20.01.2015 Në prag te hyrjes në fuqi të Ligjit për Mbrojtjen e Kallëzuesve ose të njohur si nëpër .njerëz i ligji për fishkëllyesit, ata që paraqesin sjellje kriminele të eprorëve të tyre, në .praktikë përballohen me pasoja. Gjegjësisht, ligji do të ketë për qëllim që në mënyrë të vërtetë të mbrojë kallëzuesit e veprave penale, fillimisht, nga pasojat në vendin e punës, veçanërisht nëse paraqitja ka të bëjë me dikë nga kompania ose nga institucioni në të cilën ata punojnë. Mirëpo, me kalimin e disa javëve para se të fillojë vlefshmëria e ligjit, shteti sikur mos të ketë model të ndalojë funksionarët e fuqishëm që hakmerren punëtorëve në situatë kur ata, nga pozitat më të ultë në institucionin, kanë zbuluar sjellje kriminale të shefave të tyre.
Vitin e kaluar, por edhe gjatë kësaj, Transparency International zbaton projektin e ashtuquajtur “Denoncim pa pasoja”. Me projektin në fakt zbulohen raste, në të cilat paraqitësit e veprave penale kanë pësuar në vendet e tyre të punës. Gjegjësisht, qytetarët që kanë mbetur pa punë ose janë zhvendosur në pozitë më të ultë vetëm sepse kanë paraqitur krim ose kanë treguar për shkelje të ligjit nga eprorët e tyre, i paraqesin rastet në Transparency, që pastaj me anë të teksteve të gazetarëve të alarmohet opinioni në mungesë të ligjit për mbrojtjen e tyre. Me anë të këtyre shembujve, projekti ka për qëllim të inkurajojë të punësuarit mos të heshtin për shkelje të ligjit, ndërsa më pak sjellje kriminale të eprorëve të tyre, por të paraqesin.
Rregullimi ligjor i mbrojtjes së kallëzuesve pritet të provokojë ata të punësuar që kanë dëshmi ose njohuri për vepra penale në kompanitë ose organizatat që punojnë të paraqesin raste para institucionet kompetente hetimore, të cilët nga ana tjetër, në bazë të vlefshmërisë së dëshmive do të zbatojnë procedura. Gjatë vitit të kaluar “Fokus” ka publikuar dhjetëra lajme në të cilat ka përpunuar raste nga denoncimet e të punësuarve, ku pa përjashtim, ndonëse në mënyrë të dokumentuar kanë denoncuar vepër kriminele, kanë qenë të ndëshkuar në vendin e punës, ndërsa organet gjyqësore-prokurorie jo shpesh e kanë zbatuar drejtësinë.
KUSH KA FILLUAR I PARI?
Një prej rasteve të fundit në të cilat kallëzuesit kanë pasuar në vendin e punës është dosja me aksionarë në “Fershped”. Pasi që kanë qenë të mashtruar me shitjen e aksioneve të tyre, ata kanë marrë guximin të paraqesin një fletëdenoncim, kanë dhënë edhe dokumentet, por disa nga grupi kanë pësuar në vendin e punës. Përveç kësaj, edhe ata aksionarë që nuk kanë mbështetur denoncimin kanë pasoja në kompaninë. Paraqitja e këtij rasti ne Transparency International, por edhe kontrolli i dokumenteve zbulon si në mënyrë praktike është luajtur një blerje masive të aksioneve në “Fershped” si mbaron lufta për mbisundim mes Shterjo Nakov dhe Kiraca Trajkovska.
Rasti në aspektin e medieve ishte eksponuar në fund të vitit 2013 dhe në fillim të 2014, kur ishte publikuar që çmimi i aksioneve në firmën rritet shpejtë dhe që dy palët në luftë janë në një garë pafund për dominimin e pjesës për pronësi. Mirëpo, atëherë askush nuk e zbuloi historinë e vërtetë deri në fund – si janë zhvilluar ri-grupimet, dinakëritë dhe kush ka dalë si fitimtarë? Tani, pikërisht dokumentacioni të cilën aksionarët e përdorin si material dëshmie që kanë qenë të manipuluar dhe dikush i ka shfrytëzuar për të përfitojë, dhe ata të mbeten me llogari të zbrazët dhe vlerë të vogël të aksioneve të tyre, zbulon si për disa ditë, me lëvizje taktike, dikush ka fituar ndërsa tjetri ka mbetur pezull. Kuptohet që aksionarët kanë paraqitur edhe në prokurori sepse kanë menduar që ka përgjegjësi penale tek disa aktorë në ujditë e dyshimtë.
Mirëpo, si ka arritur kulmin e gjithë situata dhe si aksionarët kanë përfunduar me denoncim në prokurori?
Komploti fillon më 20 dhjetor 2013, kur Kiraca Trajkovska, në atë moment njëra prej pronarëve, bën përpjekje për të tërhequr qindra aksionarë që me qëllim aksionet e tyre, rreth 2000, t’i shesin një investitori të huaj. Atë ditë, pasi që ju ishte shpallur që aksionet do t’ju paguhen nga 5.750 euro për aksion, shumë që ka qenë e mahnitshme, sepse aksionet në bursë janë tregtuar me shumë maksimale prej 2000 euro, qindra aksionarë kanë kapur karremin, sepse në atë moment kanë menduar që e gjithë procedura është e drejtë dhe zbatuar deri në fund. Sipas pohimit të aksionareve, ata kanë nënshkruar marrëveshje që aksionet do të shiten me bllok-transaksion, por në dokumentet që i kanë nënshkruar nuk janë dhënë informacionet për blerësin e huaj. Ajo ju është premtuar që do të bëhet më vonë, ndërsa deri në fund të muajit më të voni.
– Pak më vonë kuptuam që ky propozim i pahijshëm ka pasur për qëllim të shkaktojë palën e dytë, atë të Shterjo Nakov që të filloj luftën për mbisundim në firmën me anë të blerjes së aksioneve. Në atë kohë, Nakov ka poseduar rreth 25 për qind të aksioneve, që është kufizim ligjor. Trajkovska ka pasur rreth 10 për qind, ndërsa në anën e saj ka pasur një aksionar tjetër me gjashtë për qind aksione, si dhe disa kompani të huaja me 10 për qind. Me atë praktikisht dy palët disi ishin të barabartë në fillim të betejës. Çmimi i aksioneve rritej dhe arriti 2000 euro, ndërsa për ne situata bëhej më e çuditshme – transmeton aksionari Gjorgji Ivanovski nga Shkupi.
Ajo është zhvilluar brenda atyre ditëve, pa dijeninë e aksionarëve, deri sa kanë pritur nënshkrimin e blerësit të huaj dhe pagesën prej 5750 euro për aksion? Ndonëse shume shenja kanë treguar që mund të lihen pa asgjë, qindrat aksionarë, sërish i ka inkurajuar momenti që aksionet pako e tyre ka qenë 12 për qind dhe secila palë do të dëshirojë të blejë sepse ashtu më mirë do të sigurojë dominim në pronësinë. Nga kjo distancë tani aksionarëve që ishin “djegur” ju dukej kjo si një skenar i përgatitur mirë paraprakisht.
PA FIRMAT NGA BELIZE NUK KA SUKSES?
Një ditë pas premtimit që aksionarët do të paguhen, sipas dokumentacionit, Kiraca Trajkovska 2000 aksionet e saja të dhëna nga “Fershped” 910 për qind pronësi) i vendos si garanci, bashkë me 150 aksione tjera, në firmën e vajzës së saj Estella, gjithashtu të dhëna nga “Fershped”, për të themeluar “Konsalting Investments Sin”.
– Kjo është një mënyrë e pastër e zhvendosjes së aksioneve me të cilën në mënyrë faktike bëhen manipulime, ndërsa opinioni nuk din asgjë për atë, sepse nuk shkon nëpërmjet bursën. Bëhet vetëm zhvendosjes së një pjese dhe në atë mënyrë bëhen këto manipulime. Gjithçka bëhet fshehtas. Prandaj deri më tani mediet nuk e kanë ditur të vërtetën, por vetëm kanë supozuar dhe spekuluar – kanë komentuar aksionarët.
Nëse ndiqet rruga e aksioneve në atë kohë, sërish për një ditë, ose më saktë më 24 dhjetor 2013, bëhet zhvendosje të një preje të aksioneve të njëjta nga “Konsalting Investments Sin” në “Sin Fajnans”. Ashtu, forma e re përfitohet me 2150 aksione, por pakon e plotësojnë me 600 aksione të reja të dhëna nga “Fershped”, të blera në bursë me çmim prej 1500 deri 2000 euro nga ana e një shoqërie të brokerave “Inovo Broker”. Ashtu, pjesa e plotë e “Sin Fajnans” në “Konsalting Investment” paraqet 2750 aksione.
Nëse lexohen dokumentet nga Regjistri Qendror nga shkurti 2014, interesante për kompaninë “Sin Fajnans” ose siç është regjistruar me numrin e njëjtë amzë edhe kompania ‘Enerxhi Fajnans”, është që bëhet fjalë për një firmë për shërbime konsulentë, ndërsa pronari është “Baziki Limited Belize”, me adresë në Belize Siti. Përveç shërbimeve konsulentë, kjo firmë ka paraqitur që merret edhe me tregti të jashtme të produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore si dhe me shpedicion. Si drejtor i kompanisë paraqitet emri Marjan Zakev. Për një vit pas blerjes së aksioneve, kjo firmë shkon në falimentim ose përshtypjen që ka arritur qëllimin për të cilën është themeluar.
Për të bërë lojën e gjithë deri në fund, ndërsa disa me shpejtësi të fitojnë nga ujdia, për herë të tretë, ditën e nesërme, më 25 dhjetor, “Sin Fajnans” të gjithë pjesën prej 2750 aksioneve e zhvendos në tre persona fizik dhe dy persona juridik. Mes aksionarëve flitet që ata janë bashkëpunëtorë ose miq të Shterjo Nakov. Sipas dokumentacionit, gjegjësisht sipas pesë marrëveshjeve për zhvendosje të pjesës, “Sin Fajnans” ju ka dhënë aksione Mite Nikollovit nga Shkupi, Mile Atanasovit nga Shtipi, Lubomir Davidoviqit nga Shkupi si dhe firmave “Automobile SK” nga Shkupi dhe “Skopsko” nga Kumanova. Për këto persona, si dhe për pronarët e firmave, aksionarët në “Fershped” e dinë që janë në lidhje me familjen Nakovi. Kuptohet, këtu ka edhe lidhje miqësore dhe afariste.
Kalkulimet e aksionarëve janë që me anë të shitblerjes së këtyre 2750 aksioneve, firma fantom “Sin Fajnans” ka fituar rreth pesë milion euro. Përse Nakov ka vendosur që të blejë aksionet nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij? Me siguri edhe ai nuk e ka ditur që informacionet për investitorin e huaj mund të jenë të shpikura. I frikësuar që dikush mund të paguajë edhe nga 5750 euro për aksion, ai ka vendosur të paguaj edhe disa mijë euro për aksion, vetëm që të ketë pakon e kontrollit. Me anë të këtyre pesë personave, ai arrin. Me 2750 aksione të reja, me anë të të afërmeve, Nakov merr pakon e shumicës dhe ashtu drama mbaron. Përndryshe “Sin Fajnans” i ka blerë aksionet nga Trajkovska nga 1100 euro dhe pastaj i ka shitur nga 4000 euro!
– Do të thotë këtu nuk ka qenë ideja që të blihen aksionet tona si bllok-transaksion, por thjeshtë të bëhen keqpërdorime. Shihet qartë që blerësi ynë i huaj nuk ka ekzistuar fare, por është imponuar një situatë e pavërtetë që dikush të përfitojë. Mashtrimi për ne është që kanë gënjyer që aksionet do të blihen, na kanë mbajtur në huti që të mund aktorët kryesor të rritin çmimin më lartë të aksioneve, që në fund dikush të pasurohet, ndërsa neve të mbetemi me aksionet që tani nuk tejkalojnë as 700 euro – thotë Ivanovski.
NË VEND QË T’I BLEJNË, JU KANË NGRIRË AKSIONET
Si praktikisht kanë ngecur aksionarët? Duke qenë këndshëm të befasuar nga lartësia e ofertës që e kanë parë si mënyrë për pazar të mirë dhe përfitim, qindra prej tyre janë pajtuar ti shesin aksionet investuesit të jashtëm. Kur i kanë nën shkruar marrëveshjet, një prej faqeve, siç pohojnë ato, pa mos ditur ka qenë dokumenti me të cilin i kanë dhënë autorizim brokerit Jovançe Taskovski. Kurse ai ka shfrytëzuar mundësinë dhe ka bërë rezervim të aksioneve dhe pikërisht kur është zhvilluar shitblerja më e madhe e aksioneve, gjegjësisht situata ku secili ka ofruar më shumë vetëm që të arrin deri në paketë shumice të “Fershped”, qindrat aksionarë nuk kanë mundur të bëjnë gjë me 2.000 aksionet e tyre. Gjegjësisht, nga njëra anë i kanë manipuluar të pajtohen për bllok-transakcione me vlerë prej 5.750 euro për aksion, kurse më vonë, në vend që t’ua paguajnë paratë, ua kanë ngrirë aksionet.
Duke u gjendur në situatë të vështirë dhe pa mundi për shanse të dytë, aksionarët kanë njoftuar Komisionin për letra me vlerë për manipulimin nga ana e Shtëpisë brokere dhe brokerit. Në njoftimin aksionarët kanë shënuar se nuk ka pasur marrëveshje përfundimtare mes tyre si shitës dhe të huajin si blerës, dhe kjo domethënë se brokeri nuk është dashur të hap urdhra, dhe me këtë të shkel të drejtat për tregti, kurse aksionarët ti mashtron gjatë zhvillimit të shitjeve të mëdha. Komisioni në fund ka sanksionuar shtëpinë brokere “Innovo”, si dhe drejtuesin e saj, por jo edhe brokerin Taskovski, i cili sipas aksionarëve ka pasur rolin kryesor në mashtrim.
Duke mos mundur të fitojnë drejtësinë, 14 aksionarë kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë publike themelore në Shkup kundër njërit prej pronarëve të shtëpisë brokere Taskovski, kundër Kiraca Trajkovska, kundër shtëpisë brokere “Innovo” si dhe kundër kryerësit të panjohur, gjegjësisht blerësit të jashtëm, nëse ka ekzistuar. Ato akuzojnë për tre vepra penale – mashtrim. Mashtrim me letra me vlerë dhe pjesë dhe shkelje të të drejtave për letra me vlerë. Prokurori Artan Ajro, tani pjesë e Prokurorisë speciale publike e ka hedhur poshtë denoncimin si të pabazë. Ai ka vlerësuar se aksionarët pavarësisht janë futur në negociata me Trajkovaska dhe me Taskovski, se të denoncuarit nuk kanë pasur qëllim që të mashtrojnë aksionarët , se gjithçka është diktuar nga tregu. Për këto shkaqe nuk ka pasur shkaqe thelbësore për realizim të kallëzimit penal.
Por, kthesë në procesin bën Prokuroria e lartë publike. Aty aksionarët janë ankuar nga vendimi i prokurorisë së shkallës së parë. Në vendimin e ri tani janë argumentuar fakte tërësisht të kundërta nga ato në prokurorinë më të ulët. Për shembull, si është mundur të merret vendim për mospranim të kallëzimit penal, dhe mos të merren në pyetje aksionarët që kanë shumë informata për rastin. Më tutje, si është e mundur të konkludohet se nuk ka veprimtari mashtruese kur është e qartë se nuk ka blerës të jashtëm? Si i është mundësuar “Sin Fajnans” të fiton pronë në miliona? Për këtë shkak, Prokuroria e lartë urdhëron hapjen e procedurës dhe ri-hetimin e të gjithë pistave, e jo vetëm të merren vendime formale. Tani rasti përsëri gjendet në Prokurorinë themelore. Është emëruar prokuror tjetër dhe sipas pritjeve të aksionarëve është e rendit të ekziston një aktakuzë për të përfshirët në mashtrimin me aksione.
Përveç që përfundimisht shpalos lojën manipulative me aksionet në “Fershped”, kjo stori hap edhe pyetjen për pritjet nga Ligji për mbrojtjen e kallëzuesve. Sa hapësirë do t’ju lejohet atyre që të marrin guximin dhe të denoncojnë? Nëse ndiqet shembulli me aksionarët nga “Fershped”, edhe pse ende mund të shpresojnë se do të ketë drejtësi, atëherë të fuqishmit vazhdojnë të jenë mbi ligjin.
KAMÇEV NDIHMON?
Në komentet e aksionarëve shumë herë përmendet emri i biznesmenit Orce Kamçev. Që në fillimi të tërë operacionit Kiraca Trajkovska i ka vënë në garanci aksionet e veta në Stopanska Banka Bitola, pasi që para kësaj kanë qenë në Komercijalna Banka. Ose, thënë thjeshtë, Stopanska e ka marrë kreditin e Trajkovskës. Stopanska Banka Bitola në publik lidhej me emrin e Kamçevit. Si shtesë, brokeri Taskovski, i cili fillimisht i ka ikur dënimit, ka qenë kryetar i bordit të drejtorëve të KB Pelagonija, firmë e cila gjithashtu lidhej me Orce Kamçevin. Aksionarët nuk përjashtojnë që edhe personalisht Kamçevi ka marrë pjesë në shitblerjen e aksioneve. Praktikisht këtu mund të fshihet tërë rezultati i ndodhive.
SHTERJO ËSHTË PRONAR KRYESOR, KIRACA PËRFUNDOI NË PENSION
Rreth fundit të vitit 2013, kur nisin ngatërresat me aksionet në „Fershped“, Shterjo Nakov ka qenë kryetar i Bordit Mbikëqyrës, si që është edhe sot, derisa Kiraca Trajkovska, atëherë bashkëpunuesja e tij e parë, ka qenë zëvendësi i tij. Pas mbarimit të lojëra me aksionet, Nakov ka përfunduar me pako aksionesh dominante, pak në emrin e vetë, pak në emrin e djemve të tij, tjerat në emrin e bashkëpunuesve dhe shokëve të tij, nëpërmjet të cilëve, sipas aksionarëve, ka ndikim të madh në vendimmarrjen dhe kontrollin e „Fershped“-it. Për këtë aksionarët me të drejtë pyesin a është shkelur ligji sipas të cilit një aksionar nuk mund të posedojë mbi 25 për qind të aksioneve në kompani, edhe pse Nakov sillet sikur ka përqindje shumë më të madhe të aksioneve.
Trajkovska, nga ana tjetër, ka mbetur pa vendin e vetë të punës në „Fershped“. Shumica e aksionarëve komentojnë që kjo është me meritë të Nakovit, i cili në ngatërresat me aksionet ka parë mundësi që dikush t’ia marrë kompaninë. Pasi ka fituar kontestin gjyqësor, ajo ka përmbushur kushtet për pensionim. Në momentin, në krye të Bordit udhëheqës të „Fershped“-it janë Ivan Petrevski dhe i biri i Shterjos, Dragan Nakov.
Autor: Ljubisha ARSIÇ
Transparensi Interneshënëll Maqedonia zbaton projektin “Përfaqësimi i mbrojtjes së lajmëruese, përfshirë mediet dhe shoqërinë civile” i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.
Storia hulumtuese është përgatitur në suaza të projektit, dhe nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.