13.04.2016 Shoqata Transparensi Interneshënëll Maqedoni demanton pretendimet e paraqitura në ueb portalin http://www.zhurnal.mk/, në artikullin e titulluar “Skandal: Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe Transparensi Interneshënëll diskriminojnë shqiptarët dhe mediat shqiptare në Maqedoni?!” publikuar më 12.04.2016 (autori i artikullit nuk është nënshkruar).
Demantojmë se Shoqata Transparensi Interneshënëll Maqedoni diskriminon sipas çfarëdo baze në drejtimin ndaj bashkësisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Të gjitha dokumentet e projektit të përmendur “Monitorim i shpenzimeve të buxheteve dhe partive politike në procesin parazgjedhor dhe zgjedhor” mund të gjenden në gjuhën shqipe në këtë lidhje
https://transparency.mk/sq/index.php?option=com_content&task=blogcategory&id=25&Itemid=88
Ueb portali në gjuhën shqipe ku promovohen aktivitetet e projektit është http://portalb.mk/
Për shkak të pohimeve të pavërteta të paraqitura në këtë artikull, TI-M do të dorëzon Kërkesë për falje publike dhe tërheqje të artikullit të publikuar.