Korupsioni në vend akoma është në një nivel të lartë, thotë anketa e fundit e publikuar nga Transparency International – Maqedoni e cila vazhdon të kryejë anketa të rregullta mujore dhe vjetore për korrupsionin. Siç theksojnë nga këto të fundit, projekti pati një reagim të madh, si në publik ashtu edhe në institucionet vendase dhe të huaja dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një barometër alternativ përkatës të korrupsionit dhe vullnetit të shtetit për t’u përballur me të. Ngjarjet më të errta sipas Transparency International për muajin korrik 2023 kanë qenë Lista e zezë e SHBA, rasti i Sead Koçanit, Transmetit dhe Pucko Petrol, transmeton RTM2.
“Maqedonasi më i pasur i akuzuar për korrupsion të lartë, ryshfet të pushtetarëve dhe destabilizim të shtetit “Jordan “Orce” Kamçev ka keqpërdorur pozitën e tij, duke u përfshirë në aktivitete korruptive dhe duke zbatuar një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të veriut. Antikorrupsioni ka zbërthyer kapakun e Sead Koçanit, Transmetit dhe Pucko Petrol, ku shteti është dëmtuar me miliona euro, ku janë të përfshirë prokurorë, gjyqtarë, noterë, përmbarues dhe vlerësues. Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korupsionit – KSHPK kërkon ndjekje penale të Dashtevskit dhe personave të tjerë nga KSHZ-ja për blerjen e “Aparateve të gjurmëve të gishtave”. Pastaj ishte rasti ku Danella Arsovska ka marrë kallëzim penal, ku Antikorrupsioni ka pohuar se Kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska ka emëruar drejtorë kundër ligjit.”, thonë nga Transparency International – Maqedoni.
Selimi: Problem mosfunksionimi i shtetit ligjorë
Аnalisti Sefer Selimi në një deklaratë dhënë RTVM2 ka vlerësuar se RMV sa i përket legjislacionit për ta luftuar korupsionin është në një nivel të kënaqëshëm, por fakti sipas tij qëndron se në RMV kemi tre faktorët tjerë të cilët nuk e mundësojnë një luftë të pa kompromis me korupsionin, e ajo është vullneti për ta luftuar atë, sistem jo funksional dhe gjyqësorin e kapur.
“Në fakt RMV sa I përket legjislacionit për ta luftuar korupsionin nuk është që nuk ka një legjislacion I cili mundëson një luftë efektive dhe efikase në qoft se do të zbatoheshte. Pra problemi kryesor dhe ngecja kundër krimit dhe korupsionit në RMV nuk është mungesa e institucioneve përkatëse, thjeshtë është mungesa e funksionimit e ligjit apo shtetit ligjor, si dhe mungesa e vullnetit të sinqertë për ta bërrë një luftë të drejtpërdrejt. Problemi tjetër kryesor është edhe drejtësia e kapur. Korupsionin realishtë e bëjnë ata të cilët janë në pushtet, dhe të cilët kanë forcën e pushtetit.”, tha аnalisti Sefer Selimi.
Poashtu në raport e Transparency International përmenden edhe rastet për shkeljen e ligjit tek librat amë dhe tregtimi i të dhënave personale të qytetarëve e shumë raste të tjera, ndërsa tek rastet më të mira sipas këtij raporti për muajin Qershor janë arrestimet e biznesmenëve dhe inspektorëve në Drejtorin e të Hyrave Publike – DHP që jepnin vërtetime fiktive të zbritjes tatimore, mes të arrestuarve është edhe Ismet Guri nga BDI, tashmë i dënuar në “Titanik 3”, Ish-gjyqtarja administrative dënohet me pesë vite burg për shpërdorim detyres zyrtare. Poashtu përmendet edhe vendimi I departamentit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku ka paraqitur kallëzim penal kundër një punonjëse të Departamentit për Çështje Administrative në Shtip, pasi dyshohet se ka marrë para të gatshme nga personat për dokumente personale dhe ka fituar 600.000 denarë. Ky dokument është përgatitur nga Transparency International – Maqedoni me mbështetjen e projektit: “EU4 Sundimi i Ligjit: Angazhimi Qytetar për Integritet Publik (CEPI) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Burimi: RTM2.