Autorë: Natali Petrovska, Emilija Spasovska dhe Leposava Ognjanoska
Të përballur me sfidën e korrupsionit sistemor, shumë qeveri në vendet në zhvillim kanë vendosur për vendosjen e një apo më shumë trupave të fuqishme dhe të centralizuara kundër korrupsionit, qëllimi i të cilave është të sigurojnë ekspertizë për fushat kyesore në luftën kundër korrupsionit. Në shumicën e rasteve, këto trupa të ri të specializuar kundër korrupsionit formohen paralelisht me institucionet ekzistuese tradicionale të cilat kanë jurisdiksion respektivisht kompetenca nga aspekte të ndryshme në raport me çështjet që lidhen me korrupsion, siç janë gjykatat, prokuroritë, ministritë resore, revizori shtetëror, avokati i popullit etj. Të gjithë këto aktorë duhet të komunikojnë ndërmjet veti, sepse suksesi i tyre në masë të madhe varet nga bashkëpunimi dhe efektiviteti i institucioneve tjera. Megjithatë, ky koordinim i institucioneve antikorrupsion ka shumë pak ndikim nga krijuesit e politikave nacionale, me çrast institucionet kundër korrupsionit në shumicën e vendeve vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha për koordinim.
Ky dokument është përgatitur nga Transparency International (Transparensi interneshënëll) me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Mendimet e shprehura në këtë dokument i takojnë autorit dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar apo Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BASHKËPUNIMI NDËR-INSTITUCIONAL I INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT