Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit dënon ashpër pamundësimin e qasjes të publikut në informacionet e Thesari dhe kërkon që portali “Financa të hapura” të rikthehet urgjentisht në funksion.
Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit, kërkon nga Ministria e Financave të mundësojë qasjen e pandërprerë, përditësimin e vazhdueshëm dhe në kohë të të dhënave në portalin e “Financa të Hapura” dhe disponueshmërinë e tyre në një format të hapur, siç ka qenë praktika deri më tani.
Portali “Financa të Hapura”, në të cilin publikohen të dhënat e transaksioneve të të gjithë përdoruesve të buxhetit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u përditësua për herë të fundit më 17.6.2024. Në pajtim me detyrimet e ndërmarra në kuadër të Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe praktikës së deritanishme, të dhënat në portal përditësoheshin dy herë gjatë muajit, që do të thotë se portali nuk e ka kryer funksionin e tij për më shumë se dy muaj.
Sa për kujtesë, prezantimi i portalit “Financa të Hapura” është një nga reformat më të rëndësishme që promovon transparencën proaktive të institucioneve shtetërore. Si pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, ky aktivitet u vlerësua si një angazhim me dizajn ambicioz dhe zbatim të suksesshëm që solli ndryshime të jashtëzakonshme në praktikat institucionale.
Platforma rikujton Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se në prag të zgjedhjeve u premtua se do të rritet numri i të dhënave të hapura dhe se ato do të azhurnohen. Me gjendjen aktuale të “Financa të Hapura”, Platforma druan se procesi lëviz në drejtim të kundërt.
Me respekt,
Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit