Në këtë ngjarje ishin të ftuar ES Mariet Shurman (Marriët Schuurman) Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë, Kryetarja e Komunës së Tetovës d-r Teuta Arifi, Gjykatës të Gjygjit themelor të Tetovës, Avokat, Kryeshefi i SPM të Tetovës, Noter, përfaqsues të shoqërisë civile si dhe persona të tjerë përgjegjës të institucioneve të nivelit lokal dhe rajonal.
Punëtorinë me fjalim hyrës e hapi d-r Sllagjana Taseva Kryetare e Transparency International – Maqedoni me ç’rast të ftuarve ju drejtuan Kryetarja e Komunës së Tetovës d-r Teuta Arifi dhe ES Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë z-nja Mariet Shurman (Marriët Schuurman).
Në fjalimin e saj hyrës d-r Sllagjana Taseva iu referua rezulltateve te deritanishme të zyrave të Qendrës për Këshilla dhe Ndihmë Juridike në Tetovë, Shkup dhe Shtip të Transparency International – Maqedoni, në bazë të cilave në 10 muajt e kaluar qytetarët me 424 parashtresa janë drejtuar me akuza për korrupcion. Rezulltatet nga parashtresat e paraqitura në zyrën në Tetovë janë të kënaqshme.,, Qëllimi yn është që ti inkurajojmë qytetarët të paraqesin raste të korrupcionit. Numri i më shumë se 100 parashtresave të raportuara që qytetarët kanë ardhur dhe i kanë raportuar në zyrat në Tetovë është vërtetë për tu theksuar. Rezultatet të cilat i arrijmë me dhënien e ndihmës qytetarëve janë arritur në komunikim me institucionet sepse mungesë e shpeshtë është komunikimi i qytetarëve me institucionet në zgjidhjen e problemeve të tyre.
ES Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë z-nja Mariet Shurman (Marriët Schuurman) theksoi se është e nevojshe që qytetarët të kenë se ku të flasin për problemet, që mos ta paguajnë çmimin e shoqërisë së korruptuar në të cilën jetojnë. ES u shpreh që ,, Ambasada e Mbretërisë Holandeze e përkrahën hapjen e dy zyrave të Transparency International Macedonia në Shtip dhe Tetovë. Arsyeja e përkrahjes sonë është që ndihma të ju bëhët qytetarëve më në qasje në luftën e tyre me korrupcionin. Barometrat e fundit tregojnë se korrupcioni në Maqedoni është në nivel të lartë, por një e treat e qytetarëve mendojnë se mund të bëjnë ndryshim.’’
Kryetarja e Komunës së Tetovës d-r Teuta Arifi në fjalimin e saj tha:’’ Lufta kundër korrupcionit është shumë me rëndësi për ne si Komunë veçanërishtë duke e patur parasysh faktin se transparenca në procesin e punës është mënyra se si një Komunë mund të del nga kriza, nëse ndodhet në krizë siç është rasti me Komunën e Tetovës.’’ Ajo theksoi se pret bashkpunim serioz me Transparency International – Macedonia në sferën e luftës kundër korrupcionit .
Nga ana e Këshiiltarve juridik të Transparency International – Macedonia në punëtori u prezentuan katër raste konkrete nga parashtresat e qytetarëve, u prezentua raporti për trajtimin e parashtresave, trajtimin e punës së Zyrës për këshillë dhe ndihmë juridike përmes të cilëve pjesmarrësve iu prezentua mënyra e trajtimit të zyrave pas parashtresave të pranuara me rezzik të korrupcionit.
Ngjarja u pasua me pyetje nga të pranishmit dhe me debatë të hapur, në të cilën u diskutuan problemet me korrupcionin në gjygjsi, në punën e organeve udhëheqëse, si edhe në prezencën e korrupcionit në të gjitha sferat e shoqërisë. U parashtruan edhe disa sugjerime dhe iniciativa për bashkpunim në luftën kundër korrupcionit, dhe më pas u sollën konstatime se qytetarët ende kanë frigë të paraqesin korrupcionin, se gjithmon ka ekzistuar dhe do të ekzistojë por që korrupcioni nuk është në natyrën ë njeriut, mirpo ajo çka është me rëndësi është se duhet të punohet që ajo të zvogëlohet, dhe se pikërishtë keto debate dhe ngjarje kontribuojnë në luftën kundër korrupcionit.
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 32 pjesmarrës nga sfera të ndryshme si : përfaqsues nga Komuna e Tetovës, Gjykatës, përfaqsues nga njësitë rajonale të Ministrive në Tetovë, nga Kadastri për patundshmëri, përfaqsues nga MPB SPB Tetovë, përfaqsues të profesionit Avokat, përfaqsues të profesionit Përmbarues, Noter, përfaqsues nga shoqata e pensionistëve Tetovë, përfaqsues nga organizatat joqeveritare në Tetovë dhe të regjionit më të gjërë.
D-r Sllagjana Taseva, ES Z-nja Mariet Shurman (Marriët Schuurman) Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Republikën e Maqedonisë dhe Kryetarja e Komunës së Tetovës Z-nja Teuta Arifi ju dhanë deklaratë ekipeve të mediumeve prezente të televizioneve lokale TV Koha – Tetovë, TV Menada – Tetovë të cilët për ngjarjen në mediumet e tyre emituan artikuj të veçantë në termine të volitshme.