Autorë: Natali Petrovska, Emilija Spasovska dhe Leposlava Ognjanoska
Sundimi i ligjit është një vlerë themelore e konstitucionalizmit modern dhe supozim themelor për funksionimin e drejtë të sistemit demokratik dhe mbrojtjes dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut. Rëndësia e tij është shprehur sidomos në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE), me çrast përcaktuesit kryesor përmes të cilëve trasohet përparimi i shtetit nga aspekti i përmbushjes të kushteve për anëtarësim janë të lidhura me fushat nga kapitujt 23 dhe 24 të cilat përmbajnë elementet më të rëndësishme të demokracisë dhe sundimit të ligjit, sidomos në kuadër të “metodologjisë të re” për negociatat për anëtarësim. Komisioni Europian në raportin e fundit të publikuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut sërish theksoi se “vlerat themelore të BE-së përfshijnë sundimin e ligjit dhe respektimiin e të drejtave të njeriut “e rrjedhimisht” jashtëzakonisht i rëndësishëm është funksionimi i drejtë i sistemit gjyqësorë dhe lufta efikase kundër korrupsionit, si dhe respektimi i të drejtave të njeriut në ligje dhe në praktikë“.
Ky dokument është përgatitur nga Transparency International (Transparensi interneshënëll) me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Mendimet e shprehura në këtë dokument i takojnë autorit dhe nuk pasqyrojnë qëndrimet e Agjencisë të SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar apo Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.