KODI ETIK I “TRANSPARENCY INTERNATIONAL - MAQEDONI”

Deklaratë për vizionin, vlerat dhe parimet udhëheqëse

Transperency International – Maqedoni dhe anëtarët e saj gjatë punës së tyre do të udhëhiqen nga vizioni, vlerat dhe parimet udhëheqëse të shoqatës:

Vlera

  • Transparencë
  • Përgjegjësi
  • Solidaritet
  • Guxim
  • Drejtësi
  • Demokraci
  • Integritet

Parime udhëheqëse

Transperency International – Maqedoni është e obliguar të respektojë këto parime:
Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë trupat dhe organizatat e vendit e të jashtme, qeveritare dhe joqeveritare, individë dhe grupe si dhe media të cilat luftojnë kundër korrupsionit, në përputhje me politikën  dhe prioritet e përcaktuara nga organet drejtuese të  Transparency International dhe Transperency International – Maqedoni;
Ne obligohemi të jemi transparentë, të përgjegjshëm apo të japim llogari për punën tonë;
Në punën tonë do të jemi demokratë, të papërcaktuar nga pikëpamja politike dhe nuk të bëjmë selektime;
Ne do ti gjykojmë rryshfetin (blerjen) dhe korrupsionin gjithmonë kur do të zbulohen, edhe pse ne vetë nuk do të emërojmë raste individuale të korrupsionit;
Qëndrimet tona do të bazohen në analizë të sigurt, objective dhe profesionale dhe në standarde të larta kërkimore;
Do të pranojmë financim që nuk do të kompromitojë mundësinë tonë për të realizuar rezultate të pavarura, themelore dhe objektive;
Do të kujdesemi për atë që bashkëpunëtorët tanë të kenë gjithmonë raporte të sakta e në kohë përsa i përket aktiviteteve tona;
Do të respektojmë liritë dhe të drejtat bazë të njeriut;
Ne pajtohemi që të ndërtojmë e punojmë me dhe nëpërmjet degëve kombëtare nëpër mbarë botën;
Do të synojmë drejt pjesëmarrjes së balancuar dhe të barabartë të anëtarëve në organet tona drejtuese.

Aneksat në lidhje me punën e Transparency International – Maqedoni dhe sjellje etike mund të paraqiten në: complaint@transparency.mk