Autore: prof. d-r Ivana Shumanovska Spasovska
Përforcimi i integritetit të institucioneve është një temë veçanërisht e rëndësishme si për procesin e reformave në administratën publike, ashtu edhe për parandalimin e korrupsionit. Kjo është temë që prek interesat e institucioneve, të punësuarve, të qytetarëve, të sektorit privat. Temë që është e rëndësishme për zhvillimin demokratik, shoqëror dhe ekonomik të një shteti. Në fakt, për këtë temë flitet, hulumtohet dhe shkruhet vazhdimisht. Kur do të përmendet transparenca në punën e institucioneve, përgjegjësia, llogaridhënia, puna etike e të punësuarve apo administrata profesionale apo e depolitizuar, e gjithë kjo tregon për integritetin e institucioneve. Për shkak se zbatimi efektiv i këtyre parimeve në punën e administratës ka efekt të drejtëpërdrejtë në përforcimin e integritetit, respektivisht arritjen e një administrate dhe organe cilësore në të cilat korrupsioni është kthyer në nivel minimal.
Ky dokument është përgatitur nga Transparency International (Transparensi interneshënëll) me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Mendimet e shprehura në këtë dokument i takojnë autorit dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar apo Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.