Emetimi publik i incizimeve, që hapi dyshimin për punën e Inspektoratit shtetëror të tregut fitoi 12 vota “të turbullta” në anketën “Pastër-Turbullt” të Agjencisë së pavarur të lajmeve Makfaks dhe organizatës joqeveritare “Transparencë – zero korrupsion”, në të cilën morën pjesë 20 kryeredaktorë të mediumeve të shtypura dhe elektronike.
Gjashtë vota “të turbullta” fitoi TVM, i cili u dërgoi 15 fatura qytetarëve për pagesën e taksës radiodifuzive.
Ekspertët bëjnë të ditur se servisi publik në këtë mënyrë e ka shkelur ligjin meqë ua ka shkurtuar të drejtën qytetarëve që të paguajnë në këste të barabarta.
Publikimi i incizimeve kompromituese në “You Tube” njëherit është shpallur ngjarja më e pastër në dhjetor, për çka u prononcuan 13 redaktorë.
Ky është një shembull pozitiv për atë se si rrjetat sociale mund të përdoren në luftën kundër korrupsionit, por edhe në forma tjera të sjelljes së paligjshme dhe shpërdorimeve nga administrata.
Ndarja e certifikatave për menaxhim më të mirë korporativ për vitin 2009 me shtatë vota u has në vendin e dytë të ngjarjeve më të pastra në dhjetor.
Me këtë aktivitet forcohen standardet për menaxhim korporativ dhe forcohen masat e përgjithshme antikorruptuese në sektorin privat në Maqedoni.
Në anketën “Pastër-Turbullt” morën pjesë televizionet, A1, Alsat-M, Alfa, Kanal 5, Sitel, Telma, Nasha TV, radio Kanal 77, të përditshme Biznis, Vest, Veçer, Vreme, Dnevnik, Lajm, Nova Makedonija, Utrinski vesnik dhe javoret Globus, Kapital, Fokus dhe Forum.
Anketa “Pastër-Turbullt” si pjesë e luftës kundër korrupsionit zbatohet tashmë pesë vjet.