Berlin/Shkup – 4 maj 2016 –Transparensi Interneshënëll , lëvizja globale kundër korrupsionit, dhe dega e saj në Maqedoni kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit Gjorgje Ivanov dhe shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit derisa të pastrohet lista zgjedhore me qëllim që të kufizohet korrupsioni i përhapur që e paralizon vendin.
Qytetarët e Maqedonisë kanë dalë në rrugë që të protestojnë hapat flagrant nga kryetari i cili ka amnistuar ish kryeministrin Nikola Gruevski dhe anëtarë tjerë të qeverisë që janë të implikuar në skandalin e njohur me “bisedat e përgjuara”.
Kur Gruevski ka qenë kryeministër, pretendohet se ai ka urdhëruar shërbimin sekret, të drejtuar nga kushëriri i tij, të përgjon telefonat e më shumë se 20,000 njerëz. Bisedat e incizuara që u paraqitën në publik tregojnë se si anëtarët e qeverisë së Gruevskit kanë qenë të përfshirë në mashtrime zgjedhore, korrupsion dhe mbulim të detajeve të vdekjeve kontroverse.
“Për respektim të sundimit të së drejtës në Maqedoni dhe mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të drejta, ne besojmë fortë që nevojitet dorëheqja e kryetarit dhe shtyrja e zgjedhjeve derisa të pastrohen listat zgjedhore. Maqedonia ballafaqohet me krizë të madhe me korrupsionin” deklaroi José Ugaz, drejtues i Transparensi Interneshënëll.
“ I përkrahim protestuesit që protestojnë në rrugë. Të gjithë jemi bezdisur me korrupsionin në Maqedoni. Ata që gjykatat do ti shpallin fajtor duhet të përgjigjen për krimet e veta, jo të amnistohen madje edhe para hetimeve të gjykatave”, deklaroi Slagjana Taseva, kryesuese e TI Maqedoni.
Transparensi Interneshënëll përcakton korrupsionin e lartë si keqpërdorim i fuqisë në nivele të larta, ku disa përfitojnë në dëm të shumicës dhe shkaktojnë dëme serioze dhe të përhapura, individëve dhe shoqërisë. Shpesh kalon pa dënim..
Ky përcaktim mund të zbatohet për gjendjen në Maqedoni. Pavarësisht thirrjeve prej SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian kryetari ende nuk ka shfuqizuar amnistitë.
Studentët lyejnë vendet publike me ngjyrë në protestë dhe lëvizja thirret “revolucioni laraman”.