05.12.2015 Transparency International – Maqedoni (TI-M) kërkon angazhimin e shoqatave të qytetarëve në nivel të Republikës së Maqedonisë, për zbatimin e projektit: “Monitorim i shpenzimeve buxhetore dhe financimi i partive politike gjatë periudhës parazgjedhore dhe zgjedhore”, i financuar nga ana e Ambasadës së Mbretërisë së Hollandes në Republikën e Maqedonisë.
Projekti zbatohet në bashkëpunim me Qendrën për Analiza Ekonomike (QAE) dhe ka për qëllim të realizojë monitormin e shpenzimeve nga ana e partive politike dhe shërbimeve publike gjatë zgjedhjeve të prillit 2016.
Përshkrimi: Shoqatat e interesuara të propozojnë nga dy të punësuar edhe atë: 1 (një) në fushën e operacioneve financiare, dhe 1 (një) në fushën e shkencave shoqërore (shkenca politike, shkenca juridike, të administrimit dhe të ngjajshme) të cilët do te angazhohen për realizimin e aktiviteteve të planifikuara të projektit. Kandidatët e përzgjedhur do te trajnohen për zbatimin e monitorimit.
Periudha: 6 muaj
Thirrja referohet për shoqatat qytetare nga rajonet e mëposhtme:
1. Rajoni i Shkupit, me komunat: Gazi Babë, Aerodrom dhe Qendër;
2. Rajoni i Vardarit, me komunat: Veles, Kavadarci dhe Çashkë;
3. Rajoni Lindor, me komunat: Shtip, Koçan dhe Karbinci;
4. Rajoni Jug-perëndimor, me komunat: Strugë, Ohër dhe Makedonski Brod;
5. Rajoni Jug-lindor, me komunat: Strumicë, Gjevgjeli dhe Bosilovë;
6. Rajoni i Pollogut, me komunat: Tetovë, Gostivar dhe Vrapçisht;
7. Rajoni i Pellagonisë, me komunat: Manastir, Prilep dhe Novaci;
8. Rajoni Veri-lindor, me komunat: Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kratovë.
Detyrimisht, çdo vëzhgues(e) i mundshëm duhet të shkruaj rajonin për të cilin është i interesuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
Për shoqatat qytetare:
– Të jenë të përfshirë në aktivitete dhe projekte në fushën e sundimit të ligjit dhe/ose çështjeve ekonomike;
– Të kenë kryer aktivitet prej minimum 5 vjet (të paraqesin listë të projekteve të zbatuara);
– Të jenë të regjistruar sipas Ligjit për Shoqata dhe Fondacione;
Për kandidatët e propozuar:
– Së paku 3 vjet përvojë pune nga fusha e operacioneve financiare ( një kandidat);
– Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën e shkencave shoqërore ( një kandidat);
– Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe hulumtuese;
– Njohje të rajonit përkatës dhe gatishmëri për të udhëtuar;
– Njohja e gjuhës shqipe do të konsiderohet si avantazh.
Shoqatat dhe kandidatët e tyre të paraqesin dëshmi të të gjitha kompetencave të listuara në njoftim.
Shpallja zgjat 7 ditë nga data e publikimit.
Shoqatat e përzgjdhura do të kontaktohen dhe ftohen për intervistë në mënyrë plotësuese. Aplikimet të dërgohen me postë ne adresën e Transparency International – Maqedoni, Ul. Naum Naumovski Borçe nr. 58, P.F. 270 ose në e-mail job@transparency.mk
Inkurajohen të aplikojne kandidatë nga të dy gjinitë, në mënyrë për të arritur barazinë gjinore në përzgjedhjen.