Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjellet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, “të turbullta” dhe “të qarta”.
Transparensi Interneshënëll-Maqedoni pas ndjekjes së rasteve dhe veprimeve lidhur me sjellet korruptuese dhe luftën kundër korrupsionit i kumtoi rastet aktuale për qershorin e vitit 2024, “të turbullta” dhe “të qarta”.
Në raste “të qarta” Transparensi Interneshënëll-Maqedoni i cekë reagimet nga Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mungesën e procesit konsultativ për ndryshim të Ligjit sistematik për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore dhe rastin me inspektorin e MPB-së i cili u akuzua për falsifikim të dokumenteve dhe punë të pandërgjegjshme.
Transparensi Interneshënëll-Maqedoni në kumtesë, në raste “të turbullta” i vlerëson raportin e Minsitrisë së Kulturës për ngjarjet në Agjencinë për film, nga KSHPK për rreth 80 lëndë të vjetëruara për funksionarë të cilët as nuk kanë paraqitur fletë anketuese, as nuk kanë paguar gjobë, për atë se Antikorrupsioni do të kërkojë përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, i cili në mëynrë të paligjshme i shkarkoi drejtorët në Toksikologji dhe Kardiokirurgji, për kryetarin e komunës i cili e kishte avancuar bashkëshorten nga vendi i punës – bashkëpunëtore, në këshilltare në komunë, si dhe anketën e Odës ekonomike “Pushteti qendror dhe lokal kanë kërkuar ryshfet nga biznesi privat”.
Burimi: MIA