Ljubomir Joveskit po i kërkohet dorëheqja nga pozita e kryeprokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e ka theksuar Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit, të cilët theksojnë se hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë.
PLATFORMA E ORGANIZATAVE CIVILE PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
“Nga dokumentari “Vrasja në Tetovë”, hetimi i prokurorit publik për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk është i plotë dhe nuk vlerëson sa duhet konkluzionet e paraqitura në Ekspertizën Zyrtare të ekspertëve gjermanë. Si rrjedhojë, në opinion po ngrihen dyshime për veprimet profesionale të prokurorisë dhe neglizhencë të rrethanave që mund të zgjerojnë akuzat dhe të inkriminojnë persona të tjerë”.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i beson prokuroit Ljubomir Joveski, sipas tij, ai është profesionist dhe është në dispozicion të Kuvendit për të ofruar të gjitha informatat për të gjitha rastet, si dhe për spitalin modular. Ai shtoi se të gjithë duhet ta dinë të vërtetën.
Burimi: Almakos.