Për projektin

Perudha e implementimit: 15 qershor 2020 – 14 korrik 2021

Donator: Mbeshtetur nga projekti i USAID –it për pjesëmarrje qytetare

Projekti ka për qëllim ta forcojë sundimin e ligjit dhe transparncën përmes bashkëpunimit midis institucioneve, të sigurojë ndihmë teknike dhe përforcimi të kapaciteteve dhe bashëpunimi midis Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Entit Shtetëror për revizion dhe Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë e cila i trajnon gjyqëtarët dhe prokurorët e ardhshëm publikë si institucionet për kryerjen hetimeve dhe procesimin e lëndëve.

Qëllime të projektit

  1. Bashkëpunim të përforcuar dhe më efikas midis Platformës së organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit, organizatave të tjera të shoqërisë civile dhe mediumeve me Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Entin Shtetëror për revizion dhe Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.
  2. Bashkëpunim të përmirësuar midis Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe Entit Shtetëror për revizion në implementimin e legjislaturës kundër korrupsionit, standardeve etike dhe konfliktit të interesave. Forcim i kapaciteteve të institucioneve shfrytëzuese dhe të trupave të  tjerë relevante, përfshirë edhe Parlamentin në luftën kundër korrupsionit.

Aktivitete

  • Përgatitja e një moduli të etikës dhe materialeve të tjera trajnuese për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë.
  • Mbajtja e trajnimeve
  • Mbështeteje e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.
  • Vizitë studimore
  • Pëgatitja e përmledhjeve të politikave dhe rrëfimeve hulumtuese.

Ndikimi i pritshëm

  • Bashkëpunim i zmadhuar midis institucioneve.
  • Rritje e numrit të rasteve dhe ndërhyrjeve kundër korrupsionit.
  • Rritje në shkëmbimit të informatave.

Rezultate

  • Bashkëpunim më i madh midis Transparency International – Maqedoni, organizatave të tjera të shoqerise civile dhe mediumeve me Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë dhe Entin shtetëror për rivizionin.
  • Bashkëpunim më i madh, vendosje e procedurave operative dhe shkëmbimi informatave dhe dokumentave midis Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe Entit Shtetëror për revizion.
  • Sigurimi i ndihmës së ekspertëve për institucionet shtetërore për forcimin e kapaciteteve të tyre.
  • Mbajtja e trajnimeve të përbashkëta për zmadhimin e bashkëpunimit midis të gjitha palëve.
  • Module mësimore dhe procedurt të përmirësuara për zbatimin e detyrave të punës në luftën kundër korrupsionit.
  • Krijimi i një rrjeti ekspertësh.