim, është që gjatë kohës së bllokimit të llogarisë nuk guxon të shesësh pronë dhe të transferosh kërkesa me cesione. Por, përkundrazi, dokumentet konfirmojnë që pikërisht me anë të cesioneve ka qenë transferuar një pronë prej 50 milion denarë. Për këtë policia financiare ka paraqitur padi penale për Krstevski nga “Medicinska plastika” dhe për Sprirovski nga TTK Banka për dëmtim të aksionarëve, por prokuroria e Tetovës është shprehur që kjo vepër nuk ndiqet me detyrim zyrtar dhe kjo pjesë ka qenë e mbyllur për hetim.
Një element tjetër i rëndësishme për konfirmimin e krimit është procesverbali nga Ministria e Financave, që ka të bëjë me llogarinë e devizave të “Medicinska plastika” e hapur në Beograd pa aprovimin e Bankës Kombëtare. Ishte përcaktuar që firma ka hapur llogari në euro, jeni dhe dinarë, ndërsa ka kërkuar leje nga Banka Kombëtare një vit më vonë, pasi ka bërë transferime në milionë. Me raportin konstatohet që është shkelur Ligji për Punë me Deviza. Nuk mund të paramendohet si persona nga “Medicinska plastika” kanë tërhequr të holla në Beograd dhe në çanta, duke mos paraqitur, në kesh, i kanë lëvizur nëpër kufi, që paraqet edhe kontrabandë të devizave. Më vonë, këto të holla janë marrë nga arka e “Medicinska plastika” dhe me devizat janë blerë denarë në TTK Banka dhe sërish janë dërguar në arkë.
Këtë raport e ka edhe Banka Kombëtare, Prokuroria Publike, Ministria e Financave, por askush, pikërisht askush nuk lëviz nga vendi për të kontrolluar dhe për të ndjekur. Në mënyrë të çuditshme sillet edhe shteti, që nga fillimi, ka pronë që vlen milionë, dhe me lehtësi lejon që të kalojë në individë? Nëse dhjetë vite nuk kanë qenë të mjaftueshme që shtetit të zgjohet, a do të mjaftojnë këto tetë muaj për të zgjuar dhe për të kontestuar falimentimin e “Medicinska plastika”, përveç nëse edhe shteti dinë gjithçka, por hesht? Nuk mund të jetë ndryshe.
KUSH ËSHTË FAJTOR PËR FALIMENTIMIN DHE PËR PRONËN?
Në bordin e drejtorëve në “Medicinska plastika”, si drejtor ekzekutiv paraqitet Mihajllo Krstevski, kryetar është Borisllav Trpkovski, anëtarë janë profesori Tito Beliçanec, Atanas Spirkovski, drejtor në TTK Bankë, Aleksej Losev, drejtor në TTK Banka, Dushko Kocevski, Anton Damevski, dhëndri për motrën e drejtorit të përgjithshëm të “Teteks”, Gligorie Gogovski, Stevan Tomovski, drejtor në “Teteks” dhe Milço Panevski. Pastaj, pasi që të formojnë “Nova Medicinska Plastika”, si drejtues paraqiten edhe Stevan Tomoski, Done Taneski, nga “Makedonija turist”, Borisllav Trkoski, Tito Beliçanec. Lidhjet e tyre por edhe lidhjet me gjykatat dhe prokurorinë kanë kontribuar që “Medicinska plastika”, sipas dokumentimit, të merr fund.
ÇFARË ROLI KANË GJYKATËSI I FALIMENTIMIT BOSHKOVSKI DHE BANKIERJA POPOVSKA?
Gjykatësi i falimentimit Tomisllav Boshkovski për herë të parë paraqitet në vitin 1994 kur ka qenë procesverbalist gjyqësor kur është regjistruar hipoteka e paligjshme mes “Jugohrom” dhe Stopanska Banka. Pastaj është procesverbalist për një tjetër, kjo hipotekë e ligjshme në 1996. Më vonë bëhet gjykatës dhe lëndët e hipotekave janë përgjegjësi e tij. Në fund bëhet gjykatës falimentimi përgjegjës për “Medicinska plastika” dhe për Jugohrom. Disi karriera e tij është lidhur me fillimin dhe mbarimin e dy firmave. Nga ana tjetër, bankierja Liljana Trpkovska, bashkëshorte e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të “Teteks”, me anë të Stopanska Banka dhe Banka e Tetovës ka kontroll të vazhdueshëm mbi hipotekat. Në fund, si noterë transferon pronën e “Medicinska plastika” nga TTK Banka në “Teteks”, ndonëse nuk ka pasur të drejt sepse falimentimi vetëm më ka qenë i hapur. Përndryshe, në “Teteks”, kur edhe transferohet prona, ajo vetë ka aksione. Një prej prokuroreve në Tetovë, është kushërire e parë e Boshkovski, ndërsa tjetra është motra e Krstevski, drejtori ekzekutiv i “Medicinska plastika”. Prandaj Gjorgjeski pyet kush mund të shpojë këtë mërzi dhe të kërkojë drejtësi!?
MINISTRI STAVREVSKI KA NJOHURI PËR RASTIN
Në një mbledhje të Ministrisë së Financave, në praninë e ministrit Zoran Stavrevski, është diskutuar për rastin “Medicinska plastika”. Atje argumentet i ka kundërshtuar drejtuesi i falimentimit, nga njëra anë, dhe Trpkovski dhe Beliçanec nga ana tjetër. Në fund nuk ka pasur zgjidhje, ndërsa Stavrevski ka konkluduar që gjykata duhet të prononcohet.
DREJTUESI I FALIMENTIMIT SI “FISHKËLLYES” KA PARAQITUR GJITHKUND
Përveç kërkesës për demantim të veprimeve juridike për të kthyer pronën “Medicinska plastika” nga Banka e Tetovës, drejtuesi i falimentimit Gjorgjeski ka kërkuar që e njëjta të bëhet me pajisjen e firmës që ka kaluar në TTK Banka, pastaj për produktet e gatshme të “Medicinska plastika” që janë zhdukur, për aksionet që janë marrë në mënyrë të paligjshme. Ka paraqitur padi kundër Gogovski nga “Teteks” për shkatërrimin e pronës në falimentim, por procesi asnjëherë nuk ka filluar. Për gjykatësin Boshkovski ka parashtresë në Këshillin e Gjykatësve që është shprehur që gjykatësi ka punuar joprofesional dhe pavetëdije, dhe e njëjta vlen edhe për disa prokurorë publike pranë Këshillit të Prokurorëve Publik, por edhe prokurorin në Shkup, Aleksandar Kolevski. Për rastin ka njoftuar ish prokurorin Shvrgovski, tani Zvrlevski, dhe përveç Stavrevski, prej ministrave, me rastin është njoftuar edhe ministri i punëve të brendshme Çavkov.
ME ÇFARË KONTRATA “TETEKS” SHET PRONË?
Në njërin prej kontratave me të cilat Teteks, si pronar aktual i pronës së “Medicinska plastika” shtet 10 mijë katror firmës “Bula Trans” për shumë prej një milion dhe 400 mijë euro, në një prej neneve, shitësi i garanton blerësit që nëse ndonjëherë ndonjë palë e tretë (mendohet për shtetin si pronar i vërtetë) interesohet, që do të merr mjete në të holla dhe ndërprerje të kontratës.
Autor: Ljubisha ARSIÇ
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.
Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.